Messi nuk njeh moshë, shënon dy herë në fitoren e thellë ndaj DC United

Written by

in

Lionel Messi po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera në MLS, duke shënuar dy gola në fitoren 4-0 të Inter Miamit ndaj DC United.

Ylli argjentinas ishte protagonist i kësaj fitoreje, ndërsa dy gola të tjerë për skuadrën nga Miami i realizoi Luis Suárez, shoku i tij i ngushtë dhe ish-bashkëlojtari te Barcelona.

Me këtë paraqitje, Messi ka arritur në kuotën e 934 golave në karrierën e tij, duke vazhduar rrugëtimin drejt shifrës historike prej 1.000 golash.

Kjo shifër është gjithashtu një nga objektivat e mëdha që synon të arrijë rivali i tij i përhershëm, Cristiano Ronaldo.

Me formën që po tregon në kampionatin amerikan, Messi po dëshmon se vazhdon të jetë vendimtar edhe në këtë fazë të karrierës së tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Messi nuk njeh moshë, shënon dy herë në fitoren e thellë ndaj DC United appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali