Trajneri i Trepçës ua kërkoi hallallin referëve para se të shkonte në Haxh (VIDEO)

Trajneri i Trepçës ua kërkoi hallallin referëve para se të shkonte në Haxh (VIDEO)

Written by

in

Trajneri i Trepçës ua kërkoi hallallin referëve para se të shkonte në Haxh (VIDEO)

Referi Xhelal Mumini ka rrëfyer një moment interesant me trajnerin e Trepçës, Adis Beqiragiq.

Ai në 1me1podcast me Ulpiana Emrën rrëfeu se Beqiragiqi ua kishte kërkuar hallallin gjyqtarëve kosovarë para se të nisej për Haxh për momentet kur ka dalë nga vetja dhe ka thënë diçka që nuk duhet.

“…20 minuta para lojës po vjen trajneri i Trepçës Adis Beqiragiq edhe po thotë ‘hajde veç po du me folë me ty. Ai tha e ki obligim veç ti me e bo’. Qaty te tavolina zyrtare”, rrëfeu Mumini.

“Edhe dy lojë a sa ishin mes finaleve, tha ‘unë kom me shku në Haxh’, në Qabe. Po tha ‘unë me shumë gjyqtarë…’, në atë fjalorin e vet tha, ‘…pak jam ngutë, duhet e s’duhet më ka dalë prej gojës gjithçka…’, por tha ‘ti duhet me e marrë përsipër edhe me i thirrë gjyqtarët me të cilët unë kom pasë telashe me ua lypë hallallin, se nëse njani prej tyne s’ma bon, nuk më njehet që kom shku”, tha Mumini në 1me1podcast në Klan Kosova.

@1me1podcast

Adis Bećiragić na kërkoi hallallin, gjyqtarëve – tregon Xhelal Mumin @ulpianeee

♬ original sound – 1me1podcast