Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe

Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe

Written by

in

Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të lejuar shitjen e naftës ruse në tregun global, pas një marrëveshjeje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Trumpi njoftoi të premten se ishte pajtuar me Putinin që Rusia të mund ta lëshojë naftën e saj në tregun botëror, në sasi prej disa qindra mijëra tonelatash, nga tani dhe gjatë muajve në vijim. Sipas presidentit amerikan, kjo masë do të ndikojë menjëherë në uljen e çmimeve.

Megjithatë, Zelensky ka paralajmëruar se lehtësimi i sanksioneve ndaj Moskës mund ta zgjasë luftën në Ukrainë, duke kundërshtuar çdo masë që, sipas tij, i sjell përfitime Rusisë ndërsa luftimet vazhdojnë.

“Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe”, ka deklaruar Zelensky, duke shtuar se Rusia do t’i përgjigjet kësaj me “terror të mëtejmë”.

“Mundësimi që Rusia të shesë naftë është investim në luftën që duhet të mbarojë e jo të zgjatet”, ka shkruar presidenti ukrainas në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali