Author: Momenti

  • Kuvendi i Lipjanit miraton buxhetin për vitin 2027

    Kuvendi i Lipjanit miraton buxhetin për vitin 2027

    Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka miratuar të enjten Buxhetin Komunal për periudhën 2027–2029, në vlerë prej 29,194,275 eurosh.

    Buxheti u miratua me 16 vota për dhe 12 kundër, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës.

    Mbledhja u udhëhoq nga kryesuesi i Kuvendit, Daut Azemi, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me përfaqësues të tjerë të ekzekutivit komunal.

    Drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani, prezantoi para kuvendarëve propozim-vendimin për aprovimin e Buxhetit për vitet 2027–2029.

    Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, propozimi u hodh në votim dhe u miratua me shumicë të thjeshtë.

    Sipas Komunës, miratimi i buxhetit krijon bazën financiare për planifikimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, ofrimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin e mjeteve komunale gjatë viteve të ardhshme.

    Në këtë seancë, kryetari Imri Ahmeti prezantoi edhe raportin gjashtëmujor për periudhën janar–qershor të punës së Zyrës së Kryetarit dhe drejtorive komunale, duke paraqitur të dhënat dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe.

    Përveç buxhetit, Kuvendi miratoi edhe disa pika të tjera të rendit të ditës.

    Ndër to ishte ndarja e mjeteve financiare për Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve – strehimoren për viktimat e dhunës familjare dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe ndarja e mjeteve për strehimoren “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë.

    Po ashtu, u miratua propozim-vendimi për caktimin e veprimeve të përkohshme për trajtimin e objektit të mbyllur të SHFMU “Dy Dëshmorët”, në paralelen e ndarë fizike në Dobrajë të Vogël.

    Në rend dite ishin edhe Raporti i Performancës së Komunës së Lipjanit për vitin 2025 dhe Raporti i dëgjimeve buxhetore për planifikimin e projekt-buxhetit për vitet 2027–2029.

    Kuvendi miratoi gjithashtu propozim-vendimin për anulimin e vendimit të 30 qershorit 2026, për përcaktimin e kompensimit të anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në ndërmarrjen publike lokale “Pastrimi”.

    Komuna e Lipjanit e ka cilësuar miratimin e buxhetit si mundësi për realizimin e investimeve, zhvillimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/

  • Mucunski: Korridorin VIII është një vizion strategjik që tejkalon kufijtë, duhet zbatim konkret dhe jo vetëm takime

    Mucunski: Korridorin VIII është një vizion strategjik që tejkalon kufijtë, duhet zbatim konkret dhe jo vetëm takime

    Konferenca ndërkombëtare, e cila u zhvillua disa muaj pas Takimit Ministror mbi Korridorin VIII në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti, është vazhdim i sesionit inaugurues të mbajtur në Brindisi të Italisë, më 27 korrik 2023. Fokusi i diskutimeve deri më tani ka qenë në projektet aktuale të infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII, si dhe sfidat që kërkojnë vëmendje më të madhe politike.

    Në kontekstin e një realiteti të ndryshuar gjeopolitik dhe sfidave të rritura të sigurisë dhe ekonomisë, pjesëmarrësit riafirmuan qëndrimin se projektet e infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII duhet të funksionojnë si një sistem i vetëm ndërkufitar, dhe jo si një seri projektesh të ndara që përfundojnë në kufijtë shtetërorë.

    Në fjalën e tij, Ministri Mucunski theksoi se Korridori VIII ka shkuar prej kohësh përtej kornizës së infrastrukturës tradicionale të transportit dhe sot ka rëndësi thelbësore evropiane, ekonomike dhe të sigurisë.

    Ai theksoi se korridori përfaqëson një vizion strategjik që lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe ekonomitë, shoqëritë dhe interesat e sigurisë të vendeve përgjatë rrugës së tij.

    “Në një kohë fragmentimi gjeopolitik, zinxhirësh furnizimi të ndërprerë dhe konkurrencë të ripërtërirë për infrastrukturë kritike, korridore të tilla përfaqësojnë instrumente për qëndrueshmëri, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët”, theksoi Mucunski, duke shtuar se Korridori VIII është një përparësi strategjike kombëtare dhe një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve më të gjera për të integruar Ballkanin Perëndimor në arkitekturën ekonomike dhe infrastrukturore evropiane.

    Theks i veçantë u vu në nevojën për të përkthyer marrëveshjet politike në zbatim konkret. Në këtë kontekst, Ministri iu referua hyrjes në fuqi të Marrëveshjes me Bullgarinë për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, si dhe punës deri më tani të Komisionit të Përbashkët përgjegjës për zbatimin e tij.

    Mucunski theksoi se Korridori VIII duhet të zhvillohet si një sistem i vetëm ndërkufitar, me dinamika të koordinuara përgjatë gjithë rrugës.

    “Qytetarët tanë dhe partnerët tanë evropianë në fund të fundit do ta gjykojnë Korridorin VIII nga infrastruktura që ndërtojmë në të vërtetë, jo nga numri i takimeve që mbajmë”, tha ai./Telegrafi/

  • Zvicra autorizon vrasjen e 39 tufave të ujqërve këtë vjeshtë

    Zvicra autorizon vrasjen e 39 tufave të ujqërve këtë vjeshtë

    FOEN ka pothuajse dyfishuar numrin e lejeve për gjueti krahasuar me vitin 2025. Kjo rritje është kryesisht për shkak të ndryshimit të urdhëresës për gjueti.

    Zyra Federale për Mjedisin (FOEN) lëshoi më shumë leje për vrasjen parandaluese të ujqërve në fillim të vjeshtës 2026 sesa gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Tridhjetë e nëntë tufa ujqish janë dhënë leje, krahasuar me 22 tufa një vit më parë.

    Nëse shtojmë kërkesën e Valais që është aktualisht në shqyrtim për luginën Réchy, janë paraqitur aplikime për 40 pako, sipas një numërimi në faqen e OFEV, shkruan 24 heures, transmeton Telegrafi.

    Kjo rritje e numrit të lejeve është pjesërisht për shkak të një ndryshimi në urdhëresën e gjuetisë. KORA, një fondacion i mandatuar nga Konfederata Zvicerane, i tha Keystone-ATS se “Zyra Federale për Mjedisin (FOEN) tani mund të japë një leje për të vrarë këlyshët e ujqërve edhe para se të konfirmohet prania e tyre”. Ujqërit e rinj mund të qëllohen vetëm pasi të jetë provuar prania e tyre, sqaroi një zëdhënës i FOEN.

    Zyra shton se “arsyeja pse kantonet kanë paraqitur më shumë aplikime për rregullore të pjesshme është për shkak të faktit se në Zvicër në përgjithësi ka më shumë tufa ujqish”./Telegrafi/

  • NËPËR GJITHËSI

    NËPËR GJITHËSI

    Nga: John Lennon dhe Paul McCartney (The Beatles, 1969)
    Përktheu: Agron Shala

    Fjalët rrjedhin si shi i pafund në një gotë letre,
    rrëshqasin egërsisht teksa largohen nëpër gjithësi.
    Pellgjet e trishtimit, valët e gëzimit lundrojnë nëpër mendjen time të hapur,
    duke më pushtuar e duke më përkëdhelur.

    Xhai Guru Dejva, Om [Gjithë lavdërimi i takon Guru Dejvit – mësuesit hyjnor]
    Asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time,
    asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time.

    Pamjet e dritës së thyer vallëzojnë para meje si një milion sy,
    më thërrasin pareshtur nëpër gjithësi.
    Mendimet gjarpërojnë si një erë e trazuar brenda një kutie postare,
    rrokullisen verbërisht teksa përshkojnë rrugën e tyre nëpër gjithësi.

    Xhai Guru Dejva, Om [Gjithë lavdërimi i takon Guru Dejvit – mësuesit hyjnor]
    Asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time,
    asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time.

    Tingulli i të qeshurave, nuancat e jetës kumbojnë nëpër veshët e mi të hapur,
    duke më nxitur e duke më ftuar.
    Dashuri e pakufishme, e pavdekshme, që shkëlqen rreth meje si një milion diej
    dhe më thërret pareshtur nëpër gjithësi.

    Xhai Guru Dejva, Om [Gjithë lavdërimi i takon Guru Dejvit – mësuesit hyjnor]
    Asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time,
    asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time.

    Xhai Guru Dejva,
    Xhai Guru Dejva.
    /Telegrafi/


  • LEX | “Më rrihnin e më maltretonin” – Dëshmi tronditëse në gjykimin e Nadica Çepkenoviqit, e dëmtuara nuk ndihet mirë gjatë rrëfimit në gjykatë

    LEX | “Më rrihnin e më maltretonin” – Dëshmi tronditëse në gjykimin e Nadica Çepkenoviqit, e dëmtuara nuk ndihet mirë gjatë rrëfimit në gjykatë

    LEX | “Më rrihnin e më maltretonin” – Dëshmi tronditëse në gjykimin e Nadica Çepkenoviqit, e dëmtuara nuk ndihet mirë gjatë rrëfimit në gjykatë

    Një tjetër dëshmi tronditëse është dëgjuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special, në procesin gjyqësor ndaj Nadica Çepkenoviqit, e akuzuar për krime lufte.

    Gazeta Sinjali ka përcjellë nga afër seancën gjyqësore, ku një tjetër e dëmtuar, në cilësinë e dëshmitares, ka rrëfyer përjetimet e saj të rënda gjatë kohës sa mbahej në burgun e Prishtinës, paralelja në Lipjan.

    Dëshmitarja ka deklaruar se gjatë qëndrimit në burg ishte rrahur dhe maltretuar nga gardianet gra të burgut, duke pretenduar se në keqtrajtimin e saj kishte marrë pjesë edhe e akuzuara Nadica Çepkenoviq.

    Sipas dëshmisë së saj, ajo ishte dërguar në burg për shkak se u kishte larë rrobat pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe u kishte përgatitur ushqim, përkatësisht torta.

    Gjatë rrëfimit të përjetimeve të saj, dëshmitarja nuk është ndier mirë, ndërsa disa herë ka kërkuar pauza, duke e pasur të vështirë të vazhdonte dëshminë para trupit gjykues.

    Rrëfimi i saj është përqendruar në dhunën fizike dhe psikologjike që pretendon se e kishte përjetuar gjatë kohës së burgimit.

    Seanca gjyqësore është mbajtur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Leon Perlaska, me anëtarë gjyqtarët Lutfi Shala dhe Rrahman Beqiri.

    Procesi gjyqësor ndaj Nadica Çepkenoviqit po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve, të cilët po rrëfejnë përjetimet e tyre gjatë luftës në Kosovë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | “Më rrihnin e më maltretonin” – Dëshmi tronditëse në gjykimin e Nadica Çepkenoviqit, e dëmtuara nuk ndihet mirë gjatë rrëfimit në gjykatë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Jesus e krahason Yamalin me Neymarin: Është gjeni

    Jesus e krahason Yamalin me Neymarin: Është gjeni

    Sulmuesi brazilian, i cili këtë verë u largua nga Arsenali për të nisur një aventurë të re në La Liga, është befasuar veçanërisht nga cilësitë dhe personaliteti i 19-vjeçarit spanjoll.

    Jesus, i cili pritet të jetë një alternativë e rëndësishme në sulmin e Hansi Flickut, së bashku me Lamine Yamal, Raphinha, Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi, ka bërë edhe një krahasim interesant mes yllit të Barcelonës dhe bashkëkombësit të tij, Neymar.

    “Neymar është futbollisti më virtuoz me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ai mund të bënte gjithçka me të dyja këmbët. Për mua, ai është i paarritshëm dhe askush nuk krahasohet me të”, deklaroi Jesus.

    Megjithatë, braziliani pranon se Yamal ka disa prej karakteristikave që e kanë bërë Neymarin një futbollist të veçantë.

    “Është e vërtetë që Lamine Yamal ka disa nga cilësitë e tij, si driblimi dhe personaliteti. Ai është ende shumë i ri, por bën gjëra si një lojtar me shumë përvojë, sikur të ishte 30 vjeç”, shtoi ai.

    Jesus e ka cilësuar Yamalin një talent të jashtëzakonshëm, duke theksuar se spanjolli vazhdon të përmirësohet nga sezoni në sezon.

    “Është një gjeni që përmirësohet çdo vit dhe bëhet gjithnjë e më i jashtëzakonshëm”, u shpreh sulmuesi brazilian.

    Në lidhje me garën për “Topin e Artë”, Jesus preferon të mos japë një verdikt të prerë, pasi sipas tij nuk është e qartë nëse çmimi vlerëson më shumë talentin individual, paraqitjet apo trofetë.

    Megjithatë, ai nuk ka dyshime për futbollistin që ka shijuar më shumë ta shohë në fushë.

    “Nuk më pëlqen të flas për ‘Topin e Artë’, sepse nuk e di nëse vlerësojnë talentin e lojtarit, paraqitjet apo titujt. Por Lamine Yamal është lojtari që kam shijuar më shumë duke e parë prej vitesh”, tha Jesus.

    “Gjatë këtij viti ai ka fituar pothuajse gjithçka. Prandaj, për mua, ai është favoriti”, përfundoi braziliani.

    Burimi: RTKLive

  • Sveçla i reagon Ramës për NPB-në: Duhet të tregojë pse përfaqësuesi ligjor i Komunës mungoi në seancë

    Sveçla i reagon Ramës për NPB-në: Duhet të tregojë pse përfaqësuesi ligjor i Komunës mungoi në seancë

    Kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me situatën në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) dhe kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Supreme për shqyrtimin me prioritet të rastit.

    Rama sot ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Supreme për rastin e NPB-së, duke thënë se çështja është adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes së tij. Ai ka pretenduar se një vendim i marrë para mandatit të tij është i paligjshëm dhe ka rrezikuar ndërmarrjen.

    “Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Kemi vepruar për ta ndalur. Tani kërkojmë vendim, mbrojtje të ndërmarrjes dhe llogaridhënie”, ka shkruar Rama.

    Pas këtij postimi, Sveçla ka thënë se Rama duhet të japë sqarime edhe për rolin e Komunës në procesin gjyqësor.

    “Kryetari Rama paska treguar se i është drejtuar Gjykatës Supreme për rastin e NPB-së. Mirë ka bërë. Por duhet të tregojë edhe pse përfaqësuesi ligjor i Komunës nuk ka marrë pjesë në seancën e shqyrtimit kryesor në shkallë të parë”, ka shkruar Sveçla.

    “Qysh mundet Rama me thënë se prej fillimit e ka mbrojtur NPB-në, kur Komuna ka munguar pikërisht në seancën ku janë paraqitur faktet dhe provat e rastit?”.

    “Përparim Rama, përmes heshtjes dhe mosveprimit të tij, mban përgjegjësi për gjendjen e krijuar në NPB”, përfundon postimi i tij.

    Situata në NPB është përshkallëzuar pas bllokimit të llogarisë së ndërmarrjes, ndërsa punëtorët kanë mbetur pa paga.

    Rama ka thënë se nga kjo çështje preken rreth 350 familje, ndërsa përfaqësues të punëtorëve kanë deklaruar se bëhet fjalë për mbi 380 punëtorë. /Telegrafi/

  • Një përplasje e re trondit Real Madridin, Mourinho përballet me telashe në dhomën e zhveshjes

    Një përplasje e re trondit Real Madridin, Mourinho përballet me telashe në dhomën e zhveshjes

    Real Madridi po përjeton një atmosferë të tensionuar në dhomën e zhveshjes, ndërsa raportohet edhe për një përplasje mes dy lojtarëve, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura.

    Gazetari Anton Meana, duke folur në emisionin El Larguero të Cadena SER, ka pohuar se situata brenda skuadrës mbetet po aq e ftohtë sa ishte disa muaj më parë, pavarësisht ardhjes së Jose Mourinhos në stol gjatë kësaj vere.

    Sipas Meanas, problemi kryesor nuk ka ndryshuar dhe trajneri portugez ende nuk ka arritur të ndryshojë dinamikën brenda grupit.

    “Problemi i vetëm është se unë ende e shoh dhomën e zhveshjes po aq të ftohtë sa ishte pesë muaj më parë”, deklaroi Meana.

    Raportimet bëjnë të ditur se tensionet janë përshkallëzuar deri në një përballje mes dy futbollistëve, ndërsa emrat e tyre nuk janë zbuluar. As personaliteti i fortë i Mourinhos nuk ka mjaftuar deri tani për ta ndryshuar atmosferën në skuadër.

    Kjo situatë vjen në një kohë kur vëmendja rreth Real Madridit është përqendruar edhe te Kylian Mbappe. Francezi është rikthyer të mërkurën në stërvitjet me grupin pas dëmtimit të pësuar me kombëtaren e Francës dhe, sipas Cadena SER, gjendja e tij fizike është përmirësuar ndjeshëm.

    Mbappe pritet të jetë në dispozicion të Mourinhos për ndeshjen e së shtunës ndaj Villarrealit në La Liga.

