Author: Momenti

  • El Niño mund t’i çojë temperaturat në Paqësor në nivele rekord, kjo do të thotë rrezik për mbarë botën – paralajmëron WMO

    Fenomeni aktual El Niño mund t’i çojë temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësor në nivele rekord, duke rritur rrezikun e nxehtësisë ekstreme, thatësirës dhe përmbytjeve në mbarë botën, njoftoi të enjten Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

    Në përditësimin e saj më të fundit mbi klimën sezonale globale, agjencia e OKB-së për motin deklaroi se ekziston një gjasë prej gati 100 për qind që El Niño të vazhdojë deri në shkurt të vitit 2027, me kulmin e fenomenit që pritet të arrihet rreth muajit dhjetor.

    “El Niño është vendosur fuqishëm dhe po forcohet me shpejtësi”, ka thënë Sekretarja e Përgjithshme e WMO-së, Celeste Saulo, duke paralajmëruar se ai mund të bëhet “një nga më të fuqishmit që nga viti 1950 e këtej”.

    Për periudhën nga tetori deri në dhjetor, parashikohet që temperaturat e sipërfaqes së detit në pjesën qendrore dhe lindore të Paqësorit ekuatorial të jenë mesatarisht rreth 3,7°C mbi normalen.

    Dhe WMO theksoi se ky do të ishte niveli më i lartë i regjistruar që nga fillimi i vëzhgimeve.

    Rekordi i mëparshëm ishte 2,6°C mbi normalen, i regjistruar gjatë periudhës nëntor 2015 – janar 2016.

    Ndryshimi i modeleve të reshjeve

    WMO deklaroi se El Niño ka gjasa të sjellë temperatura mbi mesataren në pjesë të mëdha të botës, duke ndryshuar ndjeshëm modelet e reshjeve.

    Kushte me reshje mbi normalen parashikohen në rajonin e Bririt të Madh të Afrikës, në pjesë të Azisë Qendrore dhe Lindore, në zonat veriore të Gadishullit Arabik, si dhe në pjesë të Amerikës së Veriut dhe të pjesës juglindore të Amerikës së Jugut.

    Kushte më të thata se normalja priten në nënkontinentin indian, në pjesën jugore të Amerikës Qendrore, në zona të Karaibeve dhe në pjesën veriperëndimore të Amerikës së Jugut.

    Saulo shpjegoi se El Niño nuk krijon nxehtësi shtesë planetare, por çliron nxehtësinë që është akumuluar tashmë në oqean.

    Ajo paralajmëroi se oqeani, nga i cili po merr nxehtësi fenomeni aktual, është “më i ngrohti që kemi matur ndonjëherë”.

    WMO njoftoi se shërbimet kombëtare meteorologjike dhe forumet rajonale për klimën po ofrojnë përditësime të rregullta për qeveritë dhe partnerët humanitarë, me qëllim mbështetjen e gatishmërisë dhe menaxhimit të rrezikut. /Telegrafi/

  • Tahiri për ndryshimet në Ligjin e Speciales: Nuk e zhbëjnë Gjykatën, por synojnë ta përmirësojnë

    Tahiri për ndryshimet në Ligjin e Speciales: Nuk e zhbëjnë Gjykatën, por synojnë ta përmirësojnë

    Tahiri për ndryshimet në Ligjin e Speciales: Nuk e zhbëjnë Gjykatën, por synojnë ta përmirësojnë

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj kritikave dhe reagimeve ndërkombëtare pas ndryshimeve të bëra nga Kuvendi i Kosovës në ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Tahiri ka thënë se ndërhyrja në këtë ligj erdhi si pasojë e problemeve të grumbulluara gjatë procesit gjashtëvjeçar, duke theksuar se qëllimi nuk është zhbërja e Dhomave të Specializuara, por ndryshimi i mënyrës se si është ndërtuar dhe zbatuar ky mekanizëm.

    “Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve, jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar”, ka deklaruar Tahiri.

    Sipas tij, Kuvendi ka vepruar brenda kompetencave të tij për të ndërhyrë në një ligj që është miratuar nga vetë ky institucion.

