Author: Momenti

  • Ngjarja e rëndë në Gjilan, Morina: Dënimet janë deri në burgim të përjetshëm (VIDEO)

    Ngjarja e rëndë në Gjilan, Morina: Dënimet janë deri në burgim të përjetshëm (VIDEO)

    Ngjarja e rëndë në Gjilan, Morina: Dënimet janë deri në burgim të përjetshëm (VIDEO)

    Një rast i rëndë në Livoç të Gjilanit tronditi sot opinionin publik në Kosovë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

    Dorasi vrau gruan e tij dhe vëllain e saj, kurse i plagosur mbeti djali i xhaxhait të viktimës.

    Avokatja, Liriona Morina e ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova tha se dënimet për raste të tilla janë deri në burgim të përjetshëm.

    “Në rastin konkret, dënimet janë deri në dënim me burgim të përjetshëm. Mirëpo pastaj i kemi edhe, pa paragjykuar, i kemi rrethanat të cilat merren për bazë edhe, për shembull, jo për rastin konkret, mirëpo kemi edhe rrethanat që vetë dorëzohesh apo edhe këto… Pra, secili rast trajtohet specifikisht, nuk mundemi me nxjerrë një statistikë edhe me përgjithësu sepse secili rast është me specifik. Unë mendoj që problemi qëndron tek vetëdijësimi edhe tek mënyra se si trajtohen këto këto raste që nga shoqëria, që nga familja dhe pastaj edhe nga institucionet shtetërore”, tha ajo.

    Për më shumë ndiqni kronikën në vazhdim:

  • Trajneri i Trepçës ua kërkoi hallallin referëve para se të shkonte në Haxh (VIDEO)

    Trajneri i Trepçës ua kërkoi hallallin referëve para se të shkonte në Haxh (VIDEO)

    Trajneri i Trepçës ua kërkoi hallallin referëve para se të shkonte në Haxh (VIDEO)

    Referi Xhelal Mumini ka rrëfyer një moment interesant me trajnerin e Trepçës, Adis Beqiragiq.

    Ai në 1me1podcast me Ulpiana Emrën rrëfeu se Beqiragiqi ua kishte kërkuar hallallin gjyqtarëve kosovarë para se të nisej për Haxh për momentet kur ka dalë nga vetja dhe ka thënë diçka që nuk duhet.

    “…20 minuta para lojës po vjen trajneri i Trepçës Adis Beqiragiq edhe po thotë ‘hajde veç po du me folë me ty. Ai tha e ki obligim veç ti me e bo’. Qaty te tavolina zyrtare”, rrëfeu Mumini.

    “Edhe dy lojë a sa ishin mes finaleve, tha ‘unë kom me shku në Haxh’, në Qabe. Po tha ‘unë me shumë gjyqtarë…’, në atë fjalorin e vet tha, ‘…pak jam ngutë, duhet e s’duhet më ka dalë prej gojës gjithçka…’, por tha ‘ti duhet me e marrë përsipër edhe me i thirrë gjyqtarët me të cilët unë kom pasë telashe me ua lypë hallallin, se nëse njani prej tyne s’ma bon, nuk më njehet që kom shku”, tha Mumini në 1me1podcast në Klan Kosova.

    @1me1podcast

    Adis Bećiragić na kërkoi hallallin, gjyqtarëve – tregon Xhelal Mumin @ulpianeee

    ♬ original sound – 1me1podcast

  • Dramë mes Dortmund-Bremen, fundi i ndeshjes sheh katër gola

    Dramë mes Dortmund-Bremen, fundi i ndeshjes sheh katër gola

    Dramë mes Dortmund-Bremen, fundi i ndeshjes sheh katër gola

    Borussia Dortmundi dhe Werder Bremeni barazuan 2-2 në një ndeshje dramatike të vlefshme për Bundesligë.

    Daniel Svensson kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 80-të, ndërsa Nico Schlotterbeck shënoi për 2-0 në minutën e 85-të.

    Werder Bremeni reagoi fuqishëm, me Ludovit Reis që ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të.

    Niclas Füllkrug realizoi në minutën e 90+2-të, duke vulosur barazimin 2-2.

    Dortmundi lëshoi një epërsi prej dy golash, ndërsa Werder Bremeni fitoi një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

  • Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë

    Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë

    Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë

    Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re për shtypin në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është bërë i ditur nga disa zyrtarë të administratës amerikane për CNN.

    Zacharia është një komentatore konservatore, e cila ka punuar për një periudhë të shkurtër në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.

    Sipas CNN, ditët e fundit Trump ka kontaktuar disa prej aleatëve dhe këshilltarëve të tij më të afërt për të marrë mendimin e tyre rreth emërimit të saj. Mes tyre ishte edhe Karoline Leavitt, ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

    Burimet bëjnë të ditur se Trump kërkoi këshillën e Leavitt-it përpara se të merrte vendimin përfundimtar dhe t’i ofronte Zacharia-s postin e ri.

    Emërimi i saj vjen në kuadër të ndryshimeve në ekipin e komunikimit të presidentit amerikan.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moldavia synon të ndryshojë ligjet për të prodhuar armë për nevojat e veta të mbrojtjes

    Moldavia synon të ndryshojë ligjet për të prodhuar armë për nevojat e veta të mbrojtjes

    Moldavia synon të ndryshojë legjislacionin për të mundësuar prodhimin e armëve për nevojat e veta të mbrojtjes, por nuk ka ndërmend ta furnizojë Ukrainën me to, ka deklaruar të premten kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu.

    Grosu, zyrtari i dytë më i lartë në hierarkinë shtetërore të Moldavisë, tha se ndryshimet ligjore janë të nevojshme për të mundësuar prodhimin e pajisjeve me përdorim të dyfishtë, siç janë dronët.

    “Do të doja shumë që t’i prodhonim për veten tonë. Na nevojiten, veçanërisht për qëllime të përdorimit të dyfishtë”, deklaroi Grosu në një forum ndërkombëtar dyditor për sigurinë, duke përmendur përdorimin e dronëve për sigurinë kombëtare, emergjencat dhe bujqësinë.

    Grosu, i cili drejton Partinë e Veprimit dhe Solidaritetit të presidentes Maia Sandu, që ka shumicën në parlament, hodhi poshtë mundësinë që armët e prodhuara të synohen për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus prej katër vjetësh e gjysmë.

    “Sigurisht që jo! Pse do ta bënim këtë? Ne do t’i prodhonim për veten tonë”, u tha ai gazetarëve.

    Administrata e presidentes Sandu synon që Moldavia t’i bashkohet Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 dhe ka kritikuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës.

    Moldavia, e cila ndodhet mes Ukrainës dhe Rumanisë, anëtare e BE-së, është ndikuar drejtpërdrejt nga lufta. Javëve të fundit, një numër në rritje dronësh dhe raketash, për të cilat autoritetet dyshojnë se janë ruse, kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit, ndërsa mbetjet e tyre kanë rënë në territorin moldav.

    Grosu tha në forum se që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, janë regjistruar 88 shkelje të hapësirës ajrore të Moldavisë.

    “Me shifra të tilla, njerëzit shtrojnë një pyetje të thjeshtë: A mund të na mbrojë shteti ynë?”, deklaroi ai.

    Sipas Grosut, Moldavia nuk mund t’i ndërtojë kapacitetet mbrojtëse brenda natës dhe as t’i kompensojë brenda katër vjetësh tri dekada të financimit të pamjaftueshëm të mbrojtjes.

    Për të mbrojtur hapësirën ajrore, ai tha se vendit i nevojiten radarë, pajisje, personel i trajnuar, sisteme komunikimi, infrastrukturë dhe procedura të përshtatshme.

    Edhe presidentja Maia Sandu deklaroi të enjten se pozita e Moldavisë në rajon është “e cenueshme”. Ajo theksoi se prodhimi vendor i pajisjeve të mbrojtjes është pjesë e rëndësishme e planifikimit të ardhshëm dhe bëri të ditur se ndryshimet ligjore do t’i paraqiten së shpejti parlamentit.

    Burimi: Dukagjini

  • Diell të shtunën, shi të dielën – ky është parashikimi i motit për vikend

    Diell të shtunën, shi të dielën – ky është parashikimi i motit për vikend

    Diell të shtunën, shi të dielën – ky është parashikimi i motit për vikend

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për këtë vikend, më 10 dhe 11 tetor, ku e shtuna pritet të jetë kryesisht me diell, ndërsa të dielën parashikohen vranësira dhe reshje shiu në vend.

    Sipas IHMK-së, të shtunën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa lokalitete mund të ketë edhe riga të dobëta shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 25 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Ndërkaq, e diela do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të theksuara.

    Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të zbresin në 12 deri në 16 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Diell të shtunën, shi të dielën – ky është parashikimi i motit për vikend appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bebe Rexha s’i harron traditat shqiptare, ia merr valles mes tupanave në dasmën e vëllait – publikohen pamjet

    Bebe Rexha s’i harron traditat shqiptare, ia merr valles mes tupanave në dasmën e vëllait – publikohen pamjet

    Bebe Rexha s’i harron traditat shqiptare, ia merr valles mes tupanave në dasmën e vëllait – publikohen pamjet

    Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar një moment të veçantë familjar, martesën e vëllait të saj, në një atmosferë të mbushur me muzikë dhe tradita shqiptare.

    Artistja është shfaqur duke kërcyer valle shqiptare në shtëpinë e saj, mes ritmeve festive dhe muzikës popullore, duke iu bashkuar familjarëve në këtë gëzim familjar.

    Në pamjet e publikuara nga festa, Bebe shihet duke ia marrë valles së bashku me të afërmit, ndërsa atmosfera karakterizohet nga traditat që shoqërojnë dasmat shqiptare.

    Këngëtarja me origjinë shqiptare ka folur edhe më herët me krenari për prejardhjen e saj, duke treguar se traditat dhe muzika shqiptare zënë një vend të veçantë në jetën e saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bebe Rexha s’i harron traditat shqiptare, ia merr valles mes tupanave në dasmën e vëllait – publikohen pamjet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe

    Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe

    Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të lejuar shitjen e naftës ruse në tregun global, pas një marrëveshjeje me presidentin rus, Vladimir Putin.

    Trumpi njoftoi të premten se ishte pajtuar me Putinin që Rusia të mund ta lëshojë naftën e saj në tregun botëror, në sasi prej disa qindra mijëra tonelatash, nga tani dhe gjatë muajve në vijim. Sipas presidentit amerikan, kjo masë do të ndikojë menjëherë në uljen e çmimeve.

    Megjithatë, Zelensky ka paralajmëruar se lehtësimi i sanksioneve ndaj Moskës mund ta zgjasë luftën në Ukrainë, duke kundërshtuar çdo masë që, sipas tij, i sjell përfitime Rusisë ndërsa luftimet vazhdojnë.

    “Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe”, ka deklaruar Zelensky, duke shtuar se Rusia do t’i përgjigjet kësaj me “terror të mëtejmë”.

    “Mundësimi që Rusia të shesë naftë është investim në luftën që duhet të mbarojë e jo të zgjatet”, ka shkruar presidenti ukrainas në rrjetet sociale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BE kërkon sqarime nga OpenAI për sulmet kibernetike të kryera nga IA

    BE kërkon sqarime nga OpenAI për sulmet kibernetike të kryera nga IA

    “Disa kompani kineze janë njoftuar gjithashtu zyrtarisht se duhet të paraqesin informacione shtesë”, tha Virkkunen në një intervistë për rrjetin e agjencive të lajmeve European Newsroom (enr).

    Komisioni kishte konfirmuar më parë se u kishte dërguar kërkesa për informacion më shumë se 30 kompanive të inteligjencës artificiale, pa bërë të ditur emrat e tyre.

    Kërkesat lidhen jo vetëm me shkeljet e mundshme të të drejtave të autorit, por edhe me rreziqet për sigurinë.

    Sulmet kibernetike autonome të kryera nga modelet e inteligjencës artificiale kanë shtuar së fundmi shqetësimet për rreziqet që paraqet kjo teknologji.

    Si OpenAI, ashtu edhe Anthropic, janë detyruar të pranojnë se programet e tyre kishin sulmuar pa dashje kompani të tjera gjatë testimeve.

    Disa përfaqësues të industrisë kanë paralajmëruar madje se nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia që inteligjenca artificiale të përbëjë në të ardhmen një kërcënim ekzistencial për njerëzimin.

    Virkkunen tha se deklarata të tilla mund të jenë edhe një strategji marketingu.

    “Por, sigurisht, nëse një kompani thotë se sistemi i saj është shumë i rrezikshëm, atëherë mendoj se nuk duhet ta hedhë në treg”, shtoi ajo.

    Konkurrenca globale në këtë fushë është e ashpër dhe disa kompani po përballen me presion të madh, theksoi politikania finlandeze.

    Sipas saj, ekziston një rrezik i qartë që këto kompani të nxjerrin në treg produkte që nuk janë testuar mjaftueshëm.

    “Aktualisht, rreziqet përqendrohen kryesisht te siguria kibernetike dhe lidhen me të”, u shpreh Virkkunen.

    Megjithatë, ajo paralajmëroi se në të ardhmen mund të shfaqen rreziqe edhe më serioze, përfshirë mundësinë që modelet e avancuara të inteligjencës artificiale të përdoren për zhvillimin e armëve biologjike ose të bien në duart e terroristëve.

    Burimi: RTKLive

  • Prokuroria: I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj kishte armë me leje të skaduar

    Prokuroria: I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj kishte armë me leje të skaduar

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka ndaluar 38-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij 27-vjeçare dhe të vëllait të saj 31-vjeçar, si dhe për plagosjen e rëndë të një familjari tjetër, 48-vjeçar, në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, motivi i ngjarjes ende nuk dihet, njofton Dukagjini.

    Në njoftim thuhet se i dyshuari V.R. nga Gjilani dyshohet se ka përdorur armë zjarri për t’i privuar nga jeta bashkëshorten e tij, N.B., 27 vjeçe, dhe vëllain e saj, E.B., 31 vjeç. Ndërkaq, M.B., 48 vjeç, djali i xhaxhait të bashkëshortes së të dyshuarit, ka mbetur i plagosur rëndë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Tutje bëhet e ditur se gjatë hetimeve është sekuestruar një pistoletë e markës “Bereta”, me leje të skaduar, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale. Po ashtu, janë sekuestruar prova të tjera materiale, pas kontrolleve të kryera në tri lokacione të pronave të të dyshuarit.

    Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari nuk ka të kaluar kriminale dhe se ndaj tij nuk ka pasur raste të raportuara për dhunë në familje.

    Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Burimi: Dukagjini