    Sulmuesi francez ishte përfshirë në polemika gjatë pushimit të kombëtareve, fillimisht pasi u shfaq në një klub nate dhe më pas pasi publikoi një video duke ngarë biçikletë gjatë periudhës së rikuperimit.

    Megjithatë, burime brenda klubit insistojnë se nuk ka pakënaqësi ndaj Mbappes dhe se lojtari ka vepruar në përputhje me atë që ishte dakorduar me klubin. Mourinho ka zhvilluar një bisedë me të këtë javë, duke i kërkuar më shumë kujdes dhe qetësi jashtë fushës.

    Në klub nuk presin që Mbappe të vërshëllehet nga tifozët në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Real Madridi ka rikonfirmuar mbështetjen e tij si për sulmuesin francez, ashtu edhe për trajnerin Mourinho.

    Gjigantin madrilen e pret një muaj i ngjeshur në tetor, me ndeshje ndaj Romës, Sevillas dhe Leipzigut, përpara El Clasicos së 25 tetorit në Barcelonë./Telegrafi/

  • Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa zona – mbyllen disa shkolla

    Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa zona – mbyllen disa shkolla

    Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa zona – mbyllen disa shkolla

    Moti i keq ka goditur disa zona të Italisë, duke sjellë reshje të dendura dhe stuhi që kanë shkaktuar përmbytje, rrëzime pemësh dhe dëme materiale.

    Në Toskanë është shpallur alarm portokalli, ndërsa alarmi i verdhë është në fuqi në disa rajone të tjera, përfshirë Abruzzo, Campania, Lazio, Liguria, Lombardia, Marche, Puglia dhe Umbria.

    Reshjet e dendura kanë detyruar disa bashki të mbyllin përkohësisht parqet, kopshtet dhe varrezat. Në disa qytete, përfshirë Livorno dhe Pistoia, është pezulluar edhe mësimi, ndërsa masa të ngjashme janë marrë në zona të tjera të prekura.

    Në Viareggio, stuhitë kanë dëmtuar rëndë çatinë e një kopshti fëmijësh dhe disa banesa, ndërsa në Lucca janë mbyllur muret historike të qytetit. Në disa zona janë raportuar gjithashtu rrugë të pakalueshme dhe kufizime në hapësirat publike.

    Edhe Roma dhe zonat përreth janë përfshirë nga moti i keq gjatë natës. Zjarrfikësit kanë kryer rreth 120 ndërhyrje, kryesisht për pemë dhe degë të rrëzuara, dëmtime të shtyllave telefonike dhe infiltrime të ujit në banesa.

    Ekipet e emergjencës po vazhdojnë ndërhyrjet, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për shkak të reshjeve dhe kushteve të paqëndrueshme atmosferike që pritet të vazhdojnë në disa pjesë të vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa zona – mbyllen disa shkolla appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ndodh edhe kjo: Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në të brendshme

    Ndodh edhe kjo: Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në të brendshme

    Ndodh edhe kjo: Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në të brendshme

    Një udhëtar nga Kuba është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit pasi autoritetet amerikane i gjetën 10 zogj të gjallë të fshehur në të brendshmet e tij.

    Alberto Hernandez Castillo kishte mbërritur në Miami nga Havana më 4 tetor, kur u përzgjodh për një kontroll të dytë nga zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët vunë re një fryrje të pazakontë në pjesën e belit dhe legenit, ndërsa udhëtari dukej nervoz. Kontrolli fizik zbuloi gjashtë tuba plastikë të fshehur në xhepa të qepur brenda të brendshmeve të tij.

    Brenda tubave u gjetën gjithsej 10 zogj të gjallë – tetë zogj të llojit yellow-faced grassquit dhe dy blue grosbeak. Sipas autoriteteve, Castillo nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për importimin e tyre në SHBA.

    Gjatë marrjes në pyetje, ai u tha zyrtarëve se zogjtë ishin për “përdorim personal”, por më pas zgjodhi të mos u përgjigjej pyetjeve të tjera.

    Castillo është akuzuar për kontrabandë mallrash në Shtetet e Bashkuara. Prokurorët kanë rekomanduar një garanci prej 25 mijë dollarësh, ndërsa çështja pritet të vazhdojë në gjykatën federale në Miami.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ndodh edhe kjo: Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në të brendshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali