Author: Momenti

  • Kurti deklarohet pas takimit me presidenten Shiroka-Pula: Nuk kemi kohë për të humbur, do të bashkërendohemi për sfidat shtetërore

    Kurti deklarohet pas takimit me presidenten Shiroka-Pula: Nuk kemi kohë për të humbur, do të bashkërendohemi për sfidat shtetërore

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur sot një takim me presidenten, Justina Shiroka-Pula, gjersa uroi të gjithë qytetarët për stabilitetin institucional të Kosovës, pas votimit të presidentes së re.

    Kurti në një deklaratë për media tha se falënderoi presidenten Shiroka-Pula për pranimin e kandidaturës për presidente, gjersa uroi të gjithë qytetarët për stabilitetin institucional.

    “Ishte një takim i parë me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mikpritje e përzemërt dhe zotim i përbashkët për punë të mëdha e të përditshme për interesin shtetëror të Republikës, për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim…

    Tash na presin shumë punë e angazhime, të cilat natyrisht që me vullnet të mirë, dijen e mundësinë që kemi do t’i shtyjmë përpara sa më shpejt që mundemi”, tha ai, raporton Telegrafi.

    Kurti u shpreh më tej se Republika e Kosovës më në fund pas më shumë se një vit e gjysmë ka institucionet plotësisht funksionale.

    “…Tash natyrisht se nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara”, tha ai, duke shtuar se hasi në mirëkuptimin dhe vullnetin e presidentes që të bashkërendohen maksimalisht për të gjitha gjërat në çdo aspekt. /Telegrafi/

  • Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

    Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

    Pascal Ferre, ish-kryeredaktor i France Football dhe një nga figurat kryesore pas organizimit të Topit të Artë, ka zbuluar se gjatë kohës së tij në detyrë ishte përballur me një tentativë për të ndikuar në procesin e votimit për çmimin prestigjioz.

    Në një intervistë për gazetën spanjolle Marca, Ferre tregoi se një agjent i kishte ofruar një ryshfet në lidhje me kandidaturën e një prej lojtarëve të nominuar për Topin e Artë.

    “Po, është e vërtetë. Një agjent donte të takohej me mua. Lojtari i tij, sigurisht, ishte i nominuar. Pasi më shpjegoi meritat e tij dhe e lavdëroi, më pyeti nëse mund ta, po e vendos në thonjëza – ‘shisja’ kandidaturën e tij te juria”, rrëfeu Ferre.

    Ish-kryeredaktori i France Football, i cili e mbajti këtë post për rreth 30 vjet, tha se e refuzoi ofertën dhe nuk pranoi të ndërhynte në procesin e votimit.

    “Pastaj më duhej të largohesha për pak nga tavolina për t’iu përgjigjur një telefonate. Kur u ktheva, agjenti ishte zhdukur”.

    “Megjithatë, mbi tavolinë kishte një zarf. E mora dhe e dorëzova në recepsion. Nuk e di se çfarë kishte brenda”, deklaroi ai.

    Ferre nuk tregoi se në cilin vit kishte ndodhur kjo tentativë dhe as nuk zbuloi identitetin e agjentit apo futbollistit të përfshirë.

    Rrëfimi i tij rikthen në vëmendje prapaskenat e procesit të përzgjedhjes për një prej çmimeve më prestigjioze në futbollin botëror, ndërsa mbetet e panjohur nëse zarfi përmbante para apo diçka tjetër./Telegrafi/

  • Kombi përfundon jashtë rrugës në Gllaviqicë të Pejës, u aksidentua me një veturë

    Kombi përfundon jashtë rrugës në Gllaviqicë të Pejës, u aksidentua me një veturë

    Kombi përfundon jashtë rrugës në Gllaviqicë të Pejës, u aksidentua me një veturë

    Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Gllaviqicë të Pejës.

    Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali në vendin e ngjarjes, një kombi ka përfunduar jashtë rrugës pas aksidentit.

    Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo detaje të tjera lidhur me shkaqet e aksidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kombi përfundon jashtë rrugës në Gllaviqicë të Pejës, u aksidentua me një veturë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti deklarohet takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

    Kurti deklarohet takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

    Kurti deklarohet takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pul.

    Kurti tha se tash i presin shumë punë dhe se nuk ka kohë për t’u humbur.

    “Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës. Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore. Jemi njoftuar edhe me ekipet tona”, tha Kurti.

    The post Kurti deklarohet takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore appeared first on Insajderi.

  • Capital T takon Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës”: Gjak shqiptari

    Capital T takon Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës”: Gjak shqiptari

    Capital T takon Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës”: Gjak shqiptari

    Këngëtari i njohur shqiptar, Capital T ka zhvilluar një takim të veçantë.

    Në një ambient që duket si odë, ai ka pozuar krahas Hamëz Jasharit të ri dhe djalit të Agim Ramadanit, Jetonit, transmeton Klankosova.tv.

    Pos tjerash, ai ka shkruar “Gjak shqiptari”.

  • Dy të lënduar në një aksident në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë

    Dy të lënduar në një aksident në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë

    Dy të lënduar në një aksident në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë

    Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

    Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, ka deklaruar për Klankosova.tv se në aksident janë përfshirë dy vetura.

    Pllana bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.

    Ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve policore.

  • Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon pozicionimin më të mirë në histori

    Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon pozicionimin më të mirë në histori

    Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon pozicionimin më të mirë në histori

    Ndeshjet e fundit në Nations League kanë sjellë ndryshime pozitive në renditjen botërore të FIFA-s për Shqipërinë dhe Kosovën.

    Shqipëria, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, me tri fitore dhe një humbje, ka avancuar në klasifikimin e FIFA-s.

    Kuqezinjtë tani renditen në pozitën e 66-të, një vend më lart krahasuar me përditësimin e mëparshëm.

    Edhe Kosova ka shënuar përparim në renditjen e re.

    Pas bilancit prej një fitoreje, një humbjeje dhe dy barazimeve në Nations League, “Dardanët” janë ngjitur me dy pozita dhe tani zënë vendin e 76-të.

    Ky është pozicionimi më i lartë i Kosovës në historinë e saj në renditjen botërore të FIFA-s./Klankosova.tv

     

  • Që dy muaj pa paga, të hënën protestojnë punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore

    Që dy muaj pa paga, të hënën protestojnë punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore

    Që dy muaj pa paga, të hënën protestojnë punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore

    Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore tash e dy muaj nuk i kanë pranuar pagat që iu takojnë.

    Në emisionin “Fol me Arin”, njëri nga punëtorët e NPB-së, Xhevat Prebreza, bëri të ditur se mosekzekutimi i rrogave vjen si pasojë e bllokimit të xhirollogarisë nga ana e përmbaruesit privat, transmeton Klankosova.tv.

    Ai tha se janë në një situatë që nuk mund të presin më.

    “E kemi paralajmëruar për të hënën një protestë para Gjykatës Supreme”, bëri të ditur ai.

    Pos tjerash, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë me prioritet rastin që lidhet me Ndërmarrjen Publike Banesore duke thënë se në këtë çështje janë të përfshira rreth 350 familje.

  • Haziri: LDK-ja nuk e kundërshtoi rezolutën, pjesëmarrja në seancë dhe mosvotimi ishin akte politike

    Haziri: LDK-ja nuk e kundërshtoi rezolutën, pjesëmarrja në seancë dhe mosvotimi ishin akte politike

    Haziri: LDK-ja nuk e kundërshtoi rezolutën, pjesëmarrja në seancë dhe mosvotimi ishin akte politike

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka kundërshtuar rezolutën për Dhomat e Specializuara, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në veprimet e tjera që kanë pasuar.

    Ai ka theksuar se LDK-ja vazhdon të kërkojë drejtësi për të gjithë, si dhe bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike për çështjet me interes për Republikën e Kosovës.

    “Nuk ka asgjë të re në këtë rrethanë. LDK-ja nuk e ka kundërshtuar, sikur edhe në një rast vitin e kaluar. Ka mbështetur rezolutën si vullnet i përbashkët. Në rezolutë shprehet vullneti politik. Por kur vijnë këtë veprimet e tjera, natyrisht, mospjesëmarrja me kundërshtim është e mjaftueshme për rolin politik që në këtë proces LDK-ja ka pasur dhe duhet me kuptu. Ajo që sot po pohojmë, në shtëpinë e të varurit mos e përmend litarin, është diçka në të cilën ne duhet me vazhdu gjithmonë e me ndërtu edhe me gjetë mundësi me ndërtu bashkëpunim për të gjitha çështjet që janë në interes të Republikës. Kemi kërkuar drejtësi për të gjithë, kemi thënë që drejtësia duhet me u vendos për të gjithë në Kosovë, edhe jo vetëm ne, më vonë edhe ndërkohë edhe tash janë bashkangjitur edhe parti të tjera. Dhe kjo është e mirë, tash po punohet që me u vendos drejtësi për të gjithë”, tha ai për KosovaPress transmeton Klankosova.tv.

    I pyetur për reagimet ndërkombëtare ndaj ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara, Haziri ka theksuar se vendimi është marrë nga Kuvendi i Kosovës.

    Sipas tij, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit mund të gjenden mënyra për zbatimin e ligjit.

    Haziri ka folur edhe për zgjedhjen e Justina Pulës presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si shpresë për tejkalimin e krizës politike.

    “Në këtë frymë pak a shumë është e pritshme për LDK-në. Por është vendim i Kuvendit të Republikës, është institucion i cili përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës. Dhomat e Specializuara kanë dalë si prodhim edhe votim i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka ndarje të sovranitetit dhe drejtësisë, por kjo me koordinim, me bashkëpunim mund të rregullohet dhe mund të gjenden mënyra me u zbatu ligjin. Me këtë rast unë dëshiroj me përgëzu edhe me u uru Justina Shiroka Pulen. Zgjedhja e saj për presidente është shpresë. Përballim i një situate dhe krize politike për dy vjet gati që Kosovën e çojnë në vitet e humbura. Ajo tani bart këtë shpresë të pjesës dërmuese të Kosovës, që Kosova ka potencial, ka mundësi me përballuar proceset politike dhe që jo vetëm opozita, po edhe shoqëria civile edhe të tjerët e kanë një derë ku mund të komunikojnë dhe uroj të mos jetë një shpirt ku mund të vajtojnë”, u shpreh Haziri.

  • Inspektorati Policor: Do verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

    Inspektorati Policor: Do verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

    Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës.

    Nga IPK konfirmuan për Radio Dukagjinin se, në kuadër të këtij hetimi, përveç ankesave të pranuara nga qytetarët, do të verifikohen edhe pretendimet e ngritura lidhur me afatin e skadimit të gazit lotsjellës të përdorur gjatë protestës.

    Sipas IPK-së, si për ankesat e pranuara në objektet e këtij institucioni, ashtu edhe për rastet e iniciuara në kuadër të detyrës zyrtare, tashmë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, përfshirë sigurimin e video incizimeve dhe dëshmive të tjera, marrjen e deklaratave dhe shikimin e dokumentacioneve zyrtare policore që ndërlidhen me menaxhimin e protestës.

    “IPK do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të mandatit ligjor për të sqaruar rrethanat dhe, bazuar në gjetjet e hetimit preliminar, do të vlerësojë hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren”, deklaruan nga IPK.

    Gjatë protestës, e cila u mbajt me kërkesën për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, kishte ngritur dyshime se Policia e Kosovës kishte përdorur gaz lotsjellës të modelit të vitit 2018, të cilit pretendohet se i kishte skaduar afati. Ato bombola të gazit lotsjellës Radio Dukagjini i kishte incizuar dhe janë këto në fotografi. /RadioDukagjini/