Author: Momenti

  • Presidentja Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën

    Në ditën e parë pas marrjes së detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur angazhimet e saj duke bërë homazhe në Prekaz, te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

    Fillimisht, Shiroka-Pula qëndroi në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku nderoi sakrificën e familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

    “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

    Më pas, Presidentja bëri homazhe te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, duke vlerësuar rolin e tij në një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

    “Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.

    Në vazhdim, Shiroka-Pula nderoi edhe veprimtarin Adem Demaçi, duke kujtuar jetën dhe veprën e tij në shërbim të lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

    “Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Presidentja Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka-Pula nis mandatin si presidente me homazhe në Prekaz, te Rugova e Demaçi

    Shiroka-Pula nis mandatin si presidente me homazhe në Prekaz, te Rugova e Demaçi

    Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

    Në Prekaz, Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

    “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

    Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

    “Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi Shiroka-Pula.

    Te varri i veprimtarit Adem Demaçi, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

    “Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

    Shiroka-Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Toshkovski: 33 motoçikleta të reja dhe pajisje të reja për policinë rrugore

    Toshkovski: 33 motoçikleta të reja dhe pajisje të reja për policinë rrugore

    Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, dhe Kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Trafikun Rrugor (KRSTRR), Goran Angelovski, sot morën pjesë në dorëzimin zyrtar të 33 motoçikletave të reja policore dhe pajisjeve të plota mbrojtëse, të siguruara nga RSBSP për nevojat e Ministrisë së Brendshme.

    Bëhet fjalë për 33 motoçikleta të markës “Piaggio Beverly 310 HPE”, në performancë policore, dhe po aq komplete pajisjesh për motoçikleta, të cilat përfshijnë helmeta mbrojtëse, xhaketa, pantallona, çizme dhe doreza verore dhe dimërore.

    Vlera totale e prokurimit është 16.845.561 denarë, ndërsa pajisjet e reja do të kontribuojnë në lëvizshmëri më të madhe, rregullim më efikas të trafikut dhe kushte më të mira pune për oficerët e policisë.

    Ministri Toshkovski theksoi se ky prokurim është një tjetër rezultat konkret i bashkëpunimit të suksesshëm midis Ministrisë së Brendshme dhe KRSTRR-së, institucione që kanë një qëllim të përbashkët, përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve dhe viktimave në rrugë.

    Ai theksoi se modernizimi i policisë rrugore është pjesë e qasjes më të gjerë të Ministrisë për përmirësimin e sigurisë në trafik, në të cilën edhe sistemi “Qytet i Sigurt” luan një rol të rëndësishëm./Telegrafi/

  • Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së

    Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan dekretin e Presidentit Bajram Begaj për ngritjen dhe funksionimin e Ministres Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

    Në arsyetimin e saj Gjykata shprehet se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar pasi nuk është as ministër e as Ministri (institucion). Nuk është pjesë e Këshillit të Ministrave.

    “Gjykata Kushtetuese evidenton se pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues”, thuhet në vendimin e Kushtetueses e cila vendosi me shumicë votash ta rrëzojë kërkesën e opozitës, raporton a2cnn.

    Opozita kërkoi shfuqizimin e dispozitave përkatëse të dekretit, duke i konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën.

  • Man City e donte transferimin e yllit të Barcelonës, por raporti i tij mjekësor prishi gjithçka

    Man City e donte transferimin e yllit të Barcelonës, por raporti i tij mjekësor prishi gjithçka

    Manchester City kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të Frenkie De Jongut nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund hoqi dorë nga ideja pas një raporti për gjendjen e tij fizike.

    Sipas Catalunya Radio, kampioni anglez e kishte konsideruar mesfushorin holandez si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Rodrin, i cili u transferua te Barcelona.

    Madje, drejtuesit e Manchester Cityt kishin nisur kontakte me klubin katalanas për mundësinë e një transferimi.

    Barcelona ishte e gatshme të negocionte për De Jongun, por situata ndryshoi pasi City mori një raport në lidhje me dëmtimin e gjurit që holandezi pësoi gjatë Kupës së Botës 2026.

    Raporti thuhet se ndikoi në vendimin e klubit anglez, i cili përfundimisht u tërhoq nga gara për mesfushorin.

    Në vend të De Jongut, Manchester City ndërmori një revolucion në mesfushë, duke realizuar disa transferime të bujshme.

    Klubi anglez afroi Elliot Anderson, Enzo Fernandez dhe Ayyoub Bouaddin për të përforcuar repartin e mesfushës.

    Ndërkohë, De Jong vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi dhe aktualisht ndodhet në fazat e fundit të rikthimit në fushën e lojës, pasi ka qenë jashtë aksionit që prej Kupës së Botës./Telegrafi/

  • Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores - deputetët e opozitës në këmbë

    Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores – deputetët e opozitës në këmbë

    Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë.

    Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua deputetëve duke i thënë që të bëhen gati për të kaluar në Kuvend, deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri, dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, u ngritën nga karriget dhe shkuan pranë foltores duke debatuar me Peleshin.

    Menjëherë ka ndërhyrë Garda, por situata është qetësuar shpejt.

    Ndërkaq, kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama është rrëzuar në Kuvend me 76 vota kundër.

    Kërkesa e opozitës u hodh në votim në seancën plenare, por nuk mori mbështetjen e shumicës parlamentare. /Tch/

  • Ministri francez i Financave i bën thirrje Britanisë të rikthehet “plotësisht” në BE

    Ministri francez i Financave i bën thirrje Britanisë të rikthehet “plotësisht” në BE

    Ministri francez i Financave, Roland Lescure, i ka bërë thirrje Britanisë që të rikthehet “plotësisht” në BE, pasi kryeministri Andy Burnham la të kuptohet se një referendum i dytë për Brexit-in ishte “i mundur” në një program të ardhshëm zgjedhor të Partisë Laburiste.

    Lescure tha se anëtarësimi në bllok sjell disa vështirësi, por u mundëson vendeve anëtare t’u përgjigjen më mirë sfidave me të cilat përballet bota, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Javën e kaluar, Burnham theksoi se Britania e Madhe duhet t’i “shqyrtojë opsionet”, duke filluar nga ruajtja e gjendjes aktuale, ribashkimi me bashkimin doganor ose tregun e përbashkët, e deri te rikthimi “plotësisht” në bllok.

    I pyetur për komentet e kryeministrit, Lescure i tha BBC-së: “Populli britanik mori një vendim – dhe kjo është padyshim e drejta e tyre e plotë – ndaj, nëse ata janë të gatshëm të rikthehen, u takon atyre të vendosin”.

    Ai shtoi: “Por ajo që mund t’u them është: rikthehuni, në çdo kohë”.

    Kohët e fundit, Burnham paralajmëroi se rregullat e planifikuara të BE-së për të mbështetur prodhuesit evropianë do të dëmtonin Britaninë e Madhe.

    Kryeministri shprehu shqetësimin se si industria britanike dhe zinxhirët e furnizimit mund të prekeshin nga skema e planifikuar “Made In Europe” (Prodhuar në Evropë).

    Propozimet synojnë të mbrojnë industrinë e BE-së nga konkurrentët kinezë, duke u dhënë përparësi kompanive brenda bllokut për kontratat publike dhe subvencionet.

    Dhe industria e automobilave në BE ka kërkuar që Britania e Madhe të përfshihet në këtë skemë, për të shmangur ndërprerjet në zinxhirët e saj të furnizimit.

    I pyetur për mundësinë që Britania të lihet jashtë kësaj skeme, Lescure tha: “Rikthehuni, uuni në tryezë dhe ne do t’i diskutojmë të gjitha këto çështje së bashku”. /Telegrafi/

  • Zhduket 75-vjeçari nga Prishtina, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij – u largua me Mercedes-Benz

    Zhduket 75-vjeçari nga Prishtina, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij – u largua me Mercedes-Benz

    Zhduket 75-vjeçari nga Prishtina, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij – u largua me Mercedes-Benz

    Një 75-vjeçar nga Prishtina është raportuar i zhdukur dhe familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

    Bëhet fjalë për Hafiz Mehmetin, i lindur më 23 mars 1951, i cili është larguar nga shtëpia më 6 tetor 2026 dhe që prej atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

    Sipas njoftimit të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Mehmeti është larguar me veturën e tij të tipit Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa 01-521-QN.

    Shoqata ka bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve, duke kërkuar që çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin e tij të raportohet sa më shpejt.

    Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 045 112 102 ose në 192, numrin e Policisë së Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zhduket 75-vjeçari nga Prishtina, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij – u largua me Mercedes-Benz appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjoba të papaguara, kosovari ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina

    Gjoba të papaguara, kosovari ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina

    Gjoba të papaguara, kosovari ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina

    Një 31-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga Policia Federale e Gjermanisë në Aeroportin Münster-Osnabrück, menjëherë pas mbërritjes së tij me një fluturim nga Prishtina.

    Gjatë kontrollit kufitar, autoritetet konstatuan se ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste, të lëshuara për shkak të gjobave të papaguara.

    Sipas Policisë Federale, gjobat ishin shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Münster për vepra penale që lidhen me vjedhje dhe detyrim.

    Nëse nuk do t’i shlyente detyrimet financiare, 31-vjeçari rrezikonte të vuante 120 ditë burgim, , transmeton albinfo.ch.

    Megjithatë, ai arriti t’i paguante në vend gjobat në shumën totale prej 1.800 eurosh. Me kryerjen e pagesës, urdhër-arrestet u ekzekutuan dhe ai shmangu vuajtjen e dënimit me burg.

    Pas përfundimit të procedurës, autoritetet gjermane e lejuan shtetasin kosovar të vazhdonte udhëtimin dhe të hynte në Gjermani.

  • Shoqata për Kërkim-Shpëtim për gjetjen e 75-vjeçarit

    Shoqata për Kërkim-Shpëtim për gjetjen e 75-vjeçarit

    Shoqata për Kërkim-Shpëtim për gjetjen e 75-vjeçarit

    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, 75-vjeçarit nga Prishtina, i cili është larguar nga shtëpia më 6 tetor.

    Sipas njoftimit, ai është larguar me veturën e tij Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa 01-521-QN.

    “Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij ftohet të kontaktojë në numrin 045 112 102 ose në Policinë e Kosovës, në 192”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

    Familjarët dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim apelojnë për shpërndarjen e njoftimit, me qëllim të ndihmës për gjetjen e tij sa më shpejt dhe kthimin e sigurt pranë familjes.