Plagoset aksidentalisht me armë një person në Caparc të Prizrenit

Plagoset aksidentalisht me armë një person në Caparc të Prizrenit

Written by

in

Plagoset aksidentalisht me armë një person në Caparc të Prizrenit

Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri pasditen e së shtunës në fshatin Caparc të Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur me pistoletën e një personi tjetër të dyshuar.

I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv

“Dy pistoleta Sig Sauer, dy karikator, 27 fishek, një gëzhojë dhe një predhë e fishekut janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK./Klankosova.tv