
Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona reshjet mund të jenë më të theksuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 16 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.