Author: Momenti

  • Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 18 muaj burgim për vjedhje grabitqare

    Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 18 muaj burgim për vjedhje grabitqare

    Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë në kryeqytetit, arrestimi u realizua sot nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë.

    “Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Burimi: RTKLive

  • Protesta në Bruksel, Ademi: Evropa ta dëgjojë zërin e shqiptarëve, padrejtësia nuk durohet (VIDEO)

    Protesta në Bruksel, Ademi: Evropa ta dëgjojë zërin e shqiptarëve, padrejtësia nuk durohet (VIDEO)

    Protesta në Bruksel, Ademi: Evropa ta dëgjojë zërin e shqiptarëve, padrejtësia nuk durohet (VIDEO)

    Shqiptarët e mërgatës në Belgjikë po kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Nga protesta, organizatori Ismet Ademi tha se pjesëmarrësit kanë ardhur nga vende të ndryshme të Evropës për të përcjellë mesazhin e tyre kundër, siç e cilësoi ai, padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Ademi në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka deklaruar se në protestë janë mbledhur mijëra shqiptarë nga Holanda, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe shtete të tjera evropiane.

    “Besoj se Evropa do ta dëgjojë zërin e shqiptarëve. Duam t’i shohim çlirimtarët tanë pranë familjeve dhe shtëpive të tyre. […] Besoj se ky do të jetë një zë i fuqishëm dhe Evropa do ta kuptojë se padrejtësia nuk durohet”, ka deklaruar Ademi./Klankosova.tv

  • Protesta në Bruksel për ish-krerët e UÇK-së, organizatorja: Presim që çlirimtarët të lirohen sa më shpejt (VIDEO)

    Protesta në Bruksel për ish-krerët e UÇK-së, organizatorja: Presim që çlirimtarët të lirohen sa më shpejt (VIDEO)

    Protesta në Bruksel për ish-krerët e UÇK-së, organizatorja: Presim që çlirimtarët të lirohen sa më shpejt (VIDEO)

    Organizatorja Ornela Prifti ka deklaruar nga protesta në Bruksel se mijëra shqiptarë janë mbledhur para Parlamentit Evropian për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ajo tha në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, se mesazhi i protestuesve është i qartë, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe procesi gjyqësor të zhvillohet me respektimin e të gjitha kushteve ligjore.

    “Mesazhi ka qenë i qartë, siç po e dëgjoni: ‘UÇK, jo në emrin tonë’, që drejtësia të vihet në vend dhe të ketë një proces sa më të denjë, me respektimin e çdo kushti ligjor që duhet. Janë mijëra njerëz që janë mbledhur këtu, para Parlamentit Evropian, për të thënë ‘Jo në emrin tim’ dhe ‘Liria ka emër’. Ne të gjithë duam që çlirimtarët tanë të lirohen sa më shpejt”, ka deklaruar Prifti./Klankosova.tv

  • Trump zgjedh Katie Zacharian si sekretare të ardhshme të shtypit të Shtëpisë së Bardhë

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zgjedhur komentatoren konservatore Katie Zacharia për postin e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, duke e bërë atë zëdhënësen e ardhshme të administratës së tij.

    Zacharia aktualisht punon si këshilltare e lartë për komunikim në Grupin e Medias dhe Teknologjisë Trump (Trump Media & Technology Group), ndërsa më herët ka punuar si zëdhënëse në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Ajo gjithashtu ka qenë komentatore në disa media amerikane, përfshirë Fox News dhe Newsmax.

    Trump e ka vlerësuar Zacharian si mbështetëse besnike të tij dhe të lëvizjes MAGA, duke theksuar se ajo ka qenë e përfshirë edhe në fushatat e tij zgjedhore, veçanërisht në shtetet ku gara ishte e ngushtë.

    Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, presidenti amerikan ka shprehur bindjen se Zacharia do të ketë rezultate të mira në detyrën e re dhe do të bashkëpunojë me mediat, qytetarët amerikanë dhe administratën e tij.

    Ajo pritet ta zëvendësojë Karoline Leavitt, e cila u largua nga posti në fund të gushtit. Leavitt, ndërkohë, është angazhuar si komentatore në rrjetin televiziv Fox News, ku pritet të nisë punën më 1 nëntor.

    Zacharia do të jetë sekretarja e gjashtë e shtypit gjatë dy mandateve presidenciale të Trumpit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump zgjedh Katie Zacharian si sekretare të ardhshme të shtypit të Shtëpisë së Bardhë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Man City mund të luajë në Ligën e Kampionëve edhe nëse dënohet me rënie nga Liga Premier

    Man City mund të luajë në Ligën e Kampionëve edhe nëse dënohet me rënie nga Liga Premier

    Man City mund të luajë në Ligën e Kampionëve edhe nëse dënohet me rënie nga Liga Premier

    Manchester City mund të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, edhe nëse përballet me një ndëshkim të rëndë në futbollin anglez, përfshirë edhe rënien nga Liga Premier.

    Sipas raportimeve të mediave britanike, drejtues të futbollit janë të shqetësuar se klubi mund të shfrytëzojë një hapësirë në rregulloren e licencimit të UEFA-s për të marrë pjesë në garat evropiane.

    Sipas BBC Sport, City mund ta sigurojë kualifikimin përmes rezultateve sportive, nëse arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

    Shqetësimi lidhet me faktin se nuk ka një mekanizëm automatik që e përjashton një klub nga garat evropiane vetëm për shkak të një ndëshkimi në kampionatin vendas, nëse ai ka siguruar kualifikimin në bazë të rezultateve sportive.

    Një mundësi e tillë ka nxitur shqetësime te disa drejtues të futbollit, të cilët e konsiderojnë problematike që City të përfitojë të ardhura të konsiderueshme nga pjesëmarrja në garën elitare evropiane, në rast se ndëshkohet rëndë në Angli.

    Çështja kryesore lidhet me licencën e UEFA-s, e cila është kusht për pjesëmarrjen në garat evropiane. Sipas raportimit të GiveMeSport, licencimi i Manchester Cityt është ngritur si çështje shqetësuese, ndërsa zgjidhja e saj do të kërkonte koordinim mes palëve përkatëse.

    Federata Angleze e Futbollit (FA) është përgjegjëse për licencat evropiane, por këtë detyrë ia ka deleguar Ligës Premier. Megjithatë, sipas raportimit, licenca nuk mund t’i refuzohet një klubi që i përmbush të gjitha kriteret minimale të përcaktuara.

    Për momentin, mundësia e pjesëmarrjes së Cityt në Ligën e Kampionëve në këto rrethana paraqitet si një skenar që varet nga rezultatet sportive dhe zbatimi i rregullave të licencimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Man City mund të luajë në Ligën e Kampionëve edhe nëse dënohet me rënie nga Liga Premier appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Forza Horizon 6 edhe në Pplay Station 5

    Forza Horizon 6 edhe në Pplay Station 5

    Edhe pse versioni i video-lojës Forza Horizon 6 për konsolën Play Station 5 pritet të publikohet, sipas informacioneve të reja ai mund të mos mbërrijë në konsolën e gjeneratës aktuale të Sonyt deri në fillim të vitit 2027.

    Versioni për PS5 u njoftua për herë të parë gjatë prezantimit Xbox Developer Direct në janar 2026, kur Microsoft konfirmoi se loja do të ishte ekskluzive për Xbox Series X/S dhe PC për një periudhë të caktuar.
    Pavarësisht se fillimisht ishte ekskluzive për PC dhe konsolat Xbox, Forza Horizon 6 mori vlerësime shumë pozitive pas publikimit në maj. Kritikët vlerësuan grafikën dhe mekanikën e drejtimit. Video-loja aktualisht ka vlerësimin 91 në OpenCritic dhe 99 për qind rekomandime nga kritikët.

    Xbox kishte konfirmuar më herët se Forza Horizon 6 do të publikohej për PS5 gjatë vitit 2026, por informacionet e fundit sugjerojnë se versioni për këtë konsolë mund të jetë shtyrë, raporton Telegrafi përcjell Dukagjini.

    Sipas një raporti të informatorit të njohur si billbil-kun në portalin Dealabs, loja për PS5 pritet të publikohet më 26 janar 2027. Ky informacion përputhet me një raportim të mëparshëm të Tom Warren nga The Verge, i cili kishte thënë se versioni për PS5 mund të shtyhej për vitin 2027.

    Sipas Warrenit, shtyrja mund të lidhet me dëshirën për ta përputhur publikimin me një zgjerim të mundshëm të lojës, në prag të përvjetorit të parë të saj në maj 2027.

    Megjithatë, data e publikimit duhet marrë me rezervë, pasi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Billbil-kun ka thënë gjithashtu se versioni për PS5 do të ketë edhe edicion fizik, me të gjithë lojën të vendosur në disk.

    Aktualisht nuk dihet nëse Playground Games do t’u ofrojë përdoruesve të PS5 përfitime të tjera, si qasje të hershme në lojë apo paketën Premium Edition.

    Nëse data e janarit konfirmohet, Forza Horizon 6 do t’i bashkohet listës së lojërave që pritet të publikohen për PS5 në fillim të vitit 2027.

    Burimi: Dukagjini

  • Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut në miqësoren e parë

    Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut në miqësoren e parë

    Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut në miqësoren e parë

    Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll për vajza ka barazuar 1:1 me Maqedoninë e Veriut, në miqësoren e parë të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.

    Mysafiret kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e Jovana Karolioskës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Anisa Meha shënoi për Dardanet, duke vendosur rezultatin përfundimtar.

    “Miqësorja e dytë zhvillohet të hënën, në orën 12:00, sërish në Kampin Nacional në Hajvali”, thuhet në njoftimin e FFK-së./Klankosova.tv

  • Prishtinë: Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 18 muaj burgim për vjedhje grabitqare

    Prishtinë: Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 18 muaj burgim për vjedhje grabitqare

    Prishtinë: Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 18 muaj burgim për vjedhje grabitqare

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 41-vjeçar të kërkuar për veprën penale “Vjedhje grabitqare”, i cili ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi u realizua sot nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë.

    “Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës”, thotë PK./Klankosova.tv

  • Shqiptarët protestojnë në Bruksel, kundërshtohet vendimi i Gjykatës Speciale

    Shqiptarët protestojnë në Bruksel, kundërshtohet vendimi i Gjykatës Speciale

    Shqiptarët protestojnë në Bruksel, kundërshtohet vendimi i Gjykatës Speciale

    Shqiptarët e mërgatës që jetojnë në Belgjikë po protestojnë sot në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Protesta po zhvillohet në kryeqytetin evropian në Bruksel, njofton Klankosova.tv.

    Kjo protestë ka filluar nga ora 16:00, nën parullën “Jo në emrin tim”.

  • Zakonet që mund t'ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm gjatë sezonit të gripit

    Zakonet që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm gjatë sezonit të gripit

    Zakonet që mund t'ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm gjatë sezonit të gripit

    Sezoni i gripit dhe ftohjes sjell një rrezik në rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, duke përfshirë ftohjen e zakonshme dhe gripin.

    Ndërsa nuk ka një mënyrë të sigurt për të shmangur plotësisht sëmundjen, disa zakone të përditshme mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes dhe lehtësimin e simptomave.

    Mjeku i mjekësisë familjare Dr. Aaron Block shpjegon se parandalimi varet nga masat praktike si vaksinimi, mbajtja e ajrit të pastër të brendshëm, larja e duarve dhe kujdesi i mirë për shëndetin tuaj, raporton Healthline, transmeton Klankosova.tv.

     Përdorni strategji të shumta për të zvogëluar rrezikun tuaj

    Një nga mënyrat më efektive për të mbrojtur veten gjatë sezonit të virusit të frymëmarrjes është të kombinoni disa masa parandaluese në vend që të mbështeteni vetëm në një.

    “Kemi mësuar disa gjëra gjatë pandemisë COVID-19 që vazhdojnë të jenë të dobishme për çdo sezon të virusit të frymëmarrjes. Lista ime e shkurtër është: vaksinohuni sipas rekomandimit, përmirësoni cilësinë e ajrit në dhomat që ndani me të tjerët, lani duart dhe qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë. Një maskë që përshtatet mirë ofron mbrojtje shtesë në vendet e mbushura me njerëz, veçanërisht nëse ju ose dikush afër jush është në një grup me rrezik të lartë”, thotë Dr. Block.

    Viruset respiratore përhapen nga pikat që njerëzit nxjerrin kur marrin frymë, flasin, kolliten ose teshtijnë.

    Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi sepse kufizimi i kontaktit me të tjerët zvogëlon mundësinë e përhapjes së infeksionit. Maskat ofrojnë një shtresë shtesë mbrojtjeje në hapësirat e mbushura me njerëz, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me rrezik të shtuar për sëmundje të rëndë.

    Mbështetni sistemin tuaj imunitar me zakone të përditshme

    Nuk keni nevojë të keni rutina të hollësishme për të mbështetur sistemin tuaj imunitar. Në vend të kësaj, përqendrohuni në disa zakone që mund t’i përmbaheni: flini mjaftueshëm, ushtrohuni rregullisht, hani një dietë të larmishme dhe ushqyese dhe gjeni mënyra për të menaxhuar stresin.

    Gjumi është një vend i shkëlqyer për të filluar. Një studim i vitit 2026 me 521 pacientë zbuloi se njerëzit me pagjumësi kishin dy herë më shumë gjasa të zhvillonin një infeksion ose sëmundje të ngjashme me gripin. Dr. Block shpjegon se studimi nuk vërteton drejtpërdrejt se një gjumë më i mirë parandalon sëmundjet, por ofron një arsye tjetër të mirë për ta marrë gjumin seriozisht.

     Të qenit fizikisht aktiv gjithashtu ndihmon. Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që janë më aktivë janë në rrezik më të ulët për infeksione të caktuara.

     Kini kujdes me vitaminat dhe suplementet

    Raftet e suplementeve mund të jenë tërheqëse, por më shumë nuk është domosdoshmërisht më mirë. “Do të filloja me përgjigjen më pak emocionuese: Do të preferonit të kompensonit një deficit të vërtetë ushqyes sesa të blini një mori produktesh që thonë ‘forconi sistemin tuaj imunitar’”, shpjegon Dr. Block, duke shtuar, “Asnjë suplement nuk mund të zëvendësojë vaksinimet, gjumin ose uljen e ekspozimit ndaj viruseve”.

    Marrja e rregullt e vitaminës C nuk do të parandalojë ftohjet për shumicën e njerëzve, por mund të shkurtojë pak kohëzgjatjen ose ashpërsinë e simptomave. Dr. Block rekomandon marrjen e vitaminës C nga frutat agrume, specat, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet. Suplementet janë një mundësi vetëm nëse nuk merrni mjaftueshëm nga dieta juaj, transmeton Klankosova.tv.

    Vitamina D mund të jetë e dobishme për njerëzit që kanë mungesë të saj, por provat për efektivitetin e saj në parandalimin e infeksioneve të frymëmarrjes janë të përziera. Dr. Block këshillon të konsultoheni me një mjek në lidhje me testimin dhe dozën, pasi shumë nga kjo vitaminë mund të grumbullohet në trup dhe të jetë e dëmshme.

     Disa studime sugjerojnë se probiotikët mund të zvogëlojnë incidencën e disa infeksioneve të traktit të sipërm respirator. Meqenëse zorrët luajnë një rol të rëndësishëm në imunitet, një ekuilibër i shëndetshëm i baktereve të zorrëve ndihmon trupin të luftojë mikrobet. Ju mund ta mbështesni këtë duke ngrënë ushqime të pasura me fibra dhe ushqime të fermentuara si kos, kefir, kimchi dhe lakër turshi.

    Veproni shpejt nëse ndiheni keq

    Nëse zgjoheni me fyt të kruar, hundë të bllokuar ose dhimbje trupi, mund të mos e dini menjëherë nëse keni ftohje apo grip. Për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, hapat e parë janë të thjeshtë. Është e rëndësishme të monitoroni simptomat tuaja, të pushoni dhe të pini shumë lëngje, dhe nëse simptomat përkeqësohen ose vazhdojnë, vizitoni mjekun tuaj.

    “Zbuloni se çfarë keni, veçanërisht nëse jeni në rrezik për ndërlikime. Medikamentet antivirale për gripin funksionojnë më mirë nëse merren brenda dy ditëve të para”, thotë Dr. Block.

    Nuk ka zgjidhje të shpejtë për sëmundjet tipike virale. Jepini trupit tuaj kohë, flini pak dhe pini shumë lëngje si ujë, çaj ose supë. Nëse keni ethe, do t’ju duhen më shumë lëngje se zakonisht. Medikamentet pa recetë nuk do ta kurojnë ftohjen, por ato mund t’ju ndihmojnë të shëroheni.

    Opsionet përfshijnë acetaminofen ose ibuprofen për ethe dhe dhimbje, sprej nazal me tretësirë ​​të kripur, tableta për fytin dhe mjaltë për të qetësuar kollën. Kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni vështirësi në frymëmarrje, shenja të dehidrimit të rëndë ose nëse simptomat tuaja përkeqësohen pasi të jenë zgjidhur për një kohë të shkurtër.

    Njihni faktorët tuaj të rrezikut

    Disa njerëz duket se “kapin” çdo virus që qarkullon, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata kanë një sistem imunitar të dobët. “Ekspozimi është një pjesë e madhe e historisë. Të jetosh me fëmijë, të punosh me shumë njerëz ose të kujdesesh për të sëmurët u jep viruseve më shumë mundësi për t’ju gjetur”, shpjegon Dr. Block.

    Sëmurja më shpesh mund të jetë thjesht një pasqyrim i asaj se sa shpesh jeni të ekspozuar ndaj viruseve. Megjithatë, mosha, shtatzënia dhe sëmundjet kronike mund të rrisin rrezikun tuaj për sëmundje më të rënda.