Author: Momenti

  • Bayern Munich synon transferimin e Jules Kounde nga Barcelona

    Bayern Munich synon transferimin e Jules Kounde nga Barcelona

    Bayern Munich synon transferimin e Jules Kounde nga Barcelona

    Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit francez të Barcelonës, Jules Kounde, për ta përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes në afatin kalimtar të verës.

    Sipas gazetarit Christian Falk, i cili ka raportuar për këtë çështje në podcastin “CF Bayern Insider”, Kounde është një nga objektivat kryesorë të gjigantit gjerman, së bashku me Givairo Read të Feyenoordit.

    Bayern Munich e ka prioritet përforcimin në krahun e djathtë edhe në afatin kalimtar të dimrit, por për të realizuar një transferim të tillë, fillimisht duhet të largojë disa lojtarë nga skuadra.

    Sacha Boey shihet si një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar, pasi nuk bën pjesë në planet e ekipit.

    Megjithatë, Kounde synon të qëndrojë te Barcelona dhe të luftojë për rikthimin në formacionin titullar. Konkurrencë në këtë pozitë i paraqet Eric Garcia, i cili, sipas raportimeve, gëzon përparësi në planet e trajnerit Hansi Flick.

    Nga ana tjetër, Barcelona nuk pritet ta lejojë largimin e francezit për një ofertë të ulët, pasi ai ka kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2030.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bayern Munich synon transferimin e Jules Kounde nga Barcelona appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Carvajal i vendos kusht të pazakontë Getafes për transferimin

    Carvajal i vendos kusht të pazakontë Getafes për transferimin

    Carvajal i vendos kusht të pazakontë Getafes për transferimin

    Një raportim në mediat spanjolle të enjten pretendoi se ish-mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka vendosur një kusht të pazakontë për t’u transferuar te Getafe.

    Carvajal është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Real Madridin në fund të sezonit të kaluar, çka i mundëson të nënshkruajë me cilindo klub pa u kufizuar nga afatet e zakonshme të merkatos.

    Sipas radios Marca, futbollisti është i gatshëm të pranojë ulje të pagës për të veshur fanellën e Getafes, por vetëm nëse kontrata përfshin një klauzolë të panegociueshme që lidhet me të ardhmen e tij.

    Kjo klauzolë do t’i mundësonte Carvajalit të largohej nga Getafe gjatë afatit kalimtar të dimrit, në rast se merr një ofertë nga ndonjë klub tjetër dhe dëshiron ta pranojë atë.

    Me fjalë të tjera, mbrojtësi do të nënshkruante një marrëveshje me pëlqimin e të dyja palëve, e cila do ta mbante te Getafe për vetëm tre muaj, deri në hapjen e afatit kalimtar të dimrit.

    Megjithatë, Getafe nuk duket e interesuar për një marrëveshje të tillë. I njëjti burim raporton se kjo kërkesë po e thellon edhe më shumë hendekun mes dy palëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Carvajal i vendos kusht të pazakontë Getafes për transferimin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shtëpia e Bardhë bllokon Microsoft-in nga programi i punësimit të punëtorëve të huaj

    Shtëpia e Bardhë bllokon Microsoft-in nga programi i punësimit të punëtorëve të huaj

    Shtëpia e Bardhë bllokon Microsoft-in nga programi i punësimit të punëtorëve të huaj

    Shtëpia e Bardhë ka ndaluar Microsoftin dhe shtatë kompani të tjera të teknologjisë që të vazhdojnë procedurat për punësimin e përhershëm të punëtorëve të huaj përmes programit të vizave PERM.

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i akuzoi kompanitë për keqpërdorim të sistemit të vizave H-1B, duke pretenduar se po zëvendësojnë punëtorët amerikanë me punonjës të huaj.

    Përveç Microsoftit, në listë janë edhe Adobe, Cognizant, Infosys, Tata, Wipro, HCL dhe Capgemini.

    Vance pretendoi se Microsofti kishte larguar nga puna rreth 6 mijë punonjës, ndërsa kishte paraqitur 6 mijë e 800 aplikime për viza H-1B gjatë së njëjtës periudhë.

    Nga ana tjetër, Microsofti deklaroi se 80 për qind e aplikimeve të tij për viza H-1B gjatë vitit të fundit fiskal kishin të bënin me punonjës që tashmë punonin në kompani. Sipas saj, punëtorët e huaj paguhen njësoj si punonjësit amerikanë në pozita të ngjashme.

    Programi H-1B u mundëson kompanive amerikane të punësojnë punëtorë të huaj me aftësi të specializuara, ndërsa programi PERM shërben si një nga rrugët drejt fitimit të statusit të rezidentit të përhershëm në SHBA.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shtëpia e Bardhë bllokon Microsoft-in nga programi i punësimit të punëtorëve të huaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

    Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

    Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, ndërsa të dielën priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

    Sipas parashikimit, të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa lokalitete mund të sjellin riga të dobëta shiu, transmeton Klankosova.tv.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 21°C deri në 25°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s”.

  • Sot mbahet Kongresi Ndërkombëtar për shëndetin mendor

    Sot mbahet Kongresi Ndërkombëtar për shëndetin mendor

    Sot mbahet Kongresi Ndërkombëtar për shëndetin mendor

    Sot është paraparë të mbahet Kongresit Ndërkombëtar me temë “Shëndeti mendor: sfidat dhe e ardhmja.

    Ky njëherësh është edicioni i tetë i këtij kongresi, ngjarje kjo që fillon nga ora 10:00.

    “Shoqata e Psikologëve të Kosovës & Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, më datë 10-11 Tetor 2026 – organizon edicionin e 8 të Kongresit ndërkombëtar, me temën ‘Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja’”, thuhet në njoftim.

    Aty do të flasin ligjërues e studiues të huaj dhe vendorë nga fusha e shëndetit mendor, Psikologjisë, mjekësisë, fushën sociale dhe fusha tjera relevante

  • Uragani Isaias, kërcënues për jetën, arrin në Florida

    Uragani Isaias, kërcënues për jetën, arrin në Florida

    Uragani Isaias, kërcënues për jetën, arrin në Florida

    Uragani Isaias ka goditur bregdetin e shtetit amerikan të Floridës dhe pritet të sjellë përmbytje kërcënuese për jetën dhe erëra të fuqishme, të cilat kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen.

    Stuhia u dobësua pak, duke zbritur në kategorinë e dytë të uraganeve, me erëra që arrinin shpejtësinë prej 110 miljesh në orë (175 km/h), përpara se të godiste pjesën perëndimore të Panhandle-it të Floridës të premten në mbrëmje.

    Florida, Alabama dhe Georgia kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar për valë detare kërcënuese për jetën, të cilat në disa zona mund të shkaktojnë përmbytje deri në 9 këmbë (2.7 metra).

    Isaias është një nga tri sistemet e stuhive që po ndikojnë në Amerikën e Veriut gjatë këtij vikendi. Dy të tjerat kanë goditur Meksikën dhe Kaliforninë Jugore, në ujërat e ngrohta të Oqeanit Paqësor, të cilat janë ndikuar nga fenomeni El Niño, raporton BBC.

    Si Florida, ashtu edhe Alabama, kanë urdhëruar evakuime të detyrueshme për shkak të stuhisë.

    Në Florida, urdhrat për evakuim përfshijnë komunitetet bregdetare që ndodhen drejtpërdrejt në trajektoren e stuhisë së fuqishme. Senatori i Floridës, Rick Scott, u bëri thirrje banorëve në zonat e përcaktuara që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur, duke paralajmëruar në një postim në rrjetet sociale:

    “MOS PRISNI! LARGOHUNI TANI!”

    Guvernatorja e Alabamës, Kay Ivey, ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të të gjithë personave që nuk janë banorë të përhershëm, përfshirë turistët dhe vizitorët, në disa qarqe që pritet të preken rëndë nga stuhia.

    Uragani Isaias është uragani i parë i sezonit të uraganeve në Atlantik, i cili në masë të madhe është vonuar për shkak të kushteve të krijuara nga fenomeni El Niño në Paqësor.

    Kjo shënon herën e parë në më shumë se 30 vjet që një uragan nuk është formuar deri në muajin tetor.

    Qendra Kombëtare e Uraganeve ka paralajmëruar se stuhia ka të ngjarë të sjellë “valë detare kërcënuese për jetën” në bregdetin amerikan të Gjirit të Meksikës.

    Pas goditjes së Floridës, qendra e uraganit Isaias parashikohet të kalojë përmes Alabamës dhe të vazhdojë drejt luginës së Tennessee-t të shtunën dhe të dielën, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit të premten vonë.

    Të premten në mbrëmje, erërat me forcë uragani shtriheshin deri në 35 milje (55 kilometra) nga qendra e Isaias, ndërsa erërat me forcë të stuhisë tropikale arrinin deri në 205 milje (335 kilometra).

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Uragani Isaias, kërcënues për jetën, arrin në Florida appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira, temperaturat minimale nga 5 deri në 9 gradë

    Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira, temperaturat minimale nga 5 deri në 9 gradë

    Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira, temperaturat minimale nga 5 deri në 9 gradë

    Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa lokalitete mund të ketë edhe riga të dobëta shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 25 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira, temperaturat minimale nga 5 deri në 9 gradë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Arifi: Presidentja duhet t’i shërbejë vendit dhe Kushtetutës (VIDEO)

    Arifi: Presidentja duhet t’i shërbejë vendit dhe Kushtetutës (VIDEO)

    Arifi: Presidentja duhet t’i shërbejë vendit dhe Kushtetutës (VIDEO)

    Analisti Avni Arifi ka kritikuar qasjen që, sipas tij, e trajton presidenten si një institucion në shërbim të qeverisë apo të partisë politike nga e cila ajo vjen, duke theksuar se roli i kreut të shtetit është të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Duke folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Arifi ka komentuar edhe presionin që, sipas tij, po i bëhet presidentes nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Për me e vlerësu orientimin e presidentes a është një orientim që është me qenë servis i qeverisë apo një presidente që kqyrë me i përfaqësu të gjithë qytetarët e Kosovës. Unë e pashë edhe presionin që po i vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, pashë një deputet që tha opozita vetëm kuvendin e ka, s’ka kurrgjë në presidenten, e kanë gabim. As Kushtetuta nuk e thotë ashtu”, ka thënë Arifi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

    “Kjo është arsyeja pse presidenti zgjidhet me 80 vota se duhet me qenë 80 vota në parlament, sepse ajo duhet të jetë një derë jo vetëm për çdo parti politike, por çdo shoqatë. Ajo duhet të kujdeset për unifikimin e shoqnisë.  Duhet të ketë një një qasje të balancuar, jo t’i shërbejë partisë që ka dalë e para në zgjedhje apo kushdo që të jetë kryeministër. Presidenti i shërben vendit, i shërben kushtetutës, nuk i shërben as kryeministrit, nuk i shërben as kryetarit të partisë nga e cila ka ardhë që ka qenë një kohë”.

  • Arifi: Presidentja duhet t’i shërbejë vendit dhe Kushtetutës (VIDEO)

    Arifi: Presidentja duhet t’i shërbejë vendit dhe Kushtetutës, jo partisë politike (VIDEO)

    Arifi: Presidentja duhet t’i shërbejë vendit dhe Kushtetutës (VIDEO)

    Analisti Avni Arifi ka kritikuar qasjen që, sipas tij, e trajton presidenten si një institucion në shërbim të qeverisë apo të partisë politike nga e cila ajo vjen, duke theksuar se roli i kreut të shtetit është të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Duke folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Arifi ka komentuar edhe presionin që, sipas tij, po i bëhet presidentes nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Për me e vlerësu orientimin e presidentes a është një orientim që është me qenë servis i qeverisë apo një presidente që kqyrë me i përfaqësu të gjithë qytetarët e Kosovës. Unë e pashë edhe presionin që po i vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, pashë një deputet që tha opozita vetëm kuvendin e ka, s’ka kurrgjë në presidenten, e kanë gabim. As Kushtetuta nuk e thotë ashtu”, ka thënë Arifi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

    “Kjo është arsyeja pse presidenti zgjidhet me 80 vota se duhet me qenë 80 vota në parlament, sepse ajo duhet të jetë një derë jo vetëm për çdo parti politike, por çdo shoqatë. Ajo duhet të kujdeset për unifikimin e shoqnisë.  Duhet të ketë një një qasje të balancuar, jo t’i shërbejë partisë që ka dalë e para në zgjedhje apo kushdo që të jetë kryeministër. Presidenti i shërben vendit, i shërben kushtetutës, nuk i shërben as kryeministrit, nuk i shërben as kryetarit të partisë nga e cila ka ardhë që ka qenë një kohë”.

  • Premier League rikthehet nën hijen e skandalit të Manchester Cityt

    Premier League rikthehet nën hijen e skandalit të Manchester Cityt

    Premier League rikthehet nën hijen e skandalit të Manchester Cityt

    Premier League është rikthyer në një atmosferë të pazakontë pas zbulimit të mashtrimeve të Manchester City gjatë një dekade. Ky klub, që ka dominuar ligën për 10 vite, është akuzuar për krijimin e një epoke të suksesshme të bazuar në mashtrime financiare. Kjo ka ngritur pyetje të shumta mbi realitetin e futbollit anglez dhe ndikimin e këtij skandali në të ardhmen e ligës.

    Manchester City ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka bërë apel ndaj vendimit, duke pretenduar se janë të pafajshëm. Megjithatë, ky skandal ka krijuar një situatë të pasigurt për klubin dhe tifozët e tij, të cilët tani përballen me një narrativë të re që sfidon besimin e tyre në sukseset e arritura.

    Ndeshja e parë e City pas këtij skandali do të jetë kundër Liverpoolit në Anfield, një nga ndeshjet më të rëndësishme të Premier League. Liverpool ka humbur disa tituj në ditën e fundit të sezonit përballë City, dhe tani ndjen një ndjenjë të fortë padrejtësie. Kjo ndeshje pritet të jetë një reflektim i humbjeve të ndjeshme që futbolli anglez ka pësuar për shkak të këtij skandali.

    Ndërkohë, ky skandal ka nxjerrë në pah nevojën për rregullime më të forta në futbollin anglez për të parandaluar që shtetet ose fondet shtetërore të zotërojnë klube. Ky është një moment për të reflektuar mbi rregullat dhe për të mësuar nga gabimet e së kaluarës, me shpresën se futbolli anglez do të mund të rimëkëmbet dhe të rifitojë besimin e publikut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Premier League rikthehet nën hijen e skandalit të Manchester Cityt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali