Author: Momenti

  • Havolli: Stigma do të ekzistojë për aq kohë sa nuk kemi psikologë në çdo institucion (VIDEO)

    Havolli: Stigma do të ekzistojë për aq kohë sa nuk kemi psikologë në çdo institucion (VIDEO)

    Havolli: Stigma do të ekzistojë për aq kohë sa nuk kemi psikologë në çdo institucion (VIDEO)

    Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli, ka deklaruar se stigma ndaj shëndetit mendor do të vazhdojë për aq kohë sa institucionet nuk investojnë mjaftueshëm në këtë fushë dhe nuk sigurojnë qasje më të lehtë në shërbimet psikologjike.

    Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Havolli tha se, ndonëse vetëdijesimi për rëndësinë e shëndetit mendor është rritur, mungesa e profesionistëve në institucionet publike dhe zbatimi i pamjaftueshëm i politikave po e vështirësojnë trajtimin e problemeve psikologjike.

    “Stigma ka me ekzistu për aq kohë sa nuk kemi psikologë në çdo institucion, në të gjitha nivelet e sektorit primar, sekondar dhe terciar”, deklaroi Havolli.

    Ai theksoi se mungesa e psikologëve klinikë në institucionet publike i detyron shumë qytetarë t’u drejtohen shërbimeve private, të cilat jo të gjithë kanë mundësi t’i përballojnë financiarisht.

    “Një individ i cili ka shqetësime psikologjike, ka probleme emocionale dhe ka nevojë të këshillohet me një psikolog klinik, e ka të vështirë të marrë shërbime në institucionet publike, për shkak të mungesës së psikologëve”, u shpreh ai.

    Havolli paralajmëroi se, kur vështirësitë emocionale nuk identifikohen dhe trajtohen me kohë, ato mund të shfaqen më vonë përmes sjelljeve antisociale dhe dukurive të tjera shqetësuese.

    “Identifikimi është hapi i suksesit. Nëse ne identifikojmë një vështirësi emocionale apo një sjellje jo të përshtatshme në fillim, mund të parandalojmë probleme të mëtejshme”, tha Havolli në Klan Kosova.

    Ndiq intervistën e plotë:

  • Sot varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

    Sot varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

    Sot varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

    Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla që u vranë në Livoç të Gjilanit, do të varrosen sot.

    Sipas njoftimit të fshatit të tyre, Pozheranit, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:40.

    Siç ka raportuar më parë Gazeta Sinjali, dyshohet se ata u vranë nga bashkëshorti i Nafijes.

    Rasti ka tronditur qytetarët, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sot varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • "Përveç protestave, duhet të fillojë lobimi për aktgjykimin në Hagë" (VIDEO)

    “Përveç protestave, duhet të fillojë lobimi për aktgjykimin në Hagë” (VIDEO)

    "Përveç protestave, duhet të fillojë lobimi për aktgjykimin në Hagë" (VIDEO)

    Shqiptarët e mërgatës në Belgjikë protestuan dje kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Organizatori i protestës, Ismet Ademi, tha në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova se, përveç protestave, duhet të nisë edhe lobimi në institucionet evropiane për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së.

    “Përveç protestave dhe gjithë atyre aktiviteteve të mërgatës ose të popullit shqiptar të Kosovës, duhet të merret edhe një veprim tjetër, të lobohet në Bashkimin Evropian, në institucionet e Evropës dhe në të gjitha instancat më të larta, që të tregohet se ky gjykim për çlirimtarët tanë është i padrejtë”, tha Ademi.

    Ai bëri të ditur se synojnë të takojnë deputetë të Parlamentit Evropian dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, me qëllim që përmes takimeve dhe angazhimeve të tjera të shtyjnë përpara këtë çështje./Klankosova.tv

  • I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, e burgosura amerikane kthehet në qeli pas daljes nga spitali

    I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, e burgosura amerikane kthehet në qeli pas daljes nga spitali

    I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, e burgosura amerikane kthehet në qeli pas daljes nga spitali

    Christa Pike, e burgosura e dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara, është liruar nga spitali pas dështimit të ekzekutimit të saj në fund të muajit të kaluar.

    50-vjeçarja është kthyer në burgun ku ka kaluar 30 vitet e fundit, ndërsa po vazhdon të marrë kujdes mjekësor, kanë njoftuar avokatët e saj të shtunën.

    Pike i mbijetoi dy injeksioneve me pentobarbital, një ilaç që përdoret në ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës, më 30 shtator. Pas procedurës së dështuar, ajo mbeti në gjendje kritike.

    Sipas avokatëve, gjendja e saj nisi të ndryshonte në fillim të kësaj jave, kur ajo rifitoi vetëdijen dhe filloi të fliste, duke habitur ekspertët, personelin mjekësor dhe ekipin e saj ligjor, shkruan BBC.

    Rasti i saj konsiderohet i pazakontë, pasi Pike besohet të jetë personi i vetëm që ka mbijetuar pas një tentative ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës.

    Në një deklaratë, avokatët thanë se klientja e tyre është mirënjohëse ndaj ekipeve të emergjencës dhe personelit mjekësor për kujdesin e ofruar në këto rrethana të jashtëzakonshme.

    Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë trajtimi mjekësor po merr ajo pas kthimit në burg. Më herët, avokatët kishin paralajmëruar se rikuperimi i saj do të ishte i gjatë.

    Departamenti i Korrigjimeve i shtetit të Tennessee-t ende nuk ka shpjeguar arsyet pse ekzekutimi nuk shkoi sipas planit, megjithëse ka mbrojtur metodën e përdorur.

    Rasti i Christa Pike ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi procedurën e ekzekutimit dhe pasojat e saj, ndërsa rrethanat e plota të dështimit mbeten ende të paqarta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, e burgosura amerikane kthehet në qeli pas daljes nga spitali appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arda Turan pritet të emërohet trajner i Kombëtares së Turqisë

    Arda Turan pritet të emërohet trajner i Kombëtares së Turqisë

    Arda Turan pritet të emërohet trajner i Kombëtares së Turqisë

    Arda Turan është pranë një sfide të re në karrierën e tij si trajner, pasi raportohet se pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Turqisë.

    Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Nicolo Schira, i cili ka shkruar në rrjetet sociale se ish-futbollisti i Atletico Madridit dhe Barcelonës pritet të emërohet në krye të përfaqësueses turke.

    Aktualisht, 39-vjeçari është trajner i Shakhtar Donetskut, skuadër të cilën e mori në drejtim në vitin 2025.

    Një emërim i mundshëm në krye të kombëtares do të përbënte një hap të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner, pas përvojës në nivel klubesh.

    Turan ishte një nga futbollistët më të njohur turq të gjeneratës së tij. Gjatë karrierës si lojtar, ai u aktivizua me Atletico Madridin dhe Barcelonën, duke fituar trofe të rëndësishëm në futbollin evropian.

    Megjithatë, deri në një konfirmim zyrtar, emërimi i tij mbetet në nivel raportimesh.

    Kujtojmë se Vincenzo Montella ishte përzgjedhës i Turqisë që nga shtatori i vitit 2023, ndërsa zhvillimet rreth drejtimit të kombëtares pritet të qartësojnë se kush do ta marrë këtë detyrë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arda Turan pritet të emërohet trajner i Kombëtares së Turqisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nga djathi te mollët, këto ushqime ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve

    Përveç larjes së rregullt dhe higjienës së përditshme orale, edhe ushqyerja luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm. Disa ushqime përmbajnë kalcium, fosfor dhe vitamina që ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve dhe mbrojtjen e tyre nga dëmtimet.

    Ndër ushqimet që rekomandohen për shëndetin oral është djathi, i cili përmban kalcium dhe fosfor. Konsumimi i tij mund të stimulojë prodhimin e pështymës, duke ndihmuar në neutralizimin e acideve në gojë.

    Edhe qumështi dhe kosi janë burime të rëndësishme të kalciumit, i cili kontribuon në ruajtjen e strukturës së dhëmbëve. Kosi përmban gjithashtu proteina dhe, në varësi të llojit, baktere të dobishme që mund të mbështesin shëndetin oral.

    Një tjetër element i rëndësishëm është uji, i cili ndihmon në largimin e mbetjeve ushqimore dhe në ruajtjen e lagështisë së gojës. Ndërkohë, çamçakëzi pa sheqer mund të stimulojë prodhimin e pështymës dhe të ndihmojë në neutralizimin e acideve.

    Mollët dhe arrat mund të jenë pjesë e një ushqyerjeje të shëndetshme për dhëmbët. Përtypja e mollëve stimulon pështymën, ndërsa arrat përmbajnë minerale dhe lëndë ushqyese të dobishme për organizmin.

    Çaji, veçanërisht ai i gjelbër, përmban polifenole që mund të ndikojnë në aktivitetin e baktereve në gojë. Po ashtu, kërpudhat që përmbajnë vitaminë D mund të kontribuojnë në përthithjen e kalciumit, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

    Megjithatë, disa ushqime, si portokalli, përmbajnë acide që mund të dëmtojnë smaltin nëse konsumohen shpesh ose në mënyrë të papërshtatshme. Pas konsumimit të tyre, rekomandohet shpëlarja e gojës me ujë dhe shmangia e larjes së menjëhershme të dhëmbëve.

    Pavarësisht përfitimeve të ushqimeve të caktuara, ato nuk e zëvendësojnë larjen e dhëmbëve dy herë në ditë me pastë me fluor dhe kontrollet e rregullta te dentisti. Gjithashtu, kufizimi i sheqerit ndihmon në uljen e rrezikut për karies dhe në ruajtjen e një buzëqeshjeje të shëndetshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nga djathi te mollët, këto ushqime ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot varrosen motër e vëlla të vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit

    Sot varrosen motër e vëlla të vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit

    Sot varrosen motër e vëlla të vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit

    Motër e vëlla, që u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, do të varrosen sot në vendlindjen e tyre, në fshatin Pozheran.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.

    Njëherësh, policia ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen është vetëdorëzuar, raporton Klankosova.tv

    Brenda veturës së tij, organet e rendit kanë bërë me dije se kanë gjetur e sekuestruar pistoletë “Bereta”, me leje të skaduar, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

    Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

     Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe axha i viktimave, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Për më shumë, ndiq kronikën nga Klan Kosova:

  • Të paktën 12 të vdekur dhe 309 të lënduar nga sulmi në aeroportin e Riadit

    Të paktën 12 të vdekur dhe 309 të lënduar nga sulmi në aeroportin e Riadit

    Të paktën 12 të vdekur dhe 309 të lënduar nga sulmi në aeroportin e Riadit

    Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 309 të tjerë janë lënduar nga një sulm në aeroportin e kryeqytetit saudit, Riad, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

    Sipas Autoritetit Saudit të Aviacionit Civil, në mesin e viktimave janë katër shtetas sauditë, dy nga Bangladeshi dhe nga një shtetas i SHBA-së, Jordanisë, Palestinës, Sirisë, Sudanit dhe Egjiptit. Pas sulmit, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar “King Khalid” janë pezulluar.

    Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet sulmit, për të cilin fajësoi rebelët Huthi të Jemenit, duke e cilësuar atë si “krim lufte”.

    Huthit nuk kanë komentuar sulmin e fundit, por kanë marrë përgjegjësinë për sulme të tjera ndaj aeroportit të enjten, ku u vranë tre persona dhe u dëmtua një aeroplan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

    Përleshjet mes forcave qeveritare të Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite, dhe rebelëve Huthi, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit, janë intensifikuar së fundmi. Sulmi i së shtunës ishte më vdekjeprurësi në Arabinë Saudite që nga maji i vitit 2015.

    Përveç sulmit ndaj aeroportit në Riad, një predhë ka rënë edhe pranë Aeroportit Ndërkombëtar “King Fahd”, në qytetin Dammam, në lindje të Arabisë Saudite, ka bërë të ditur koalicioni saudit.

    Sulmet ndodhën një ditë pasi autoritetet njoftuan se tre shtetas sauditë, përfshirë një pilot, u vranë në dy sulme të kryera nga Huthit ndaj aeroportit. Ndërkaq, tre persona të tjerë u vranë nga sulmet e rebelëve ndaj dy aeroporteve saudite më 6 dhe 7 tetor.

    Në një deklaratë të shtunën, Autoriteti Saudit i Aviacionit Civil bëri të ditur se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike. Autoritetet kanë nisur vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në aeroport.

  • Sulm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur

    Sulm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur

    Sulm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur

    Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur pas një sulmi në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite, kanë njoftuar autoritetet lokale.

    Sipas autoritetit saudit të aviacionit civil, viktimat përfshijnë katër shtetas sauditë, dy nga Bangladeshi dhe nga një shtetas të Shteteve të Bashkuara, Jordanisë, Palestinës, Sirisë, Sudanit dhe Egjiptit. Disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike.

    Pas sulmit, operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid janë pezulluar, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara në objekt.

    Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka fajësuar rebelët Huthi për sulmin dhe ka paralajmëruar kundërpërgjigje, duke e cilësuar ngjarjen si “krim lufte”. Megjithatë, Huthit nuk kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit.

    Një dëshmitar okular, i cili tha se ndodhej në terminalin e fluturimeve të brendshme, deklaroi se kishte parë portën 401 të goditej dhe njerëz të plagosur para syve të tij. Sipas tij, njerëzit nisën të vraponin në panik. Ndërkohë, më shumë se një duzinë ambulancash u panë duke mbërritur me shpejtësi në aeroport.

    Sulmi vjen pas një vale goditjesh të tjera ndaj aeroporteve saudite. Sipas autoriteteve, sulmet e së enjtes në aeroportin e Riadit shkaktuan tre viktima dhe dëmtuan një avion. Sulme të tjera më 6 dhe 7 tetor kishin goditur dy aeroporte në Arabinë Saudite.

    Të shtunën, një tjetër predhë ra pranë Aeroportit Ndërkombëtar King Fahd, në Dammam, në lindje të vendit, sipas koalicionit saudit.

    Sulmet janë kryer në një periudhë të përshkallëzimit të luftimeve mes forcave qeveritare të Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite, dhe rebelëve Huthi, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dënoi sulmet dhe konfirmoi se një shtetas amerikan ishte vrarë. Ndërkaq, presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të shqyrtojnë mundësinë e bashkimit me Arabinë Saudite në sulme kundër Huthive.

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh i tronditur nga sulmet, duke i cilësuar ato si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

    Pas incidentit, disa kompani ajrore të Gjirit anuluan fluturimet drejt dhe nga Riadi, ndërsa ambasadat perëndimore u bënë thirrje shtetasve të tyre të qëndrojnë larg aeroportit deri në garantimin e sigurisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sulm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot varrosen motër e vëlla të vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit

    U privuan nga jeta, sot motër e vëlla u jepet lamtumira e fundit në Pozheran

    Sot varrosen motër e vëlla të vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit

    Motër e vëlla, që u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, do të varrosen sot në vendlindjen e tyre, në fshatin Pozheran.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.

    Njëherësh, policia ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen është vetëdorëzuar, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar.

     Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe axha i viktimave, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Klankosova.tv