Author: Momenti

  • Papa Leo XIV kundërshton dënimin me vdekje, mes polemikave për ekzekutimin e planifikuar në SHBA

    Papa Leo XIV kundërshton dënimin me vdekje, mes polemikave për ekzekutimin e planifikuar në SHBA

    Papa Leo XIV kundërshton dënimin me vdekje, mes polemikave për ekzekutimin e planifikuar në SHBA

    Papa Leo XIV ka përsëritur kundërshtimin e Kishës Katolike ndaj dënimit me vdekje, duke e cilësuar atë të papranueshëm, në kohën kur në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet debat për ekzekutimin e planifikuar të ish-majorit amerikan Nidal Malik Hasan.

    Hasani u dënua për vrasjen e 13 personave dhe plagosjen e 32 të tjerëve gjatë sulmit të vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas.

    Sipas raportimit të Telegrafit, ekzekutimi i tij me pushkatim është planifikuar për më 3 dhjetor, ndërsa njoftimi për mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë nga Pentagoni ka nxitur reagime dhe polemika.

    Papa Leo XIV iu bashkua debatit më 10 tetor, në Ditën Botërore Kundër Dënimit me Vdekje, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X.

    “E mira e përbashkët mund të mbrohet dhe kërkesat e drejtësisë mund të përmbushen pa iu drejtuar dënimit me vdekje”, thuhet në mesazhin e tij.

    Ai theksoi se ekzistojnë sisteme efektive burgimi që mund të mbrojnë qytetarët, pa ua mohuar plotësisht personave të dënuar mundësinë e shpengimit.

    Edhe sekretari i shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, ka reaguar kundër planit për një ekzekutim publik, duke deklaruar se është e papranueshme që vdekja të kthehet në spektakël.

    Kundërshtim ka shprehur edhe kryetari i Konferencës së Ipeshkvijve Katolikë të SHBA-së, kryeipeshkvi Paul Coakley, i cili ka kërkuar rishqyrtimin e vendimit.

    Ndërkohë, nënpresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se nuk do ta shikonte transmetimin e drejtpërdrejtë të ekzekutimit, nëse ai realizohet. Megjithatë, ai ka theksuar rëndësinë e krimeve të kryera nga Hasani dhe ka vënë në pikëpyetje nëse plani për transmetimin publik do të zbatohet.

    Kisha Katolike e shpalli zyrtarisht dënimin me vdekje të papranueshëm në çdo rrethanë në vitin 2018, kur Papa Françesku ndryshoi formulimin përkatës të Katekizmit të Kishës Katolike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Papa Leo XIV kundërshton dënimin me vdekje, mes polemikave për ekzekutimin e planifikuar në SHBA appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia shqiptoi për 24 orë, mbi 2100 gjoba në trafik

    Policia shqiptoi për 24 orë, mbi 2100 gjoba në trafik

    Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2123 gjoba në trafik.

    Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 14 kanë qenë me lëndime, ndërsa 26 me dëme materiale.

    Policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona në vuajtje të dënimit.

    Burimi: RTKLive

  • Shtatë ushqime që duhet t’i kufizoni nëse dëshironi të humbni peshë

    Shtatë ushqime që duhet t’i kufizoni nëse dëshironi të humbni peshë

    Shtatë ushqime që duhet t’i kufizoni nëse dëshironi të humbni peshë

    Humbja e peshës dhe reduktimi i dhjamit në bark nuk kërkojnë domosdoshmërisht eliminimin e karbohidrateve nga dieta. Megjithatë, zgjedhja e ushqimeve dhe sasia e konsumuar mund të ndikojnë në kontrollin e peshës.

    Patatinat janë ndër ushqimet që duhen konsumuar me kujdes, pasi përmbajnë shumë yndyrë dhe kripë dhe është e lehtë të konsumohen në sasi të mëdha. Si alternativa më të përshtatshme mund të zgjidhen kokoshkat me pak yndyrë, qiqrat e pjekura ose arrat, duke pasur parasysh edhe sasinë e konsumuar.

    Kujdes duhet treguar edhe me jogurtët me fruta dhe aromatizues, të cilët mund të përmbajnë sasi të konsiderueshme sheqeri të shtuar, veçanërisht kur kanë përbërës si çokollata, biskota apo karamele. Një alternativë është jogurti natyral me më pak sheqer të shtuar.

    Edhe pijet e gazuara me sheqer mund të shtojnë ndjeshëm marrjen ditore të kalorive, pa ofruar ngopjen që mund të japin ushqimet e ngurta. Në vend të tyre, rekomandohet uji, uji mineral ose pijet pa sheqer.

    Një tjetër kategori që kërkon vëmendje janë drithërat e mëngjesit. Disa prej tyre kanë shumë sheqer të shtuar dhe pak fibra. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kontrollohen etiketat dhe të përzgjidhen produkte me më shumë fibra dhe më pak sheqer.

    Edhe buka e bardhë, e prodhuar nga mielli i rafinuar, përmban më pak fibra se buka integrale. Konsumimi i saj mund të mos sigurojë të njëjtën ndjesi ngopjeje, ndaj buka me drithëra të plota mund të jetë një alternativë më e mirë.

    Ndërkohë, patatet e skuqura përmbajnë më shumë kalori për shkak të vajit të përdorur gjatë përgatitjes. Patatet e pjekura në furrë, me një sasi të moderuar vaji, janë një zgjedhje që mund të ndihmojë në kufizimin e marrjes së kalorive.

    Në përgjithësi, për të arritur dhe ruajtur një peshë të shëndetshme, nuk është e nevojshme të hiqen plotësisht karbohidratet. Më e rëndësishme është një dietë e ekuilibruar, kontrolli i porcioneve dhe kufizimi i ushqimeve me shumë sheqer të shtuar, yndyrë dhe kalori.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shtatë ushqime që duhet t’i kufizoni nëse dëshironi të humbni peshë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Plagoset aksidentalisht me armë një person në Caparc të Prizrenit

    Plagoset aksidentalisht me armë një person në Caparc të Prizrenit

    Plagoset aksidentalisht me armë një person në Caparc të Prizrenit

    Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri pasditen e së shtunës në fshatin Caparc të Prizrenit.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur me pistoletën e një personi tjetër të dyshuar.

    I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv

    “Dy pistoleta Sig Sauer, dy karikator, 27 fishek, një gëzhojë dhe një predhë e fishekut janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK./Klankosova.tv

  • Prishtina në kërkim të fitores së 7-të radhazi

    Prishtina në kërkim të fitores së 7-të radhazi

    Prishtina në kërkim të fitores së 7-të radhazi

    Xhiroja e Superligës mbyllet me ndeshjen Prishtina – Dukagjini.

    Kjo përballje zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

    Loja transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të Artmotion.

    Skuadra nga kryeqyteti do të kërkojë fitore ndaj kampioit në fuqi të Kupës së Kosovës.

    “Bardhekaltrit”, synojnë të vazhdojnë rekordin pozitiv pas 6 fitore radhazi dhe duke synuar kreun.

  • Rama: Synoj të bëhem kryeministër i Kosovës

    Rama: Synoj të bëhem kryeministër i Kosovës

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se synon të bëhet kryeministër i Kosovës, gjatë një interviste të shkurtër me krijuesin e përmbajtjes Khan në SHBA.

    I pyetur se me çfarë merret, Rama u prezantua si kryetar i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.

    Ndërsa, kur u pyet për pjesën e preferuar të punës së tij, ai përmendi synimin për të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

    “Pjesa e preferuar e punës sime është misioni im i radhës, të bëhem kryeministër, në mënyrë që ta pastrojmë dhe ta rregullojmë shtetin”, u shpreh Rama.

