Milani është i bindur se është në avantazh ndaj klubeve të tjera në garën për të huazuar Endrickun nga Real Madridi në muajin janar raporton La Gazzetta dello Sport.
Endrick dëshiron të provojë veten në Serie A, nëse situata e tij sa i përket minutave të lojës te Real Madridi nuk përmirësohet gjatë muajve të ardhshëm.
Real Madridi është i hapur vetëm për një huazim, i cili mund të përfshijë një opsion të lartë blerjeje dhe një klauzolë riblerjeje.
Një zhurmë e papritur apo një lëvizje e beftë mund të na bëjë të kërcejmë nga vendi. Megjithatë, nëse edhe tingujt e zakonshëm ose të vegjël shkaktojnë reagime të forta, pas kësaj mund të fshihet mënyra se si truri dhe sistemi nervor përballojnë stresin dhe sinjalet e rrezikut.
Ndjeshmëria ndaj zhurmave mund të lidhet me faktorë të ndryshëm. Kur kjo gjë bëhet e shpeshtë dhe ndikon në përditshmëri, këshillimi me një profesionist mund të jetë i dobishëm.
7 arsye pse mund të trembeni lehtësisht nga zhurmat
1. Organizmi qëndron vazhdimisht në alarm
Hipereksitimi ndodh kur truri dhe trupi mbeten në një gjendje të vazhdueshme gatishmërie, sikur ekziston një kërcënim. Kjo gjendje mund të shoqërohet me ankthin ose përvojat traumatike dhe të shfaqet përmes ndjeshmërisë ndaj tingujve, shqetësimit dhe reagimeve të forta emocionale.
2. Jeni vazhdimisht në kërkim të rrezikut
Hipervigjilenca përshkruan një gjendje në të cilën personi monitoron vazhdimisht ambientin për të identifikuar kërcënime të mundshme. Ajo mund të shfaqet krahas hipereksitimit dhe ta bëjë të vështirë ndjenjën e sigurisë, edhe kur nuk ekziston një rrezik real. Në vazhdimësi, kjo mund të ndikojë edhe në marrëdhënie dhe në jetën e përditshme.
3. Mund të ketë lidhje me stresin post-traumatik
Pas përjetimit të një traume, si një aksident i rëndë, sulm apo urgjencë mjekësore, disa njerëz vazhdojnë të ndihen të rrezikuar edhe pasi ngjarja ka kaluar. Te personat me çrregullim të stresit post-traumatik, trupi mund të qëndrojë në gatishmëri, duke bërë që një zhurmë e papritur të perceptohet si kërcënim.
4. Ankthi mund të ndikojë në reagimin ndaj tingujve
Një studim i vogël i vitit 2009 tregoi se gratë me çrregullim ankthi të përgjithësuar patën reagime më të forta ndaj zhurmave të papritura gjatë detyrave që përfshinin shqetësim ose relaksim. Megjithëse studimi përfshiu vetëm 18 gra dhe rezultatet janë të kufizuara, ai sugjeron se ankthi dhe gjendja mendore mund të ndikojnë në mënyrën se si reagojmë ndaj tingujve.
5. Kafeina mund të jetë një faktor
Kafeina stimulon sistemin nervor qendror dhe mund të rrisë ankthin, nervozizmin dhe ndjesinë e shqetësimit. Konsumimi i tepërt mund ta bëjë organizmin më reaktiv ndaj zhurmave të papritura.
6. Mungesa e gjumit rrit reaktivitetin
Kur nuk flini mjaftueshëm, truri mund të bëhet më reaktiv dhe të ketë më shumë vështirësi në kontrollin e emocioneve. Për këtë arsye, një tingull i papritur mund të shkaktojë një reagim më të fortë se zakonisht.
7. Stresi i vazhdueshëm mund të ndikojë në ndjeshmërinë ndaj zhurmave
Stresi ndryshon mënyrën se si organizmi reagon ndaj asaj që ndodh përreth. Kortizoli, hormoni i çliruar gjatë stresit, mund të lidhet me reagimin ndaj tingujve. Një studim te gratë shtatzëna me nivele të larta stresi dhe kortizoli vuri re se edhe foshnjat e tyre kishin nivele më të larta të këtij hormoni dhe trembeshin më lehtë. Kjo ngre mundësinë që gjendja gjatë shtatzënisë të ndikojë në mënyrën se si foshnjat reagojnë ndaj tingujve.
Dita Botërore e Shëndetit Mendor shënohet çdo vit më 10 tetor, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit global, luftimit të stigmës sociale dhe mobilizimit të mbështetjes për kujdesin ndaj shëndetit mendor.
Objektivi i përgjithshëm i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor është të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor në mbarë botën dhe të mobilizojë përpjekjet në mbështetje të shëndetit mendor.
Kjo ditë u ofron mundësinë të gjithë akterëve që punojnë në fushën e shëndetit mendor të flasin për punën e tyre dhe për atë që duhet bërë më tej, në mënyrë që kujdesi për shëndetin mendor të bëhet një realitet për njerëzit në mbarë botën.
Në Prishtinë për këtë ditë do të ketë dy ngjarje të organizuara.
Nga ora 10:00 në Prishtinë mbahet edicioni i tetë i Kongresit Ndërkombëtar me temë “Shëndeti mendor: sfidat dhe perspektivat e së ardhmes.
Ndërkaq, një orë më vonë, klubi “Dëshira” organizon konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.
Blogeri ushtarak rus, Mikhail Zvinchuk, themelues i kanalit ‘Rybar’ në Telegram, është ndaluar të premten në Mal të Zi së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij.
Autoritetet malazeze kanë urdhëruar largimin e tij nga vendi, duke u bazuar në arsye të sigurisë kombëtare, raporton CNN-i.
Kryeministri malazez Milojko Spajiq ka deklaruar se masa u ndërmor pas informacioneve se rrjeti ‘Rybar’ mund të tentonte destabilizimin e vendit përmes dezinformimit.
Kanali ‘Rybar’, i cili ka më shumë se 1.5 milion ndjekës, akuzohet nga autoritetet britanike dhe amerikane për përhapje të propagandës së Kremlinit.
Zvinchuk është nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian për aktivitetet e tij të lidhura me propagandën ruse dhe përpjekjet për të minuar Ukrainën.
Sipas inteligjencës ukrainase, ai përhap vazhdimisht dezinformata që synojnë të justifikojnë pushtimin rus dhe të diskreditojnë ushtrinë ukrainase.
Mediat ruse raportuan se Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët e tij janë liruar nga ndalimi dhe po prisnin në aeroport për t’u larguar nga Mali i Zi.
Sot bëhen 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
PDK u formua më 10 tetor të vitit 1999 nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës.
PDK-ja u bë pjesë e qeverisjes së Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Bajram Rexhepi, nga radhët e kësaj partie, u zgjodh kryeministër më 4 mars 2002 dhe e mbajti këtë post deri në dhjetor 2004.
Që nga themelimi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës deri në vitin 2016 ishte Hashim Thaçi. Por pas marrjes së postit të Presidentit të Kosovës, drejtimi i partisë iu besua Kadri Veselit, i cili u zgjodh edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Pas tij, drejtues të PDK-së ishin edhe Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi.
Aktualisht, PDK-ja drejtohet nga Bedri Hamza, i cili u zgjodh kryetar më 17 nëntor 2025, pas dorëheqjes së Krasniqit.
Dje ka rinisur sezoni në Superligën e Kosovës pas pauzës dyjavore për ndeshjet ndërkombëtare.
Java e tetë nisi me dy ndeshje, ku Ballkani mposhti Llapin me rezultat 0-1, ndërsa Malisheva fitoi ndaj kampionit të Kosovës, Dritës, me të njëjtin rezultat.
Ndeshjet e kësaj jave vazhdojnë edhe sot, me Vushtrrinë që pret Gjilanin, ndërsa Drenica përballet me Feronikelin ’74 në derbin e Drenicës.
Përballja Vushtrria – Gjilani zhvillohet nga ora 14:00, ndërsa Drenica – Feronikeli ’74 nis në orën 18:00.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur se është ndërmarrë një hap i rëndësishëm drejt realizimit të projektit “Kompleksi Memorial i Martirëve”, përmes Marrëveshjes së Mirëkuptimit për Bashkëfinancim.
