Author: Momenti

  • Dy të rinj shqiptarë nga Shkupi dyshohet se janë rrahur nga policia

    Dy të rinj shqiptarë nga Shkupi dyshohet se janë rrahur nga policia

    Sipas tyre, policia i ka ndaluar për t’i legjitimuar dhe më pas ka filluar duke ushtruar dhunë ndaj tyre. 

    Pas deklaratave të dy të rrinjëve ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, e cila ka njoftuar se po ndërmerr masa dhe aktivitete për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme të zyrtarëve policorë të përfshirë.

    Burimi: RTKLive

  • Sofja dhe Shkupi vazhdojnë të kenë dallime për rrugën drejt BE-së

    Sofja dhe Shkupi vazhdojnë të kenë dallime për rrugën drejt BE-së

    Kështu deklaroi ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova Çamova, pas takimit me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski, të mbajtur në Sofje.

    “Ky takim u kërkua nga pala maqedonase dhe unë, natyrisht, e pranova. Qëndrimi i Sofjes mbetet i pandryshuar. Zbatimi i marrëveshjes së vitit 2022 është rruga e vetme për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, deklaroi Petrova Çamova.

    Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut e vlerësoi takimin si konstruktiv, por theksoi se qëndrimet e të dyja palëve për çështjet thelbësore vazhdojnë të jenë larg njëra-tjetrës.

    “Qëndrimet tona janë absolutisht të qarta. Është interes strategjik edhe i Bullgarisë që ne të ecim përpara në rrugën evropiane. Por ne jemi një vend që ndër vite vazhdimisht është përballur me kërkesa dypalëshe”, tha Mucunski.

    Takimi u kërkua nga Shkupi zyrtar, pas rekomandimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të shqyrtuar mundësitë e zhbllokimit të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues.

    Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

     

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova

    Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova

    Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova

    Dy të mitur nga Afganistani janë arrestuar në Austri, nën dyshimin se në korrik sulmuan dhe grabitën një 17-vjeçar nga Kosova në qytetin e Linzit

    Ngjarja ndodhi më 19 korrik, në orët e para të mëngjesit, në zonën Linz-Urfahr. Sipas hetimeve, i riu nga Kosova ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri, ndërsa të dyshuarit i kishin marrë paratë.

    Në kohën e ngjarjes, policia nuk kishte arritur t’i identifikonte autorët. Megjithatë, hetimet e Policisë Kriminale të Austrisë së Epërme çuan te dy të miturit, një 16-vjeçar nga Kremsmünster dhe një 15-vjeçar nga Wels.

    Të dy u arrestuan më 5 tetor, me urdhër të prokurorisë, në banesat e tyre. Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi armën që dyshohet se ishte përdorur në grabitje, si dhe armë të tjera të ndaluara, përfshirë një armë elektroshoku.

    Gjatë marrjes në pyetje, të dy të dyshuarit pranuan pjesërisht veprën për të cilën dyshohen, sipas autoriteteve.

    Pas përfundimit të procedurave fillestare policore, ata u dërguan në Qendrën Korrektuese të Linzit, ku do të qëndrojnë gjatë procedurës së mëtejshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohen në Austri dy të mitur afganë, dyshohen për grabitjen e një 17-vjeçari nga Kosova appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin e FSK-së, në fokus zhvillimet e sigurisë

    Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin e FSK-së, në fokus zhvillimet e sigurisë

    Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin e FSK-së, në fokus zhvillimet e sigurisë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka pritur në takim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

    Jashari e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës, ndërsa gjatë takimit diskutuan për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në përmbushjen e misionit të saj kushtetues.

    Më herët gjatë ditës, Presidentja Shiroka Pula priti në takim edhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin e FSK-së, në fokus zhvillimet e sigurisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Komandanti i ri i KFOR-it në Prishtinë, Ulutash e pret në takim

    Komandanti i ri i KFOR-it në Prishtinë, Ulutash e pret në takim

    Komandanti i ri i KFOR-it në Prishtinë, Ulutash e pret në takim

    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim Gjeneral-majorin Roberto Vergori, i cili do të marrë komandën e misionit të KFOR-it.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, në ditët në vijim, dy komandantët do të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të procesit të tranzicionit, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së aktiviteteve të misionit, transmeton Klankosova.tv.

    Ceremonia e dorëzim-pranimit të komandës së KFOR-it është planifikuar të mbahet më 14 tetor 2026, në selinë e misionit të NATO-s në Prishtinë.

  • Rexhaj mbron mënyrën e zgjedhjes së presidentes: Nuk mund të bëhej në mënyrë të zakonshme

    Rexhaj mbron mënyrën e zgjedhjes së presidentes: Nuk mund të bëhej në mënyrë të zakonshme

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka cilësuar pozitive dhe të mençur zgjedhjen e presidentes së Kosovës nga Kuvendi, duke thënë se kjo ka mundësuar tejkalimin e bllokadës institucionale dhe rikthimin e funksionimit të Kuvendit.

    Rexhaj, i ftuar në “FIVE”, u shpreh se Kosova ishte futur në një cikël të përsëritur zgjedhjesh për shkak të mospajtimeve mes partive politike rreth zgjedhjes së presidentit, pavarësisht kandidatëve të propozuar nga kryeministri, Albin Kurti.

    Ai ka vlerësuar se arritja e dakordancës për zgjedhjen e presidentes i ka dhënë vendit mundësinë që të vazhdojë punën institucionale, ndërsa opozita tashmë mund t’i ngrejë çështjet dhe shqetësimet e saj në Kuvend.

    “Dilemat dhe debatet për tema të caktuara duhet të ndodhin në Kosovë sepse jemi edhe Republikë Parlamentare e kemi demokraci, konsideroj që për Republikën e Kosovës zgjedhja e presidentes nga Kuvendi i Kosovës është veprim pozitiv e i mençur se Kosova u fut në ciklin e përsëritur të zgjedhjeve me idenë që partitë politike nuk pranonin të zgjidhej Presidenti pavarësisht se kë e propozonte Kurti siç ishte paraprakisht para zgjedhjes së presidentes – ne patëm edhe propozime tjera. Më në fund patëm një dakordancë e kjo mendoj se është e mirë për Republikën e Kosovës sepse tash mund të marrim frymë lirshëm institucionalisht e tash kemi edhe opozitë se tashmë ekziston Kuvendi ku deputetët mund t’i ngrisin çështjet e tyre, diskutimet e pikëpyetjet”, u shpreh Rexhaj.

    Duke folur për mënyrën e zgjedhjes së presidentes, deputeti i VV-së ka thënë se çështja është problematizuar kryesisht në aspektin teknik, duke theksuar se, sipas tij, asnjë grup parlamentar nuk është ankuar në Gjykatën Kushtetuese.

    Rexhaj ka argumentuar se zgjedhja është bërë në rrethana të jashtëzakonshme, pasi vendi ndodhej vetëm disa orë larg afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    “Nuk mendoj që është problem kjo, kjo më shumë problematizohet në aspektin teknik dhe nuk ka asnjë grup parlamentar që është ankuar në Gjykatën Kushtetuese. Një gjë e them me përgjegjësi të madhe se zgjedhja e presidentit në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk mund të bëhej në mënyrë të zakonshme dhe u bë në formë të tillë se ishte situatë e jashtëzakonshme – gjendja ishte e jashtëzakonshme në kuptimin që ishim para disa orëve që na i kishte caktuar Gjykata Kushtetuese dhe në rrethana të tillë ti e bënë më të mirën njësoj sic bëri edhe Kurti ku i rreshtonte kandidatët që njëherë i diskutonim në grup parlamentar e pastaj thërriste konferencë e pastaj patëm përgjigje nga PDK-ja për të votuar Presidenten”, u shpreh Rexhaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj

    Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj

    Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj

    Cristiano Ronaldo është suspenduar përkohësisht nga Federata Portugeze e Futbollit, pas largimit të tij nga grumbullimi me përfaqësuesen, në mes të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

    41-vjeçari u largua pas një pakënaqësie që pati me përzgjedhësin Jorge Jesus. Federata Portugeze më pas reagoi duke e suspenduar automatikisht.

    Këshilli Disiplinor i Federatës Portugeze pritet të mblidhet për të vendosur se sa do të zgjasë suspendimi i yllit portugez. Sipas mediumit britanik “The Sun”, të premten, dënimi mund të zgjasë nga një deri në gjashtë muaj.

    Nëse suspendimi zgjat më shumë se një muaj, Ronaldo do të rrezikonte të mungonte sërish për Portugalinë në Ligën e Kombeve, në ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Uellsit, të planifikuara për muajin nëntor.

    Anëtarët e këshillit pritet t’i shqyrtojnë të gjitha rrethanat e rastit, përfshirë edhe kërkimfaljen publike të Ronaldos ndaj tifozëve.

    Megjithatë, sipas mediumit “ESPN”, nuk pritet që ndaj tij të merret masa më e rëndë e suspendimit, për shkak të ndikimit që ai ka te përfaqësuesja portugeze.

    Pakënaqësitë e Ronaldos nisën pas ndeshjes ndaj Norvegjisë, më 27 shtator, kur ai mbeti në bankën rezervë dhe nuk u aktivizua në lojë.

    Ronaldo ka thënë se përzgjedhësi Jorge Jesus i kishte premtuar se do të luante për 30 minuta, por ai mbeti vetëm duke u ngrohur jashtë vijave kufizuese. Në fund, trajneri vendosi të mos e inkuadronte fare.

    “Ai më tha të bëhesha gati sepse do të luaja 30 minuta. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi më pas. U ngroha pas pjesës së parë, e shihja se minutat shkonin dhe nuk ftohesha. Trajneri nuk e mbajti fjalën”, theksoi Ronaldo.

    Ylli portugez shtoi më pas se Jesusi nuk e mbajti fjalën as në një rast të dytë, kur deklaroi në konferencë për shtyp se “unë i marrë vendimet”.

    Ronaldo është pesë herë fitues i “Topit të Artë” dhe konsiderohet ndër futbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti. Ai i është afruar shifrës prej 1.000 golash të shënuar në karrierë dhe nuk pritet të pensionohet nga futbolli aktiv pa e arritur këtë objektiv.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Personi që mbijetoi në Gjilan është xhaxhai i gruas që dyshohet se u privua nga jeta

    Personi që mbijetoi në Gjilan është xhaxhai i gruas që dyshohet se u privua nga jeta

    Personi që mbijetoi në Gjilan është xhaxhai i gruas që dyshohet se u privua nga jeta

    I plagosuri në rastin e rëndë në Livoç të Ulët të Gjilanit është xhaxhai i gruas që dyshohet se u vra nga burri i saj, mëson Klan Kosova nga burimet.

    Ai është dërguar në QKUK, pasi fillimisht ishte trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.

    Lajmi në përditësim

  • Reagon Trump: Nobel i turpshëm, fituesja e urren Amerikën dhe Izraelin

    Reagon Trump: Nobel i turpshëm, fituesja e urren Amerikën dhe Izraelin

    Reagon Trump: Nobel i turpshëm, fituesja e urren Amerikën dhe Izraelin

    Presidenti i Amerikës Donald Trump shpërndau në profilin e tij në Truth Social kritikat ndaj dhënies së Çmimit Nobel për Paqe Navi Pillayt.

    Ai publikoi postimin e llogarisë ”Shoenlaw”, ku thuhet se “Sot, Komiteti Nobel është bërë protagonist i një turpi të pariparueshëm dhe ka zhvlerësuar Çmimin Nobel për Paqe, dikur prestigjioz, duke ia dhënë atë Navi Pillay, nga OKB-ja. Pillay ushqen një urrejtje të hapur ndaj Amerikës dhe Izraelit. Në rolin e saj, ajo ka lavdëruar terroristët dhe ka shpërblyer Hamasin. Ajo ka drejtuar një hetim farsë, duke pretenduar se Izraeli kishte kryer gjenocid dhe duke kërkuar ndjekjen e tij penale”.

    “Ajo nuk gëzon asnjë besueshmëri në qarqet normale dhe nuk ka bërë kurrë asgjë për të promovuar paqen; përkundrazi, ka bërë pikërisht të kundërtën. Por çfarë mund të pritej nga një komitet që në të kaluarën ia ka dhënë çmimin e lakmuar të paqes Yasser Arafatit?”, vijon postimi i “Shoenlaw”, emri i llogarisë që i referohet studios ligjore ”Schien Law Firm”.