Plagoset aksidentalisht me armë në Caparc të Prizrenit, sekuestrohen dy pistoleta

Plagoset aksidentalisht me armë në Caparc të Prizrenit, sekuestrohen dy pistoleta

Written by

in

Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në fshatin Caparc të Prizrenit, të shtunën pasdite.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:10, kur i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur aksidentalisht me pistoletën e një personi tjetër.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është jashtë rrezikut për jetë.

Në kuadër të rastit, janë sekuestruar dy pistoleta të llojit Sig Sauer, dy karikatorë, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.

Me vendim të prokurorit, rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt.

Burimi: Dukagjini