Author: Momenti

  • Shpërthimi i tritolit në Gjirokastër, vdes 48-vjeçari gjatë transportimit drejt Tiranës

    Shpërthimi i tritolit në Gjirokastër, vdes 48-vjeçari gjatë transportimit drejt Tiranës

    Shpërthimi i tritolit në Gjirokastër, vdes 48-vjeçari gjatë transportimit drejt Tiranës

    Beqir Devolli, 48 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” në Gjirokastër.

    Në një njoftim shtesë, Policia shqiptare bën me dije se drejtuesi i automjetit ka vdekur gjatë transportimit drejt Tiranës, ndërsa pasagjeri, Erigers Mela, 26 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti shpërtheu në lëvizje, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse e vendosur në makinë.

    Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

    Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri”, ndërsa dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi.

  • Gjakovë: Gruaja i denoncon në polici burrin dhe vjehrrin

    Gjakovë: Gruaja i denoncon në polici burrin dhe vjehrrin

    Gjakovë: Gruaja i denoncon në polici burrin dhe vjehrrin

    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje, e cila është bashkëshorte e njërit dhe reja e tjetrit.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje, më 10 tetor.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

  • AC Milan interesohet për Alex Scottin, Liverpooli për Jules Kounden

    AC Milan interesohet për Alex Scottin, Liverpooli për Jules Kounden

    AC Milan interesohet për Alex Scottin, Liverpooli për Jules Kounden

    AC Milan ka shfaqur interesim për mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, 23-vjeçar dhe pjesë e kombëtares së Anglisë. Lajmi është raportuar nga mediumi italian “Tuttomercatoweb”.

    Ndërkohë, Liverpooli po interesohet për mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde. Klubi spanjoll është i hapur për oferta për futbollistin francez, çmimi i të cilit raportohet të jetë rreth 60 milionë paundë.

    Interesimi i Liverpoolit për Kounden vjen në kuadër të mundësisë për ta përforcuar repartin defensiv, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi anglez do të bëjë ofertë zyrtare për mbrojtësin e Barcelonës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post AC Milan interesohet për Alex Scottin, Liverpooli për Jules Kounden appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sulm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë e mbi 300 të plagosur

    Sulm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë e mbi 300 të plagosur

    Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 309 të tjerë janë plagosur në një sulm në një aeroport në kryeqytetin saudit, Riad, thonë autoritetet lokale.

    Ndër të vdekurit ishin katër sauditë, dy persona nga Bangladeshi dhe nga një person nga SHBA-ja, Jordania, Palestina, Siria, Sudani dhe Egjipti, tha autoriteti i aviacionit civil saudit. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid janë pezulluar, shkruan BBC/KP.

    Burimi: Dukagjini

  • SHBA nis hetim ndaj pesë televizioneve pas bojkotit të përbashkët të aktiviteteve të Trumpit

    SHBA nis hetim ndaj pesë televizioneve pas bojkotit të përbashkët të aktiviteteve të Trumpit

    SHBA nis hetim ndaj pesë televizioneve pas bojkotit të përbashkët të aktiviteteve të Trumpit

    Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, për të përcaktuar nëse kanë shkelur ligjet federale të konkurrencës, pasi ndërprenë përkohësisht mbulimin e përbashkët të aktiviteteve të presidentit Donald Trump.

    Sipas raportimit, ABC, CBS, CNN, NBC dhe Fox News janë ftuar të dorëzojnë komunikimet që lidhen me këtë veprim, i cili mund të përbëjë shkelje të ligjit Sherman, që ndalon marrëveshjet antikonkurruese mes kompanive.

    Vendimi për ndërprerjen e përkohshme të mbulimit erdhi muajin e kaluar, në shenjë proteste ndaj vendimit të administratës Trump për t’ua hequr akreditimin gazetarëve të CNN-it, MS Now dhe Politico-s.

    Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë ka konfirmuar se Divizioni i Antitrustit po shqyrton nëse organizatat mediatike kanë shkelur legjislacionin në fuqi. Deri më tani, rrjetet televizive nuk kanë komentuar publikisht hetimin.

    Përplasjet mes administratës Trump dhe mediave janë intensifikuar muajt e fundit. CNN, MS Now dhe Politico kishin humbur përkohësisht qasjen në Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti i akuzoi për publikimin e pretendimeve të pavërteta për administratën e tij.

    Aksesi u rikthye më vonë, pas një vendimi gjykate, ndërsa mediat kishin ngritur padi duke argumentuar se kufizimi cenonte lirinë e shtypit, të mbrojtur nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane.

    Administrata Trump është përfshirë gjithashtu në një betejë ligjore me agjencinë Associated Press, pasi kjo e fundit vazhdoi të përdorte emërtimin “Gjiri i Meksikës”, në vend të “Gjiri i Amerikës”, të preferuar nga presidenti.

    Hetimi ndaj pesë rrjeteve televizive përbën një tjetër zhvillim në përplasjen mes administratës amerikane dhe mediave, ndërsa autoritetet pritet të përcaktojnë nëse veprimi i përbashkët i televizioneve përbënte shkelje të ligjeve federale të konkurrencës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post SHBA nis hetim ndaj pesë televizioneve pas bojkotit të përbashkët të aktiviteteve të Trumpit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Messi nuk njeh moshë, shënon dy herë në fitoren e thellë ndaj DC United

    Lionel Messi po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera në MLS, duke shënuar dy gola në fitoren 4-0 të Inter Miamit ndaj DC United.

    Ylli argjentinas ishte protagonist i kësaj fitoreje, ndërsa dy gola të tjerë për skuadrën nga Miami i realizoi Luis Suárez, shoku i tij i ngushtë dhe ish-bashkëlojtari te Barcelona.

    Me këtë paraqitje, Messi ka arritur në kuotën e 934 golave në karrierën e tij, duke vazhduar rrugëtimin drejt shifrës historike prej 1.000 golash.

    Kjo shifër është gjithashtu një nga objektivat e mëdha që synon të arrijë rivali i tij i përhershëm, Cristiano Ronaldo.

    Me formën që po tregon në kampionatin amerikan, Messi po dëshmon se vazhdon të jetë vendimtar edhe në këtë fazë të karrierës së tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Messi nuk njeh moshë, shënon dy herë në fitoren e thellë ndaj DC United appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Raportohet e zhdukur një vajzë në Vushtrri

    Raportohet e zhdukur një vajzë në Vushtrri

     

    Një person ka raportuar në polici se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

    Rasti është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

    “Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri 10.10.2026-12:00.Ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij viktima f/k, ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

    Burimi: RTKLive

  • Plagoset aksidentalisht me armë në Caparc të Prizrenit, sekuestrohen dy pistoleta

    Plagoset aksidentalisht me armë në Caparc të Prizrenit, sekuestrohen dy pistoleta

    Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në fshatin Caparc të Prizrenit, të shtunën pasdite.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:10, kur i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur aksidentalisht me pistoletën e një personi tjetër.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është jashtë rrezikut për jetë.

    Në kuadër të rastit, janë sekuestruar dy pistoleta të llojit Sig Sauer, dy karikatorë, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.

    Me vendim të prokurorit, rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt.

    Burimi: Dukagjini

  • Burri rrah gruan në Prishtinë, arratiset pas sulmit

    Burri rrah gruan në Prishtinë, arratiset pas sulmit

    Burri rrah gruan në Prishtinë, arratiset pas sulmit

    Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje, të shtunën në Prishtinë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

    “Për rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin policor./Klankosova.tv

      

  • Incident në Malishevë: Mosmarrëveshje mes motrën dhe vëllait, e dyshuara përfundon në mbajtje

    Incident në Malishevë: Mosmarrëveshje mes motrën dhe vëllait, e dyshuara përfundon në mbajtje

    Incident në Malishevë: Mosmarrëveshje mes motrën dhe vëllait, e dyshuara përfundon në mbajtje

    Një grua është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e saj pas një mosmarrëveshjeje.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 19:00, transmeton Klankosova.tv

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.