Author: Momenti

  • Vala e gripit pritet nga mesi i dhjetorit në Zvicër

    Vala e gripit pritet nga mesi i dhjetorit në Zvicër

    Me mbërritjen e vjeshtës, në Zvicër ka filluar sezoni i infeksioneve të frymëmarrjes. Ndërsa gripi dhe virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) ende qarkullojnë shumë pak, rastet e Covid-19 janë tashmë në rritje në disa rajone.

    Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) nuk pret një valë të konsiderueshme gripi para mesit të dhjetorit, raporton archinfo, transmeton Telegrafi.

    Shkalla e kësaj vale mbetet e vështirë të parashikohet, tha ajo për Keystone-ATS. Kjo do të varet në veçanti nga imuniteti i popullatës, variantet e virusit në qarkullim dhe kushtet e motit.

    E njëjta gjë vlen edhe për Covid-19 dhe RSV, të cilat mund të shkaktojnë infeksione serioze, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

    Për momentin, situata po evoluon në përputhje me pritjet e autoriteteve shëndetësore. Sipas sistemit të mbikëqyrjes Sentinella, gripi dhe RSV mbeten në nivele shumë të ulëta, ndërsa Covid-19 po fiton terren.

    Ky zhvillim nuk është i pazakontë. Në vitet e fundit, Covid-i në përgjithësi ka arritur kulmin në vjeshtë, përpara valëve të dimrit të gripit dhe RSV-së, shpjegon FOPH.

    Në javët e fundit, afërsisht 120 raste të Covid-19 janë raportuar çdo javë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, krahasuar me 10 deri në 20 gjatë shumicës së javëve të verës. Megjithatë, virusi ende qarkullon me një ritëm më të ulët se gjatë së njëjtës periudhë të viteve të kaluara. Në javën e parë të tetorit 2025, u regjistruan më shumë se 500 raste.

    Viruse të tjera të frymëmarrjes, veçanërisht ato përgjegjëse për ftohjet, qarkullojnë gjithashtu në vjeshtë. Ky është rasti i rinoviruseve, të cilat megjithatë nuk monitorohen në sistemin e raportimit të BAFOS, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, disa prodhues të vaksinave kundër gripit po raportojnë vonesa në dorëzime në zyrat e mjekëve, spitalet, institucionet mjekësore-sociale dhe farmacitë.

    Megjithatë, kjo nuk është mungesë, por thjesht çështje vonesash, thekson Simon Ming, zëdhënës i FOPH. Personat në rrezik, si pjesa tjetër e popullsisë, kanë ende kohë të mjaftueshme për t’u vaksinuar nëse dëshirojnë./Telegrafi/

  • Skandali me 103 tonë mish të skaduar të “Apetit-it”- Dogana e Kosovës reagon: Çdo dërgesë ishte kontrolluar

    Skandali me 103 tonë mish të skaduar të “Apetit-it”- Dogana e Kosovës reagon: Çdo dërgesë ishte kontrolluar

    Skandali me 103 tonë mish të skaduar të “Apetit-it”- Dogana e Kosovës reagon: Çdo dërgesë ishte kontrolluar

    Mishi me afat të skaduar u kap nga Dogana e Malit të Zi, por jo edhe nga ajo e Kosovës. Dogana e Kosovës thotë se kompania “Apetit” i është nënshtruar kontrolleve doganore në çdo dërgesë gjatë këtij viti. Por kontrollet doganore të shteteve fqinje e kanë kapur “Apetitin” në flagrancë duke futur në Kosovë mish te skaduar e duke ia mbuluar afatin e skadimit.

    Autoritetet e Malit të Zi ndaluan në Portin e Tivarit katër kontejnerë me gjithsej rreth 103 tonë mish viçi me afat të skaduar, të destinuar për kompaninë kosovare “Apetit”. Në rastin e parë, më 15 shtator, u ndaluan tre kontejnerë me 77.8 tonë mish, ndërsa më 24 shtator u ndalua edhe një kontejner tjetër me 24.65 tonë.

    Në rastin e tre kontejnerëve të parë, autoritetet malazeze kanë deklaruar se gjatë kontrollit janë gjetur etiketa origjinale ku ishte shënuar afati i skaduar i përdorimit, ndërsa më pas ato dyshohet se ishin zëvendësuar me etiketa me një afat tjetër. Për rastin e dytë, autoritetet kanë konstatuar se mishi kishte afat përdorimi deri më 14 maj 2026.

    Përballë këtyre gjetjeve, Dogana e Kosovës thotë se të gjitha dërgesat e “Apetit” gjatë këtij viti janë kontrolluar pa përjashtim.

    “Ju njoftojmë se gjatë këtij viti subjekti në fjalë në të gjitha dërgesat i është nënshtruar kontrollit pa përjashtim”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Kosovës.

    Sa i përket informacionit të pranuar nga autoritetet e Malit të Zi për dërgesën e ndaluar, Dogana thotë se ai trajtohet sipas procedurave përkatëse dhe shërben për “pasurimin dhe përditësimin e analizës së riskut të Doganës së Kosovës”.

    “S a i përket informacionit të pranuar nga autoritetet e Malit të Zi lidhur me një dërgesë të ndaluar në atë shtet, informacionet e tilla trajtohen në përputhje me procedurat përkatëse dhe shërbejnë për pasurimin dhe përditësimin e analizës së riskut të Doganës së Kosovës”, thuhet më tej në përgjigje.

    Autoritetet malazeze përmendën edhe Portin e Durrësit

    Rasti mori një dimension tjetër pasi Administrata Doganore e Malit të Zi deklaroi se, përmes komunikimit me administratat doganore të vendeve fqinje, ishin evidentuar edhe parregullsi të lidhura me kompaninë “Apetit” në Portin e Durrësit.

    Sipas njoftimit malazez, informacionet lidhur me këto raste janë shkëmbyer me administratat doganore kompetente dhe për ngjarjet është njoftuar edhe Organizata Botërore e Doganave.

    Pikërisht lidhur me këto zhvillime, Dogana e Kosovës nuk ka dhënë detaje konkrete për rastet në Durrës, por ka thënë se informacionet e pranuara nga autoritetet e huaja trajtohen sipas procedurave dhe përdoren për përditësimin e analizës së riskut.

    AUV ka shtuar kontrollet ndaj “Apetit”

    Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se që nga 18 shtatori ka nisur kontrolle të detajuara ndaj operatorit ekonomik “Apetit” dhe se biznesi është mbajtur nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

    Sipas AUV-së, kontrollet përfshijnë verifikimin e dokumentacionit të importit, origjinës së produkteve, afateve të përdorimit, sasive të importuara e të shpërndara, si dhe marrjen e mostrave për analiza. Agjencia ka paralajmëruar se, nëse konstatohen rreziqe për sigurinë ushqimore, mund të ndërmerren masa ligjore, përfshirë ndalimin e qarkullimit dhe tërheqjen e produkteve nga tregu.

    The post Skandali me 103 tonë mish të skaduar të “Apetit-it”- Dogana e Kosovës reagon: Çdo dërgesë ishte kontrolluar appeared first on Insajderi.

  • Sulmi i dytë në shkollë brenda dy ditësh në Poloni, një i vdekur dhe dy të plagosur

    Sulmi i dytë në shkollë brenda dy ditësh në Poloni, një i vdekur dhe dy të plagosur

    Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë fillore në Poloni, ndërsa ky është sulmi i dytë i tillë brenda dy ditësh.

    Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 09:00 në Leszczydół-Nowiny, në verilindje të Varshavës. Policia bëri të ditur se sulmuesi, një 15-vjeçar dhe ish-nxënës i kësaj shkolle, vrau një 37-vjeçare që punonte si kujdestare dhe plagosi dy persona të tjerë.

    Drejtori i shkollës, Krzysztof Ochmański, tha se kishte dëgjuar një britmë dhe kishte dalë në korridor për të ndërhyrë.

    “Ai më plagosi me tehun e një thike mjaft të gjatë – kishte tri thika me vete – dhe më goditi me dorezë. Deri atëherë, kisha arritur ta neutralizoja”, tha ai për transmetuesin publik Polskie Radio RDC.

    Sipas televizionit TVN24, edhe një mësues tjetër u plagos teksa po përpiqej ta ndalonte sulmuesin.

    Ministria e Brendshme njoftoi se nuk ka persona të tjerë në rrezik për jetën.

    “Sulmuesi ishte ish-nxënës i kësaj shkolle fillore dhe aktualisht është nxënës në një shkollë profesionale. Në këtë moment, nuk i dimë motivet”, deklaroi një zëdhënëse e ministrisë.

    Sulmi ndodhi vetëm një ditë pasi një 19-vjeçar plagosi 10 persona, përfshirë edhe veten, në një tjetër shkollë në Poloni.

    Burimi: Dukagjini

  • Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike (VIDEO)

    Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike (VIDEO)

    Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike (VIDEO)

    Një tjetër skandal ka goditur shtetin e Shqipërisë.

    Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Miftar Zejnullahu këtë skandal e vlerësoi si më të rrezikshëm sesa atë me kompozitorin shqiptar, Adi Hila, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tij, një ngacmim ka ndodhur në mes të ditës në një lokal të Tiranës, nga një biznesmen i njohur shqiptar, ku bashkë me të ishte edhe një drejtues i medias.

    “Ky skandal që ka ndodh, ka ndodhur në një prej lokaleve në qendër të Tiranës, në mes të ditës, ku shihet një drejtues i një media në Shqipëri, me një vajzë e cila shihet se është nën efekt të alkoolit, ose të llojit të drogave. Me ata në tavolinë ka qenë edhe një biznesmen i njohur i Shqipërisë, por nuk du me fol me emra, përderisa ende asnjë masë s’është marrë nga policia”, tha Zejnullahu.

    “Biznesmeni në fjalë çohet edhe bën një akt të shëmtuar seksual në drejtim të kësaj vajze”, tha ai.

    Zejnuhallu thotë se viktimë është një vajzë që ishte pjesë e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania.

  • Emiri i Katarit uron Shiroka-Pulën: Shpreh dëshirën që marrëdhëniet mes dyja vendeve të zhvillohen

    Emiri i Katarit uron Shiroka-Pulën: Shpreh dëshirën që marrëdhëniet mes dyja vendeve të zhvillohen

    Emiri i Katarit uron Shiroka-Pulën: Shpreh dëshirën që marrëdhëniet mes dyja vendeve të zhvillohen

    Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime edhe nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

    Përmes një telegrami zyrtar,ai i ka uruar asaj suksese në ushtrimin e detyrës së saj.

    Në mesazhin e urimit, Emiri i Katarit ka shprehur gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Katarit të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen më tej.

    “Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Amiri Diwan.

    Ky urim vjen një ditë pasi Justina Shiroka Pula bëri betimin si Presidente e Republikës së Kosovës dhe mori zyrtarisht detyrën.

  • Granit Xhaka zbulon dënimin e tij për certifikatën e falsifikuar të Covid-19

    Granit Xhaka zbulon dënimin e tij për certifikatën e falsifikuar të Covid-19

    Kapiteni i ekipit kombëtar të Zvicrës, Granit Xhaka e njoftoi publikisht dënimin e dhënë në lidhje me certifikatën e falsifikuar të COVID-19. 34-vjeçari nga Kosova u dënua me gjobë me kusht.

    Granit Xhaka postoi në profilin e tij privat në Instagram sot (e enjte) për të njoftuar rezultatin e procedurës penale kundër tij.

    Lojtari i kombëtares zvicerane u dënua me gjykim të shkurtuar me një gjobë me kusht prej shumë prej 3,000 frangash ose 50 ditë pune për marrjen e një certifikate të rreme me anë të mashtrimit. Periudha e provës është dy vjet.

    Prandaj, Xhaka nuk do të duhet të paguajë gjobën, me kusht që të sillet siç duhet gjatë periudhës së provës. Ai tashmë i ka paguar shpenzimet gjyqësore.

    “E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, ka shkruar Xhaka, i cili thotë se më parë kishte dhënë një deklaratë të plotë në zyrën e prokurorit të qarkut.

    Disa javë më parë, kapiteni i ekipit kombëtar zviceran kishte folur publikisht për akuzat, ndërsa tani ai ka falënderuar mbështetësit e tij.

    “Mesazhet e shumta mbështetëse që kam marrë gjatë javëve të fundit kanë shumë rëndësi për mua”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/

  • Vdes në moshën 90-vjeçare Margaret Hamilton, pionierja e softuerit që ndihmoi Apollo 11 të ulej në Hënë

    Vdes në moshën 90-vjeçare Margaret Hamilton, pionierja e softuerit që ndihmoi Apollo 11 të ulej në Hënë

    Margaret Hamilton, shkencëtarja amerikane e kompjuterëve që drejtoi ekipin përgjegjës për zhvillimin e softuerit të misioneve Apollo të NASA-s, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Instituti i Teknologjisë i Massachusettsit (MIT) konfirmoi se ajo ndërroi jetë më 30 shtator.

    Hamilton udhëhoqi ekipin që zhvilloi dhe testoi softuerin e përdorur në bordin e anijes së Apollo 11, i cili ndihmoi astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin të kryenin uljen historike në Hënë në vitin 1969, transmeton Telegrafi.

    Pak çaste para uljes, kompjuteri i Apollo 11 lëshoi një alarm për shkak të mbingarkesës. Softueri i projektuar nga ekipi i Hamiltonit ishte programuar t’u jepte përparësi detyrave më të rëndësishme, duke ndërprerë proceset dytësore dhe duke lejuar vazhdimin e uljes.

    Hamilton ishte ndër pionieret e inxhinierisë së softuerit, term që u përdor gjerësisht gjatë punës së saj në MIT. Në vitin 2016, presidenti Barack Obama e nderoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë për kontributin në shkencë dhe eksplorimin hapësinor.

    E lindur në Indiana në vitin 1936, Hamilton studioi matematikë dhe punoi në MIT nga viti 1959 deri në mesin e viteve 1970. Më vonë themeloi kompanitë e saj të softuerit, përfshirë Hamilton Technologies.

    Ajo la pas vajzën, dhëndrin, dy nipër dhe katër stërnipër. /Telegrafi/

  • Falsifikoi certifikatën e vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

    Falsifikoi certifikatën e vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

    Falsifikoi certifikatën e vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

    Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht lidhur me rastin e certifikatave të falsifikuara të vaksinimit gjatë pandemisë COVID-19.

    Vendimi është bërë i ditur nga vetë futbollisti 34-vjeçar përmes një postimi në Instagram, ku ka sqaruar se është dënuar me 50 ditë-gjobë, me nga 3 mijë franga zvicerane për ditë, me kusht.

    Sipas Xhakës, kjo nënkupton se dënimi nuk do të ekzekutohet nëse gjatë periudhës së kushtit nuk kryen ndonjë shkelje tjetër. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se i ka paguar shpenzimet e procedurës.

    Rasti lidhet me periudhën e pandemisë, kur Xhaka kishte pranuar se kishte siguruar certifikatë vaksinimi. Prokuroria e Lucernës kishte nisur procedurë ndaj tij për dyshimet lidhur me certifikatën e falsifikuar, ndërsa çështja ishte bërë publike fillimisht nga “Blick”.

    Në një deklaratë të mëhershme, Xhaka kishte pranuar përgjegjësinë për veprimet e tij, duke thënë se sot e konsideron atë vendim si gabim.

    Pas vendimit, Xhaka ka theksuar se e pranon atë dhe se merr përgjegjësinë për rastin.

    “E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, ka shkruar ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Falsifikoi certifikatën e vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjini paralajmëron Kurtin: Aleanca nga sot do të jetë në terren, do të jemi opozitë e pakompromis

    Gjini paralajmëron Kurtin: Aleanca nga sot do të jetë në terren, do të jemi opozitë e pakompromis

    Gjini paralajmëron Kurtin: Aleanca nga sot do të jetë në terren, do të jemi opozitë e pakompromis

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini fillimisht ka uruar Justina Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës si Presidente e Kosovës.

    Tutje, ai tha se koha e bllokadave ka mbaruar dhe se përgjegjësia është e Vetëvendosjes.

    Ai ka paralajmëruar se Aleanca do të jetë opozitë e pakompromis.

    “Oferta jonë pa asnjë kusht, ishte ekskluzivisht parimore, për shtetin dhe për qytetarët, njëjtë si qëndrimi jonë për Specialen dhe vota pro ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Nuk bëmë asnjë pazar dhe secilin premtim dhe qëndrim e mbajtëm deri në fund. Sot, koha e bllokadave mbaroi dhe përgjegjësia absolute u mbetet atyre që morën pushtetin. Prandaj, nga sot, puna jonë zhvendoset në terren. Aleanca do të jetë çdo ditë në terren, duke takuar e dëgjuar qytetarët në çdo komunë të Kosovës. Ne do të jemi opozitë e pakompromis. Do të flasim hapur dhe me emër për secilën shkelje, në secilin institucion dhe në çdo nivel të këtij pushteti. Nuk ka më hapësirë për arsyetime”, tha ai.

    The post Gjini paralajmëron Kurtin: Aleanca nga sot do të jetë në terren, do të jemi opozitë e pakompromis appeared first on Insajderi.

  • Si lindi Kryqi i Kuq, një nga organizatat më të njohura humanitare në botë? - Historia nis në Zvicër

    Si lindi Kryqi i Kuq, një nga organizatat më të njohura humanitare në botë? – Historia nis në Zvicër

    Nga tmerret e Betejës së Solferinos te themelimi i një prej organizatave më të njohura humanitare në botë – historia e Kryqit të Kuq lidhet ngushtë me Zvicrën dhe Henry Dunant.

    Kryqi i Kuq konsiderohet një nga kontributet më të rëndësishme humanitare të Zvicrës në historinë moderne.

    Historia e tij nisi me një ngjarje tragjike në Itali, në vitin 1859, kur biznesmeni zviceran Henry Dunant dëshmoi pasojat e Betejës së Solferinos, ku u përleshën trupat austriake dhe ato piemonteze, shkruan Blick, raporton Telegrafi.

    Mijëra ushtarë të plagosur kishin mbetur pa kujdesin e nevojshëm mjekësor. Pamjet që pa Dunant e tronditën aq shumë, sa ai vendosi t’ia kushtonte jetën e tij përmirësimit të trajtimit human të të plagosurve në kohë lufte dhe krizash.

    “Aventura humanitare”

    Sot, historia e kësaj nisme mund të ndiqet edhe në Muzeun Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Gjenevë.

    Ekspozita e përhershme, e titulluar “Aventura Humanitare”, sjell rrëfime dhe dëshmi mbi punën e Kryqit të Kuq dhe jetën e njerëzve në zonat e krizës.

    Ekspozita është e ndarë në tri fusha kryesore: “Mbrojtja e Dinjitetit Njerëzor”, “Rivendosja e Lidhjeve Familjare” dhe “Kufizimi i Rreziqeve të Fatkeqësive Natyrore”.

    Muzeu përmban gjithashtu hapësira që paraqesin projektet dhe angazhimet aktuale të Kryqit të Kuq në vende të ndryshme të botës.

    Një libër që ndryshoi historinë

    Pas përvojës së tij në Solferino, Dunant shkroi librin “A Memory of Solferino”, i cili u botua në vitin 1862.

    Në këtë vepër ai përshkroi në detaje vuajtjet e ushtarëve të plagosur dhe propozoi krijimin e organizatave neutrale që do të ndihmonin viktimat e luftës, transmeton Telegrafi.

    Idetë e tij u përkrahën dhe në Gjenevë u krijua një komitet prej pesë anëtarësh. Ky komitet u mblodh për herë të parë në vitin 1863 dhe më vonë u shndërrua në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).

    Një vit më vonë, në vitin 1864, u miratua Konventa e parë e Gjenevës, e cila hodhi themelet e rregullave ndërkombëtare për mbrojtjen e të plagosurve dhe viktimave të luftës.

    Pse simboli i Kryqit të Kuq lidhet me Zvicrën?

    Edhe simboli i organizatës është i lidhur drejtpërdrejt me Zvicrën.

    Kryqi i kuq mbi sfond të bardhë është përmbysja e ngjyrave të flamurit zviceran, e përdorur si homazh ndaj Zvicrës, vendit ku u themelua nisma.

    Nga Gjeneva në botë

    Ajo që nisi nga një ngjarje tragjike në Itali, një libër i shkruar nga një zviceran dhe një komitet i krijuar në Gjenevë, u shndërrua në një lëvizje humanitare me përmasa globale.

    Sot, ICRC vepron në shumë vende të botës dhe punon për mbrojtjen dhe ndihmën e njerëzve të prekur nga konfliktet dhe luftërat.

    Organizata është vlerësuar edhe me Çmimin Nobel për Paqe tri herë, në vitet 1917, 1944 dhe 1963.

    Historia e Kryqit të Kuq është, në thelb, historia e një ideje që lindi nga një tragjedi: që edhe në mes të luftës, të plagosurit dhe viktimat duhet të trajtohen me dinjitet dhe njerëzi./Telegrafi/