Dy të lënduar në një aksident në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë

Dy të lënduar në një aksident në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë

Written by

in

Dy të lënduar në një aksident në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, ka deklaruar për Klankosova.tv se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Pllana bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.

Ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve policore.