Author: Momenti

  • Klauzola që po bllokon transferimin e Carvajal te Getafe

    Klauzola që po bllokon transferimin e Carvajal te Getafe

    Klauzola që po bllokon transferimin e Carvajal te Getafe

    Dani Carvajal është shumë pranë transferimit te Getafe, por një klauzolë e kërkuar nga mbrojtësi ka bllokuar për momentin marrëveshjen.

    34-vjeçari kërkon të ketë mundësi të largohet në janar nëse merr ofertë nga një klub tjetër.

    Getafe nuk është bindur, ndërsa klubi po përballet edhe me probleme për regjistrimin e tij në La Liga./Klankosova.tv

  • Videot intime të Hilës, Berisha: Jemi shumë të etur si popull për me e pa privatësinë e tjetrit

    Videot intime të Hilës, Berisha: Jemi shumë të etur si popull për me e pa privatësinë e tjetrit

    Videot intime të Hilës, Berisha: Jemi shumë të etur si popull për me e pa privatësinë e tjetrit

    Publikimi dhe shpërndarja e videove intime të kompozitorit shqiptar, Adi Hilës me fytyra të njohura për publikun, është bërë temë diskutimi tash e mbi një javë në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

    Në emisionin “Kosova Today”, eksperti i teknologjisë, tha se viktimat u dhunuan edhe një herë pas publikimit të materialeve, transmeton Klankosova.tv.

    Ai shtoi se publikimi i materialeve u bë në një kohë, ku sipas tij, Shqipëria përballet me skandale të tjera.

    “Fatkeqësisht, viktima u dhunuan edhe pasi dolën materialet, dhe kjo është e papranueshme, por nuk duhet të harrojmë mënyrën se si dolën materialet. Ato dolën në një kohë kur Shqipëria është e mbushur me skandale, pra u shfrytëzuan dhe u përdorën filmime, video të bëra në mënyrë joligjore për të zhvendosur vëmendjen”, tha Semanaj.

    Nga ana tjetër, gazetarja Era Berisha tha se populli shqiptar është i etur për të parë privatësinë e tjetrit.

    “Kjo është për keqardhje, dhe është interesant që kur kemi të bëjmë me afera seksuale, këto konsumohen jashtëzakonisht shpejt në shoqërinë tonë, sepse ne jemi shumë të etur si popull për me e pa privatësinë e të tjerëve, dhe me pa mënyrën se si funksionojnë të tjerët”, tha Berisha.

  • Bayern gati 90 milionë euro për Dani Olmo

    Bayern gati 90 milionë euro për Dani Olmo

    Bayern gati 90 milionë euro për Dani Olmo

    Bayern Munich po monitoron Dani Olmon dhe mund të ofrojë deri në 90 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare.

    Olmo dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, ndërsa për të interesohen edhe Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Arsenal.

     Katalanasit nuk kanë arsye ta shesin, pasi lojtari ka kontratë deri në vitin 2030./Klankosova.tv

  • Merret vendimi i gjykatës ndaj Granit Xhakës

    Merret vendimi i gjykatës ndaj Granit Xhakës

    Merret vendimi i gjykatës ndaj Granit Xhakës

    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për sigurimin e një certifikate të rreme të COVID-19.

    34-vjeçari e bëri të ditur vetë vendimin përmes një postimi në Instagram, raporton media zvicerane “Bluewin”, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas aktgjykimit të shkurtuar, Xhaka është dënuar me 50 ditë-gjobë, me nga 3 mijë franga zvicerane për secilën, ndërsa periudha e kushtit është dy vjet.

    Kjo do të thotë se Xhaka nuk do ta paguajë gjobën, nëse gjatë kësaj periudhe nuk kryen shkelje të tjera. Ai tashmë ka paguar shpenzimet gjyqësore.

    “E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, shkroi Xhaka, duke shtuar se më herët kishte dhënë një deklaratë të plotë në prokurori.

    Kapiteni i Zvicrës kishte folur publikisht për akuzat disa javë më parë. Pas vendimit, ai falënderoi mbështetësit për mesazhet që kishte marrë gjatë kësaj periudhe. /Klankosova.tv

  • 11 zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit iu konfirmohet aktakuza, lirojnë zyrat

    11 zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit iu konfirmohet aktakuza, lirojnë zyrat

    11 zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit iu konfirmohet aktakuza, lirojnë zyrat

    11 zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës iu është konfirmuar aktakuza.

    Burimet e gazetares së Klan Kosovës Altiana Zogaj, bëjnë të ditur se ata tashmë i kanë liruar zyrat.

    Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-sekretarja Fadile Dyla si dhe zyrtarët Fehmi Zylfiu dhe Xhemajl Buzuku.

    Po ashtu zyrtarë të tjerë Bukurie Borovci dhe Arbenita Mehmeti, siç bën të ditur gazetarja.

    Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës.

    Ndërkohë Klankosova.tv ka pyetur në Polici dhe Prokurori për detaje.

    Më herët në media u raportua se në këtë Ministri po zhvillohet një aksion ku ka edhe të arrestuar.

    Por, Nga Prokuroria Themelore dhe nga ajo Speciale deklaruan për Klankosova.tv se nuk është duke u zhvilluar ndonjë aksion te Ministria e Arsimit.


    Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

  • Ylli i Interit drejt Shqipërisë? Trajneri zbulon: Ai më tha se donte të vinte

    Ylli i Interit drejt Shqipërisë? Trajneri zbulon: Ai më tha se donte të vinte

    Ylli i Interit drejt Shqipërisë? Trajneri zbulon: Ai më tha se donte të vinte

    Italia U21 do të jetë një prej skuadrave që do të zbarkojë në Shqipëri vitin e ardhshëm për të marrë pjesë në Kampionatin Europian U21, turne që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

    Skuadra e drejtuar nga Silvio Baldini siguroi matematikisht kualifikimin këtë javë, pasi mposhti Poloninë në ndeshjen e fundit të grupit.

    Italia ka zhvilluar një fushatë pozitive në eliminatore, ndërsa në Europian mund të përforcohet edhe me futbollistë që aktualisht janë pjesë e kombëtares së madhe italiane.

    Megjithatë, trajneri Silvio Baldini ka bërë të ditur se nuk pret një “revolucion” në skuadër dhe se vetëm një emër mund t’i bashkohet grupit të tij nga përfaqësuesja A: Pio Esposito, sulmuesi i Interit.

    Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Baldini u shpreh qartë për planet e tij:

    “Kë do të marr nga ekipi A? Asnjë. Mbaj këta që kam, djemtë e mi. I vetmi që më ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij është Pio Esposito, nëse nuk do të jetë i angazhuar me ekipin e parë.”

    Trajneri italian zbuloi gjithashtu se sulmuesi i Interit ia kishte shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Europianit që në qershorin e kaluar.

    “Kur u ndamë në qershorin e kaluar, më tha se do të dëshironte të luante Europianin, edhe për shkak se dy vite më parë nuk ia doli. Shpresojmë që të mos ketë pengesa dhe të na lejojnë ta kemi.”

    Pio Esposito do të ishte një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Baldinit, nëse Interi dhe axhenda e kombëtares A do ta lejonin pjesëmarrjen e tij.

    Sulmuesi është një prej emrave të rinj më të ndjekur në futbollin italian dhe pjesëmarrja në Europianin U21 në Shqipëri do t’i jepte mundësinë të ishte protagonist në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar.

    Për tifozët shqiptarë, një tjetër element interesant do të jetë pikërisht prania e Italisë në vendin tonë, me Pio Espositon si një prej emrave që mund të tërheqë më shumë vëmendjen gjatë turneut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ylli i Interit drejt Shqipërisë? Trajneri zbulon: Ai më tha se donte të vinte appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

    Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

    Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan dekretin e Presidentit Bajram Begaj për ngritjen dhe funksionimin e Ministres Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

    Në arsyetimin e saj Gjykata shprehet se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar pasi nuk është as ministër e as Ministri (institucion). Nuk është pjesë e Këshillit të Ministrave.

    “Gjykata Kushtetuese evidenton se pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues”, thuhet në vendimin e Kushtetueses e cila vendosi me shumicë votash ta rrëzojë kërkesën e opozitës, raporton a2cnn.

    Opozita kërkoi shfuqizimin e dispozitave përkatëse të dekretit, duke i konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën.

    The post Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese merr vendimin appeared first on Insajderi.

  • Shiroka-Pula priti në takim Kurtin, dakordohen për bashkëpunim ndërinstitucional

    Shiroka-Pula priti në takim Kurtin, dakordohen për bashkëpunim ndërinstitucional

    Gjatë takimit, Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe interesave të vendit, njofton zyra për informim e Presidencës.

    Bëhet e ditur se Kurti e falënderoi presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë.

    Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me presidenten në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Marinari britanik akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

    Marinari britanik akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

    Një marinar i ri i Marinës Mbretërore është paraqitur në gjykatë i akuzuar për përgatitje për spiunazh për Rusinë.

    Able Seaman Teddy Young, 24 vjeç, nga Bedfordshire, është akuzuar për disa vepra penale në bazë të Ligjit për Sigurinë Kombëtare (National Security Act), përfshirë pretendimin se ka siguruar informacione të mbrojtura që mund t’i sillnin përfitim një fuqie të huaj, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

    Young është ndaluar në paraburgim dhe pritet të paraqitet të enjten para Gjykatës së Magjistratëve në Westminster.

    Komandantja Helen Flanagan, drejtuese e Njësisë Kundër Terrorizmit në Londër, i ka cilësuar akuzat si shumë serioze, duke theksuar se bëhet fjalë për një pjesëtar në shërbim të forcave të armatosura.

    Policia ka bërë të ditur se akuzat ndaj Young nuk kanë lidhje me incidentin e fundit në bazën RAF Fairford, pas të cilit disa persona u arrestuan për shkak të aktivitetit të dyshimtë të raportuar pranë bazës.

    Në total, shtatë burra janë arrestuar dhe më pas janë liruar me kusht në lidhje me atë incident, i cili po hetohet nga njësitë kundër terrorizmit.

    Young u arrestua të martën në adresën e tij në Bedfordshire.

    Akuzat lidhen me periudhën nga 26 nëntori 2024 deri më 21 maj 2025. Sipas policisë, ai dyshohet se ka ndërmarrë veprime në përgatitje për kryerjen e veprës penale të zbulimit të informacionit të mbrojtur.

    Po ashtu, ai akuzohet se ka siguruar, kopjuar, regjistruar ose mbajtur informacione të mbrojtura, me qëllim që veprimet e tij t’i sillnin përfitim një fuqie të huaj, duke e ditur ose duke pasur parasysh rrethana të tjera se këto veprime, në mënyrë të arsyeshme, mund të konsideroheshin të dëmshme për sigurinë ose interesat e Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

    Flanagan ka thënë se hetuesit kanë bashkëpunuar ngushtë me kolegët përkatës operacionalë në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë hetimit, në mënyrë që të ndërmerreshin masat e nevojshme për të zvogëluar çdo rrezik të mundshëm që lidhej me rastin.

    Një zëdhënës i Marinës Mbretërore ka konfirmuar se një pjesëtar i saj është akuzuar, duke thënë se, për shkak se procedurat ligjore janë në vazhdim, nuk do të ishte e përshtatshme të jepeshin komente të mëtejshme në këtë fazë.

    Burimi: Dukagjini

  • Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

    Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

    Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

    Granit Xhaka ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë në Zvicër lidhur me çështjen për të cilën ishte marrë në pyetje. Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës konfirmoi se është dënuar me urdhër penal.

    Sipas deklaratës së publikuar nga vetë Xhaka, ai është shpallur përgjegjës për veprën penale të përfitimit të një vërtetimi të rremë, shkruan Indeksonline

    Dënimi është caktuar me 50 ditë-gjobë, nga 3,000 franga zvicerane për ditë, pra në total 150 mijë franga, por me kusht dhe periudhë prove prej dy vitesh. Kjo do të thotë se dënimi nuk ekzekutohet, për sa kohë që gjatë periudhës së provës Xhaka nuk kryen një tjetër vepër penale.

    Futbollisti shqiptar bëri të ditur se ka dhënë dëshminë e plotë para Prokurorisë dhe se tashmë është marrë vendimi përfundimtar. Ai gjithashtu konfirmoi se shpenzimet e procedurës janë paguar.

    “E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë. Qëndroj pas asaj që kam thënë disa javë më parë”, deklaroi Xhaka.

    Në fund, mesfushori falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

    “Faleminderit për mesazhet e shumta mbështetëse që kam marrë gjatë javëve të fundit. Për mua kanë shumë rëndësi”, përfundoi Xhaka.

    The post Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër appeared first on Insajderi.