Përmes një postimi, Prebreza theksoi rëndësinë e këtij projekti për qytetin, duke e cilësuar atë si një vend kujtese, nderimi dhe respekti për martirët, sakrifica e të cilëve mbetet pjesë e pandashme e historisë së Kosovës.
Ai tha se institucionet kanë përgjegjësi për ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e ardhshëm, duke krijuar hapësira dinjitoze për nderimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Blogeri ushtarak rus, Mikhail Zvinchuk, themelues i kanalit ‘Rybar’ në Telegram, është ndaluar të premten në Mal të Zi së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij.
Autoritetet malazeze kanë urdhëruar largimin e tij nga vendi, duke u bazuar në arsye të sigurisë kombëtare, raporton CNN-i.
Kryeministri malazez Milojko Spajiq ka deklaruar se masa u ndërmor pas informacioneve se rrjeti ‘Rybar’ mund të tentonte destabilizimin e vendit përmes dezinformimit.
Kanali ‘Rybar’, i cili ka më shumë se 1.5 milion ndjekës, akuzohet nga autoritetet britanike dhe amerikane për përhapje të propagandës së Kremlinit.
Zvinchuk është nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian për aktivitetet e tij të lidhura me propagandën ruse dhe përpjekjet për të minuar Ukrainën.
Sipas inteligjencës ukrainase, ai përhap vazhdimisht dezinformata që synojnë të justifikojnë pushtimin rus dhe të diskreditojnë ushtrinë ukrainase.
Mediat ruse raportuan se Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët e tij janë liruar nga ndalimi dhe po prisnin në aeroport për t’u larguar nga Mali i Zi.
Një breshkë gjigante me emrin Jonathan, e cila besohet të jetë rreth 194 vjeç, po tërheq vëmendjen e shkencëtarëve, të cilët po studiojnë materialin e saj gjenetik për të kuptuar se si ka arritur të jetojë kaq gjatë.
Jonathan konsiderohet kafsha tokësore e gjallë më e vjetër e njohur në botë. Ai jeton në ishullin Shën Helena, në Oqeanin Atlantik Jugor, ku u dërgua në vitin 1882, kur ishte tashmë një breshkë e rritur. Mosha e tij është vlerësuar në bazë të të dhënave historike, pasi nuk dihet data e saktë e lindjes.
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Science Advances, studiuesit kanë analizuar gjenomin dhe shenjat epigjenetike të Jonathanit, të cilat ndikojnë në mënyrën se si aktivizohen ose çaktivizohen gjenet.
Analizat kanë zbuluar veçori gjenetike që mund të lidhen me jetëgjatësinë, përfshirë mekanizmat e riparimit të ADN-së, funksionimin e mitokondrive, rregullimin e insulinës dhe mirëmbajtjen e telomereve, strukturave mbrojtëse në skajet e kromozomeve.
Veçanërisht interesante për studiuesit janë disa modele epigjenetike që lidhen me funksionimin e mitokondrive, të cilat prodhojnë energjinë e nevojshme për qelizat. Në disa pjesë të gjenomit të Jonathanit, këto modele ngjajnë me ato të breshkave shumë më të reja, çka mund të ndihmojë në shpjegimin e jetëgjatësisë së tij të jashtëzakonshme.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se këto gjetje nuk e vërtetojnë përfundimisht se cilët faktorë ia kanë mundësuar Jonathanit të jetojë për gati dy shekuj. Studimi është vetëm një hap drejt kuptimit më të mirë të procesit të plakjes dhe kërkohen hulumtime të tjera për të konfirmuar rezultatet.
Studiuesit shpresojnë se njohuritë e fituara nga kjo breshkë mund të ndihmojnë në të ardhmen për të kuptuar më mirë plakjen edhe te njerëzit, megjithëse kjo nuk do të thotë se jetëgjatësia e Jonathanit mund të përsëritet te njeriu.
Pavarësisht moshës së tij të jashtëzakonshme, Jonathan vazhdon të jetojë nën kujdesin e stafit në Shën Helena dhe mbetet një simbol i njohur i ishullit.