    Khan e pyeti gjithashtu për kryeministrin aktual, Albin Kurti, ndërsa Rama tha se, sipas tij, Kurti nuk po bën punë të mirë dhe se duhet “t’ia tregojë rrugën”.
    Ndërkohë, në një postim të publikuar nga deputeti i LVV-së Ilir Kërçeli, thuhet se videoja është realizuar para votimit për presidenten, si dhe me një kritikë ndaj Ramës për punën e tij në krye të kryeqytetit.

    Në mbishkrimin e videos thuhet se, në pyetjen “Çfarë bën për të jetuar?”, përgjigjja që do të duhej të jepte Rama ishte: “Keqmenaxhoj taksat e qytetarëve të kryeqytetit”, ka shkruar Kërçeli.

    Burimi: Dukagjini

  • Sot mbahet edicioni i 36-të i “Maratonës së Mallit”

    Sot mbahet edicioni i 36-të i “Maratonës së Mallit”

    Shoqata e Krijuesve, Artistëve dhe Letrarëve “Naim Frashëri” organizon sot, nga ora 11:00, edicionin e 36-të të manifestimit poetiko-artistik “Maratona e Mallit 2026”.

    Manifestimi do të mbahet në restorantin “Si n’shpi”, te Pishat e Sllatinës, në Fushë-Kosovë.

    Burimi: Dukagjini

  • Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc

    Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc

    Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc

    Më 11 tetor 2025, Kombëtarja e Shqipërisë shënoi një fitore historike ndaj Serbisë, duke triumfuar me rezultat 0:1 në Leskoc, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

    Heroi i asaj mbrëmjeje ishte sulmuesi Rey Manaj, i cili shënoi golin vendimtar në fund të pjesës së parë, duke ndezur festën në mesin e shqiptarëve gjithandej trojeve shqiptare.

    Pas golit, Manaj festoi duke bërë shqiponjën me duar, një moment që u kthye në simbol të asaj fitoreje.

    Kjo skenë është përjetësuar edhe në një grafit në Mitrovicë, ku krahas festimit të sulmuesit është shënuar edhe data historike 11.10.2025, si kujtim i triumfit të kuqezinjve në tokën serbe.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Uragani Isaias godet ShBA-në, katër të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike

    Uragani Isaias godet ShBA-në, katër të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike

    Uragani Isaias godet ShBA-në, katër të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike

    Katër persona kanë humbur jetën pasi uragani Isaias goditi disa zona të jugut të Shteteve të Bashkuara me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu. Si pasojë e stuhisë, rreth 500 mijë persona mbetën pa energji elektrike.

    Sipas autoriteteve, nga dy viktima janë raportuar në Alabama dhe Florida. Disa prej tyre humbën jetën pasi pemët u rrëzuan mbi shtëpitë e tyre.

    Uragani arriti në Florida të premten në mbrëmje, me erëra që arrinin shpejtësinë deri në 168 kilometra në orë. Më pas, stuhia u dobësua dhe u riklasifikua si ciklon post-tropikal, raporton BBC.

    Stuhia shkaktoi dëme të shumta, duke rrëzuar pemë dhe duke dëmtuar çatitë e ndërtesave. Para mbërritjes së saj, autoritetet në Alabama, Florida dhe Georgia shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Në disa zona të Floridës dhe Alabamës u urdhërua edhe evakuimi i detyrueshëm i mijëra banorëve.

    Ndërkohë, në Oqeanin Paqësor, uragani Simon është forcuar në kategorinë e katërt dhe po i afrohet bregdetit të Meksikës. Gjithashtu, stuhia tropikale Rachel pritet të ndikojë në pjesën jugore të Kalifornisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Uragani Isaias godet ShBA-në, katër të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Klubi “Dëshira” sot mban konferencë për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor

    Klubi “Dëshira” sot mban konferencë për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor

    Klubi “Dëshira” organizon sot, nga ora 11:00, një konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

    Konferenca do të mbahet në ambientet e klubit, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

    Burimi: Dukagjini