Author: Momenti

  • Kurti në hapjen e ekspozitës “Dancing with clouds” të Afrim Spahiut në Pejë

    Kurti në hapjen e ekspozitës “Dancing with clouds” të Afrim Spahiut në Pejë

    Sipas njoftimit nga Kryeministria, në prani të përfaqësuesve institucionalë të nivelit qendror dhe lokal, artistëve dhe përfaqësuesve të shumtë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës, kryeministri tha se “Duke vallëzuar me re”, është ekspozitë e cila krahas fotografive të Profesor Spahiut sjell edhe filmin dokumentar të jashtëzakonshëm të Besim Sahatçiut “117”.

    Kryeministri Kurti tha se profesor Afrim Spahiu është i njohur jo vetëm për fotografitë, por edhe për fotografitë në film, përkatësisht për filmografi. Ndërsa shtoi se është kënaqur e gëzuar duke parë punimet e profesorit dhe se është edukuar estetikisht nëpërmjet punës së tij.

    “Profesor Afrim Spahiu, karakterizohet nga një lloj dokumentimi që, transformimi që bën koha, nuk është zhdukje e realitetit që transformohet. Pra, teksa rrjedha e kohës ndryshon thellësisht realitetin e në të njëjtën kohë ka diçka e cila ngelet dot. E ajo që ngelet në kuptimin artistik është pikërisht fotografia e jashtëzakonshme e profesor Afrim Spahiut, i cili ka një karrierë prej më shumë se gjysmë shekulli, pra nuk është bash i ri siç duket dhe ka marrë shumë çmime e shpërblime, ndër të cilat duhet theksuar çmimin për Veprën Jetësore “Bekim Fehmiu”, dhe janë mbi 25 filma në të cilët ka kontribuar”, tha Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Mërgata me mesazh para BE-së: Evropa ta dëgjojë zërin e shqiptarëve (VIDEO)

    Mërgata me mesazh para BE-së: Evropa ta dëgjojë zërin e shqiptarëve (VIDEO)

    Mërgata me mesazh para BE-së: Evropa ta dëgjojë zërin e shqiptarëve (VIDEO)

    Zëri i mërgatës shqiptare po jehon këtë të shtunë para Parlamentit Evropian në Bruksel, ku mijëra protestues janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lirimin e tyre.

    Rreth organizimit të këtij tubimi në kryeqendrën evropiane kanë folur organizatorët Ismet Ademi dhe Ornela Prifiti, të cilët kanë theksuar rëndësinë e përcjelljes së mesazhit të shqiptarëve tek institucionet evropiane.

    Në një lidhje për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Ornela Prifiti ka thënë se mesazhi i protestës është i qartë: drejtësia duhet të vihet në vend, njofton Klankosova.tv

    Ajo ka theksuar se mijëra shqiptarë janë mbledhur para Parlamentit Evropian me motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka Emër”, për të shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët.

    Ndërkaq, Ismet Ademi ka bërë të ditur se në protestë po marrin pjesë shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Francën dhe Luksemburgun.

    Ai ka shprehur bindjen se ky tubim do të përcjellë një mesazh të fuqishëm te institucionet evropiane.

    “Besoj që Evropa do ta dëgjojë zërin e shqiptarëve”, deklaroi Ademi, duke shtuar se kërkesa e protestuesve është që çlirimtarët të kthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre.

    Sipas tij, pjesëmarrja e madhe në protestë dëshmon përkrahjen e mërgatës shqiptare për çlirimtarët, njofton Klankosova.tv.

  • Google po përgatit emoji me ndriçim dhe kontrast më të lartë për Chat

    Google po përgatit emoji me ndriçim dhe kontrast më të lartë për Chat

    Google po përgatit emoji me ndriçim dhe kontrast më të lartë për Chat

    Google po punon për të sjellë emoji me diapazon të lartë dinamik (HDR) në aplikacionin e saj Google Chat, sipas të dhënave të zbuluara në versionin më të fundit të Gmail-it.

    Zbulimi u bë gjatë analizimit të skedarit APK të aplikacionit, ku një pjesë e kodit i referohet një funksioni të ri, të quajtur “HDR Emoji”.

    Kjo veçori pritet t’i bëjë emoji-t më të ndritshme dhe me kontrast më të lartë, duke i bërë më të dallueshme në ekranet që mbështesin teknologjinë HDR.

    Megjithatë, ende nuk dihet nëse funksioni do të përfshijë të gjitha emoji-t apo vetëm ato të personalizuara. Referenca në kod për “emoji-t e mbështetura” lë të kuptohet se disponueshmëria mund të varet nga lloji i simbolit dhe aftësitë e pajisjes.

    Google nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë veçori dhe as nuk ka bërë të ditur se kur mund të jetë e disponueshme për përdoruesit.

    Google Chat është platforma e komunikimit e kompanisë, pjesë e Google Workspace, e cila pasoi shërbimin Hangouts.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Google po përgatit emoji me ndriçim dhe kontrast më të lartë për Chat appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arrestohet 41-vjeçari i kërkuar për vjedhje në Prishtinë

    Arrestohet 41-vjeçari i kërkuar për vjedhje në Prishtinë

    Arrestohet 41-vjeçari i kërkuar për vjedhje në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Vjedhje grabitqare” në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar më 10 tetor nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.

    I arrestuari, B. S., 41 vjeç, ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për këtë vepër penale.

    Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohet 41-vjeçari i kërkuar për vjedhje në Prishtinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia?

    Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia?

    Komisioni Evropian do të publikojë në fund të tetorit udhërrëfyesit për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë, si vendet që kanë shënuar përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit.

    Kjo konfirmon edhe zyrtarisht se Serbia e ka humbur pozitën që dikur e kishte si një nga vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.

    “Serbia do të duhet të përmbushë më shumë kushte. Pas zgjedhjeve, do të shohim se sa serioze është Qeveria e saj, nëse vetëm do të flasë për dëshirën për t’u bërë anëtare e BE-së, apo edhe do të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim”, tha komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

    Duke folur para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 7 tetor, Kos theksoi se kjo vlen veçanërisht për përafrimin strategjik dhe harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

    Për Strahinja Subotiqin, nga organizata joqeveritare Qendra për Politika Evropiane me seli në Beograd, fakti që Serbia nuk do të marrë një udhërrëfyes përbën një paralajmërim serioz dhe dëshmi se ky vend po stagnon në procesin e integrimit evropian.

    Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se stagnimi nuk pasqyrohet më vetëm në faktin që Serbia, prej vitesh, nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit dhe nuk ka mundësi të përfitojë nga fondet në kuadër të Planit të Rritjes.

    “Tani, në thelb, po na dërgohet mesazhi se mund të humbasim edhe përfitime të shumta që lidhen me anëtarësimin gradual në BE”, thotë ai.

    Udhërrëfyesit do të jenë pjesë e paketës së zgjerimit, të cilën Komisioni Evropian planifikon ta miratojë më 28 tetor.

    Serbia nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit në BE që nga dhjetori i vitit 2021.

    Pa reforma nuk ka përparim

    Komisionarja evropiane, Marta Kos, prezantoi këtë javë propozimin e ri të Komisionit Evropian për rregullat që do të vlejnë për anëtaret e ardhshme të Bashkimit Evropian.

    Duke shpjeguar pse vetëm katër vende do të marrin udhërrëfyes, Kos tha se ata kanë kuptim vetëm për shtetet që bëjnë përparim të mirëfilltë në procesin e anëtarësimit.

    “Do ta krahasoja me një makinë. Nëse makina nuk funksionon, nuk ka kuptim ta shtyjmë nga pas kur motori nuk punon. Dhe motori mund të punojë vetëm nëse ka karburant, ndërsa karburante janë reformat brenda vendit”, tha ajo.

    Corina Stratulat, nga Qendra për Politika Evropiane (EPC), thotë se përjashtimi i Serbisë nga udhërrëfyesit është një mesazh për vendet kandidate se pozita e një vendi prijës në procesin e integrimit evropian duhet të fitohet dhe të ruhet.

    “BE-ja duhet ta arsyetojë këtë vendim me kritere të qarta në fushën e reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe harmonizimit të politikës së jashtme, si dhe të përcaktojë qartë se çfarë duhet të bëjë Serbia për ta kompensuar ngecjen. Bashkimit Evropian i duhet gjithashtu një udhërrëfyes për përgatitjet e veta, sepse vetëm reformat e vendeve kandidate nuk mjaftojnë që zgjerimi të realizohet”, thotë Stratulat për Radion Evropa e Lirë.

    Gati pesë vjet ngecje

    Procesi i integrimit evropian të Serbisë praktikisht ka ngecur që nga dhjetori i vitit 2021, kur është hapur grupkapitulli 4, i fundit që Beogradi ka hapur në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Ky grupkapitull përfshin agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme, ndërsa është hapur në kulmin e protestave kundër projektit të kompanisë Rio Tinto për shfrytëzimin e litiumit.

    Ngecja fillimisht lidhej me faktin se Serbia nuk e kishte harmonizuar politikën e saj të jashtme me sanksionet që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Rusisë, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – vetëm dy muaj pas hapjes së grupkapitullit të fundit.

    Ndërkohë, është përkeqësuar edhe gjendja në fushën e sundimit të ligjit, duke i vështirësuar më tej përpjekjet e Serbisë për të dalë nga ngecja disavjeçare në procesin e integrimit evropian.

    Subotiq vlerëson se, me këtë qasje, Serbia rrezikon të mbetet aty ku është, përkatësisht në fund të radhës së vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    “… dhe të mbetet e ngecur në një lloj Ballkani të izoluar, veçanërisht nëse vendet si Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të punojnë si deri më tani dhe arrijnë të anëtarësohen në BE në një të ardhme të parashikueshme”, thotë ai.

    Si humbi Serbia terren përballë vendeve të tjera kandidate?

    Në dhjetor të vitit 2021, kur Serbia hapi grupkapitullin e fundit, Mali i Zi kishte mbyllur përkohësisht vetëm tre kapituj negociues.

    Sot, ai është pranë përfundimit të negociatave, me perspektivën që ta nënshkruajë Marrëveshjen e Anëtarësimit verën e ardhshme.

    Shqipëria, e cila tani renditet e dyta ndër vendet që prijnë në procesin e zgjerimit, në dhjetor të vitit 2021 ende nuk kishte marrë vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

    Negociatat me Shqipërinë u hapën në korrik të vitit 2022.

    Në vitet pasuese, edhe Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat dhe më pas hapën negociatat e anëtarësimit.

    Të gjitha këto zhvillime kanë ndikuar që Serbia ta humbasë gradualisht pozitën e saj ndër vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.

    I pyetur se si Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia arritën ta tejkalojnë Serbinë, e cila dikur ishte ndër vendet prijëse të procesit të integrimit evropian, krahas Malit të Zi, Subotiq thotë se, sipas Komisionit Evropian, Serbia vazhdon të jetë vendi i dytë kandidat më i përgatitur teknikisht për anëtarësim në BE.

    “Por, ndryshe nga Serbia, këto vende po bëjnë përparim të mirë në një numër të madh kapitujsh negociues. Tashmë nuk merret domosdoshmërisht parasysh vetëm përgatitja teknike, por edhe vullneti i sinqertë politik për të bërë përparim në shumë kapituj”, thotë ai.

    Sipas tij, Komisioni Evropian ka treguar se, përmes anëtarësimit gradual, synon ta ruajë ritmin e përparimit, në mënyrë që vendet kandidate që mund të mos jenë teknikisht më të përgatiturat, të arrijnë një nivel më të lartë gatishmërie për anëtarësim në një të ardhme të parashikueshme.

    Korrik 2026 – përpjekja e fundit për zhbllokimin e procesit

    Përpjekja e fundit më serioze për ta nxjerrë Serbinë nga ngecja në procesin e integrimit evropian u bë në korrik, kur disa vende anëtare të Bashkimit Evropian vlerësuan se Serbisë duhej t’i mundësohej hapja e grupkapitullit 3.

    Kjo ishte një nga përpjekjet më serioze në mbështetje të Beogradit, pasi nisma kishte përkrahjen edhe të vendeve me ndikim në BE, përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

    Megjithatë, konsensusi i nevojshëm nuk u arrit.

    Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të besueshme se, nga korriku deri në shtator, vazhduan përpjekjet për të bindur vendet e tjera anëtare që të arrihej unanimiteti dhe të zhbllokohej procesi.

    Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, vendet që mbështesnin vazhdimin e rrugës evropiane të Beogradit hoqën dorë – të paktën përkohësisht – nga këto përpjekje në shtator, pas zhvillimeve që lidheshin me vdekjen dhe varrimin e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

    Këto zhvillime, së bashku me zgjedhjet e parakohshme të paralajmëruara për 25 tetor, lënë të kuptohet se, deri në fund të vitit, ka pak gjasa të ketë përparim konkret në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

    Burimi: RTKLive

  • Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

    Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

    Presidenti rus Vladimir Putin, pas një telefonate me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha të premten se shitja e furnizimeve me naftë nga Rusia në tregjet amerikane dhe globale do sillte përfitime për ekonominë botërore.

    Një deklaratë e Kremlinit tha se Putin tregoi se të dy udhëheqësit diskutuan sektorin global të energjisë, perspektivat për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, situatën në Iran dhe marrëdhëniet dypalëshe.

    “Duke diskutuar gjendjen e sektorit global të energjisë, pala ruse riafirmoi gatishmërinë e saj për të furnizuar me naftë dhe produkte nafte SHBA-në dhe tregjet globale. Jam i bindur se kjo do të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë globale në tërësi”, tha Putin.

    Në deklaratë thuhej se biseda i kushtoi “vëmendje të konsiderueshme” perspektivave për zgjidhjen e luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

    Putin tha gjithashtu se të dy udhëheqësit riafirmuan një marrëveshje për të mbajtur kontakte personale dhe për të vazhduar bashkëpunimin midis administratave të tyre presidenciale, agjencive të inteligjencës dhe organeve të tjera qeveritare.

    Komentet e Putinit pasuan njoftimin e Trump për atë që ai e përshkroi si një “diskutim shumë të suksesshëm” me presidentin rus.

    Trump tha në platformën e tij Truth Social se bisedimet rezultuan në një marrëveshje që Rusia të “furnizojë menjëherë” më shumë se 300,000 ton naftë në tregjet amerikane dhe globale.

    Sipas Trump, Rusia do të furnizonte edhe 500,000 ton naftë në nëntor dhe 1 milion ton “menjëherë pas kësaj”.

    Burimi: Dukagjini

  • Protesta në Bruksel për ish-krerët e UÇK-së, organizatorja: Presim lirimin e çlirimtarëve (VIDEO)

    Protesta në Bruksel për ish-krerët e UÇK-së, organizatorja: Presim lirimin e çlirimtarëve (VIDEO)

    Protesta në Bruksel për ish-krerët e UÇK-së, organizatorja: Presim lirimin e çlirimtarëve (VIDEO)

    Organizatorja Ornela Prifti ka deklaruar nga protesta në Bruksel se mijëra shqiptarë janë mbledhur para Parlamentit Evropian për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ajo tha në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, se mesazhi i protestuesve është i qartë, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe procesi gjyqësor të zhvillohet me respektimin e të gjitha kushteve ligjore.

    “Mesazhi ka qenë i qartë, siç po e dëgjoni: ‘UÇK, jo në emrin tonë’, që drejtësia të vihet në vend dhe të ketë një proces sa më të denjë, me respektimin e çdo kushti ligjor që duhet. Janë mijëra njerëz që janë mbledhur këtu, para Parlamentit Evropian, për të thënë ‘Jo në emrin tim’ dhe ‘Liria ka emër’. Ne të gjithë duam që çlirimtarët tanë të lirohen sa më shpejt”, ka deklaruar Prifti./Klankosova.tv

  • Federata portugeze pezullon përkohësisht Ronaldon nga ekipi kombëtar, hap procedurë disiplinore

    Federata portugeze pezullon përkohësisht Ronaldon nga ekipi kombëtar, hap procedurë disiplinore

    Federata portugeze pezullon përkohësisht Ronaldon nga ekipi kombëtar, hap procedurë disiplinore

    Cristiano Ronaldo është pezulluar përkohësisht nga kombëtarja e Portugalisë, pas incidentit në Danimarkë dhe largimit të tij nga grumbullimi pak para ndeshjes për Nations League.

    Federata e vendit njoftoi se ka nisur tashmë procedimi disiplinor ndaj yllit 41-vjeçar dhe kapitenit të kombëtares.

    Deri në marrjen e vendimit dhe përcaktimin e masës së mundshme ndëshkimore, Cristiano Ronaldo është lënë jashtë kombëtares. Portugalia pret Danimarkën më 14 nëntor dhe, tri ditë më vonë, luan në transfertë kundër Uellsit, në dy ndeshjet e ardhshme të saj për Nations League. Ronaldo rrezikon të pezullohet nga kombëtarja për një periudhë të konsiderueshme kohore, nga një deri në gjashtë muaj, sipas rregulloreve të federatës, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

    Në deklaratën që kishte publikuar, Ronaldo kishte theksuar, ndër të tjera, se ishte gati të rikthehej në kombëtare, pavarësisht konfliktit me Jorge Jesus.

    “Veprimi im duhet të vlerësohet dhe të ndëshkohet nga Federata Portugeze e Futbollit. Mendoj se nuk duhet të ketë asnjë rrethanë lehtësuese. Nuk jam një futbollist dosido. Jam kapiteni dhe kjo përbën një rrethanë rënduese. Kam kërkuar falje, por e di se veprimet kanë pasoja. Pavarësisht statusit të secilit, rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë.

    Dëgjoj gjithashtu shumë të flitet për ndeshje lamtumire, se duhet të kem një lamtumirë që i përshtatet karrierës sime dhe se Federata dëshiron të më japë këtë mundësi. Në jetë kam mësuar se askush nuk i fal asgjë askujt. Mund t’u premtoj tifozëve të mi dhe veçanërisht portugezëve se do të ketë një ose më shumë ndeshje lamtumire. Për këtë do të ketë kohë. Por, kur mendoj për kombëtaren, mbi të gjitha mendoj për garën.

    Këtë mendoja edhe ditën kur mësova se kishte vdekur babai im. Isha i grumbulluar me kombëtaren dhe vendosa të qëndroja deri në përfundimin e ndeshjes së ditës së nesërme. Për vendin tim bëra diçka që nuk do ta bëja kurrë për asnjë klub.

    Prandaj, nëse jam mirë fizikisht, nëse luaj me ekipin tim dhe, shpresoj, vazhdoj të shënoj gola, pas vuajtjes së dënimit që do të më jepet, do të jem i gatshëm, siç kam qenë gjithmonë deri më sot, të luaj dhe të fitoj me kombëtaren e Portugalisë”, ka deklaruar Ronaldo, ndër të tjera.

  • Raportohet për sulm me raketë në aeroportin e Riadit, pezullohet trafiku ajror në Arabinë Saudite

    Raportohet për sulm me raketë në aeroportin e Riadit, pezullohet trafiku ajror në Arabinë Saudite

    Raportohet për sulm me raketë në aeroportin e Riadit, pezullohet trafiku ajror në Arabinë Saudite

    Një raketë, që sipas një burimi diplomatik të cituar nga Agjencia France-Presse (AFP) u lëshua nga forcat Huthi të Jemenit, raportohet se goditi Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad të Arabisë Saudite, rreth orës 15:00.

    Pas incidentit, u raportua për një shpërthim, evakuimin e aeroportit dhe pezullimin e trafikut ajror.

    Sipas të njëjtit burim diplomatik, objektivi i sulmit ishte një strukturë civile. Ndërkohë, dëshmitarë okularë të cituar nga Reuters raportuan se një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në aeroport.

    Deri në momentin e raportimit, nuk kishte të dhëna të konfirmuara për viktima. Sipas informacionit të publikuar, ambulancat mbërritën në vendngjarje pas shpërthimit.

    Pas incidentit, disa kompani ajrore, përfshirë Kuwait Airways, Etihad Airways dhe Qatar Airways, raportohet se anuluan një numër fluturimesh drejt dhe nga Riadi. Sipas raportimit, disa prej anulimeve mund të zgjasin deri të hënën.

    Aeroporti Ndërkombëtar King Khalid publikoi gjithashtu një njoftim, ku u kërkoi pasagjerëve të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe të verifikojnë statusin e fluturimeve përpara se të nisen drejt aeroportit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Raportohet për sulm me raketë në aeroportin e Riadit, pezullohet trafiku ajror në Arabinë Saudite appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 15 të vrarë, në mesin e tyre tre fëmijë, nga sulmi rus në Zaporizhja

    15 të vrarë, në mesin e tyre tre fëmijë, nga sulmi rus në Zaporizhja

    Sulmi u krye të shtunën në mëngjes, kur pesë bomba rrëshqitëse goditën zona të banuara. Një ndërtesë shumëkatëshe u dëmtua rëndë, pasi goditja në katin përdhes bëri që katet e sipërme të shembeshin. Mbi 80 punonjës të emergjencave janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e lidhi sulmin me marrëveshjen e njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve ndaj eksporteve ruse të dizelit. Zelensky tha se zbutja e presionit ndaj Moskës po i jep asaj sinjalin për të vazhduar luftën, ndërsa kërkoi nga Uashingtoni mbështetje më të fortë për Ukrainën.

    Sulmi vjen pas disa goditjeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë. Të enjten, 33 persona u vranë nga goditja e dy autobusëve civilë në Kramatorsk, ndërsa një ditë më parë, 22 persona, përfshirë pesë fëmijë, humbën jetën nga një sulm me raketë ndaj një ndërtese banimi në Pryluky.

    Ndërkohë, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase para dimrit, ndërsa Ukraina po godet gjithnjë e më shpesh rafineritë e naftës dhe objektiva të tjera strategjike brenda territorit rus. Sipas Kievit, këto sulme synojnë të kufizojnë të ardhurat që financojnë luftën e Moskës.

    Burimi: RTKLive