    “Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi”, ka thënë Tahiri.

    Ai ka deklaruar se ndryshimet tashmë janë në fuqi dhe se ato nuk e ndryshojnë orientimin institucional dhe politik të Kosovës.

    “Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, ka deklaruar ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tahiri për ndryshimet në Ligjin e Speciales: Nuk e zhbëjnë Gjykatën, por synojnë ta përmirësojnë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona përfundojnë të lënduar

    Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona përfundojnë të lënduar

    Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona përfundojnë të lënduar

    Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

    Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në aksident janë përfshirë dy vetura.

    Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.

    “Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona përfundojnë të lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tahiri: Kufizimi s’e zhbën Specialen, synon përmirësimin e institucionit

    Tahiri: Kufizimi s’e zhbën Specialen, synon përmirësimin e institucionit

    Tahiri: Kufizimi s’e zhbën Specialen, synon përmirësimin e institucionit

    Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka deklaruar se ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, siç thotë ai, nuk e zhbën Gjykatën Speciale.

    Megjithatë, ai shton se ligji ka për qëllim përmirësimin e institucionit që synon të ketë drejtësi, transmeton Klankosova.tv.

    “Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve, jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është themeluar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, tha Tahiri për EO.

  • Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital

    Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital

    Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.

    Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë, transmeton Klankosova.tv.

    Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

    Për Klankosova.tv, rastin e ka konfirmuar Toger Sheremet Elezaj.

  • Gratë që arrijnë 70 vjeç, jetojnë deri në 100 - fshati që po habit të gjithë

    Gratë që arrijnë 70 vjeç, jetojnë deri në 100 – fshati që po habit të gjithë

    Gratë që arrijnë 70 vjeç, jetojnë deri në 100 - fshati që po habit të gjithë

    Sekreti i jetëgjatësisë mund të jetë të jesh grua, të paktën në një fshat të vogël malor të Sardinisë, Itali.

    Një studim i ri mbi njerëzit që kanë arritur moshën 100-vjeçare në Bolotana, një fshat në pjesën qendrore të ishullit italian, ka zbuluar një shkallë jashtëzakonisht të lartë të jetëgjatësisë, veçanërisht te gratë.

    Sardinia është bërë e njohur për jetëgjatësinë e banorëve të saj që nga viti 1999, kur disa fshatra të largëta në pjesën qendrore dhe lindore të ishullit u përfshinë në pesë të ashtuquajturat “zona blu” të botës – rajone ku ka përqendrim të lartë të njerëzve që jetojnë deri në 100 vjeç e më shumë, raporton “The Guardian”, transmeton Klankosova.tv

    Tash, studiuesit thonë se edhe Bolotana, e cila ndodhet rreth 110 kilometra nga zona origjinale blu e Sardinisë, mund të jetë një tjetër pikë e veçantë e jetëgjatësisë.

    Studimi, i realizuar nga profesorë të Universitetit të Sassarit në Sardini dhe Universitetit të Alabamës në Birmingham të ShBA-së, dhe i publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Aging”, ka gjetur se 13.8 për qind e grave në Bolotana që arrijnë moshën 70-vjeçare jetojnë deri në 100 vjeç.

    Kjo e rendit Bolotanan në vendin e dytë në botë për jetëgjatësinë e grave, pas Hong Kongut.

    Në Itali, për krahasim, vetëm 3.5 për qind e grave që arrijnë moshën 70-vjeçare jetojnë deri në 100 vjeç.

    Studiuesit analizuan të dhënat e personave të lindur në Bolotana ndërmjet viteve 1900 dhe 1925.

    Ata zbuluan se 38 persona kishin jetuar përtej moshës 100-vjeçare, duke e bërë shkallën e jetëgjatësisë në këtë fshat 57 për qind më të lartë se mesatarja kombëtare italiane.

    Studimi nisi në vitin 2024. Në vitin e kaluar, në Bolotana, që ka rreth 2,266 banorë, jetonin 12 persona mbi 100 vjeç – rreth 12 herë më shumë se mesatarja e Sardinisë.

    Gjashtë prej tyre kanë vdekur që atëherë, ndërsa gjashtë të tjerat janë të gjitha gra. Dy më të moshuarat janë 102-vjeçare.

    Studiuesit presin që edhe banorë të tjerë të fshatit të arrijnë moshën 100-vjeçare deri në fund të këtij viti dhe gjatë vitit 2027.

    Gratë dominojnë jetëgjatësinë

    Gjetjet tregojnë gjithashtu se zona e jetëgjatësisë në Sardini po zgjerohet, krahasuar me katër zonat e tjera blu të botës: Okinaëa në Japoni, gadishulli Nicoya në Kosta Rika, Ikaria në Greqi dhe Loma Linda në Kaliforni të SHBA-së.

    Giovanni Mario Pes, shkencëtari kryesor i studimit dhe një prej krijuesve të konceptit të “zonave blu”, tha se zbulimi është i rëndësishëm sepse për herë të parë pas më shumë se 25 vjetësh është identifikuar një zonë e re e jetëgjatësisë jashtë zonës tradicionale blu të Sardinisë.

    “Por, ndërsa Bolotana ndan të njëjtat karakteristika, ajo është edhe më e jashtëzakonshme. Në zonën origjinale kishte një ekuilibër të pazakontë mes dy gjinive, ndërsa këtu jetëgjatësia e grave mbizotëron”, tha Pes.

    Ai shtoi se është e njohur tashmë se gratë jetojnë më gjatë për arsye biologjike, por ajo që është e jashtëzakonshme në Bolotana është se jetëgjatësia e grave është rreth tri herë më e lartë se ajo e shumicës së grave në botën perëndimore.

    Pes, i cili është vetë nga Sardinia, nuk dha një shpjegim të prerë për “sekretin” e jetëgjatësisë në fshat, duke theksuar se studimi ishte i kufizuar në dokumentimin e këtij fenomeni.

    Megjithatë, pas takimeve me gratë mbi 100-vjeçare të Bolotanës, ai tha se ajo që e kishte impresionuar më shumë ishin marrëdhëniet e forta dhe të vazhdueshme shoqërore që ato kishin ruajtur gjatë gjithë jetës.

    Ai përmendi si shembull Giovanna Marras, 101-vjeçare, e cila jeton me motrën e saj.

    “Ato jetojnë bashkë, gatuajnë bashkë dhe flasin me njëra-tjetrën lehtësisht. Nuk kishte absolutisht asnjë shenjë të rënies së aftësive njohëse”, tha Pes, raporton “The Guardian”, transmeton Klankosova.tv

    Ushqimi, natyra dhe ecja

    Kryetari i Bolotanës, Francesco Manconi, tha se jetëgjatësia mund të jetë rezultat i një kombinimi faktorësh.

    Ai përmendi ushqimin e freskët dhe të pastër, edhe pse banorët nuk heqin dorë nga ëmbëlsirat tradicionale lokale, si seada, një ëmbëlsirë e mbushur me djathë, dhe mustazzolus, një biskotë me erëza që shpesh konsumohet në mëngjes.

    Sipas tij, rol mund të luajë edhe natyra e paprekur që rrethon fshatin, si dhe aktiviteti fizik.

    “Banorët e moshuar gjithmonë kanë ecur shumë, deri në 20 kilometra në ditë. Dhe do të thosha se shumica ishin gra”, tha Manconi.

    Statistikat zyrtare të nëntorit 2025 tregojnë se në Itali kishte 23,548 persona të moshës 100 vjeç e më shumë, rreth 2,000 më shumë se një vit më parë, transmeton Klankosova.tv. Nga personat që kaluan moshën 100-vjeçare vitin e kaluar, 82.6 për qind ishin gra.

    Gratë dominojnë gjithashtu edhe te 724 personat që kanë arritur moshën 105-vjeçare dhe më shumë, si dhe te 19 personat në Itali që kanë kaluar moshën 110-vjeçare. /Klankosova.tv

  • Maduro dhe gruaja e tij pritet të përballen me akuza të reja për torturim të amerikanëve

    Maduro dhe gruaja e tij pritet të përballen me akuza të reja për torturim të amerikanëve

    Maduro dhe gruaja e tij pritet të përballen me akuza të reja për torturim të amerikanëve

    Prokurorët në Nju Jork pritet të ngrenë akuza të reja ndaj ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, lidhur me torturimin e dyshuar të shtetasve amerikanë që janë mbajtur në paraburgim nga qeveria venezueliane gjatë viteve të fundit, bëjnë të ditur disa persona në dijeni të hetimeve.

    Njoftimi për akuzat e reja mund të bëhet që të enjten, thanë këta persona.

    Akuzat e reja lidhen me atë që qeveria amerikane e ka cilësuar si ndalim të padrejtë të më shumë se një duzinë shtetasve amerikanë në burgjet venezueliane, gjatë kohës kur Maduro drejtonte një regjim represiv në Venezuelë, thanë personat e informuar për hetimet, transmeton Klankosova.tv

    Hetuesit kanë diskutuar gjithashtu mundësinë e ngritjes së akuzave ndaj disa personave të tjerë për rolin e tyre të dyshuar në torturimin e amerikanëve, sipas një burimi në dijeni të çështjes.

    CNN ka kontaktuar avokatët e Maduros dhe Flores për një reagim.

    Maduro dhe bashkëshortja e tij u arrestuan gjatë një operacioni ushtarak amerikan në janar, në pallatin presidencial në Karakas. Ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për komplot për narkoterrorizëm dhe akuzave të tjera, ndërsa po mbahen në Nju Jork pa mundësi lirimi me kusht.

    Flores pritet të paraqitet në një seancë gjyqësore të enjten, ku avokati i saj do të kërkojë që ajo të vendoset në arrest shtëpiak deri në fillimin e gjyqit.

    Avokati i Maduros po kundërshton ligjshmërinë e arrestimit dhe argumenton se ish-presidenti duhet të gëzojë imunitet, pasi veprimet e pretenduara kanë ndodhur gjatë kohës që ai ishte në detyrë.

    Sipas prokurorisë, qeveria venezueliane nuk është bashkuar me pretendimin për imunitet në emër të Maduros.

  • “Desh ika në botën tjetër”, Franceska Murati për pak sa nuk u përfshi në një incident

    “Desh ika në botën tjetër”, Franceska Murati për pak sa nuk u përfshi në një incident

    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Franceska Murati, ka ndarë me ndjekësit një moment të frikshëm që i ka ndodhur së fundmi.

    Përmes një Instastory, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet një hapësirë e hapur në trotuar, ndërsa tregon se për pak sa nuk përfundoi aty pasi u shpërqendrua duke parë telefonin.

    “Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjet”, ka shkruar ajo.

    Foto: Instagram

    Nga fotografia duket se ka qenë duke ecur në rrugë, kur një moment shpërqendrimi mund ta kishte përfunduar në një situatë shumë më të rrezikshme.

    Me këtë postim, Murati ka ndarë me humor një moment që, megjithëse zgjati vetëm disa sekonda, duket se e ka trembur jo pak.

    Për publikun u bë më e njohur me paraqitjen në edicionin e tretë të Big Brother VIP.

    Ndonëse jetonte në Londër, ajo tashmë është zhvendosur në Shqipëri, ku është përfshirë edhe në disa angazhime profesionale. /Telegrafi/

  • Një i lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Klinë

    Një i lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Klinë

    Një i lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Klinë

    Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.

    Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

    Lajmin e ka konfirmuar Toger Sheremet Elezaj, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Një i lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Klinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore

    Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore

    Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shumë punë përpara dhe se institucionet duhet të bashkëpunojnë për përballimin e sfidave shtetërore. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit të parë me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

    Kurti tha se takimi me presidenten u fokusua në bashkëpunimin institucional dhe sfidat me të cilat përballet vendi.

    “Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës”, tha Kurti.

    Ai theksoi se Kosova tashmë ka institucione funksionale, pas një periudhe prej më shumë se një viti, dhe se fokusi duhet të jetë te puna përpara.

    “Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore”, u shpreh Kurti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali