Author: Momenti

  • Klan Kosova dënon sulmin ndaj ekipit të emisionit Kiks Kosova

    Klan Kosova dënon sulmin ndaj ekipit të emisionit Kiks Kosova

    Klan Kosova dënon sulmin ndaj ekipit të emisionit Kiks Kosova

    Televizioni Klan Kosova dënon fuqishëm sulmin ndaj dy pjesëtarëve të stafit të emisionit Kiks Kosova, të cilët janë sulmuar gjatë ditës së sotme nga tre persona të panjohur gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale.

    Sulmi është i papranueshëm dhe përbën cenim të lirisë së medias dhe të së drejtës për informim.

    Klan Kosova shpreh solidaritetin e plotë me pjesëtarët e ekipit të Kiks Kosova dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të identifikohen e të përballen me drejtësinë.

    Klan Kosova mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për informimin e publikut dhe mbrojtjen e së drejtës së gazetarëve dhe profesionistëve të medias për të kryer punën e tyre në mënyrë të sigurt dhe të pavarur.

  • Kryeziu shuan dyshimet: Procedura për presidenten ka shkuar me rregull! (VIDEO)

    Kryeziu shuan dyshimet: Procedura për presidenten ka shkuar me rregull! (VIDEO)

    Kryeziu shuan dyshimet: Procedura për presidenten ka shkuar me rregull! (VIDEO)

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth veprimit të avokatit Arianit Koci, i cili sot ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

    Ai tha se ankesë në Gjykatë Kushtetuese ka të drejtë të dërgojë edhe individi, transmeton Klankosova.tv.

    “Kjo është e sanksionuar me Kushtetutë palët e autorizuara ligjore, të cilët kanë të drejtë të bëjnë një ankesë, kërkesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, këtë ankesë kanë të drejtë edhe individi, por për problemet e veta, nëse ka shkelje të drejtave dhe lirive personale”, tha Kryeziu.

    Se a shkoi me rregull procedura e zgjedhjes së presidentit të vendit, Kryeziu ka një përgjigje të qartë.

    “Sipas mendimit tim profesional, çdo gjë ka qenë me rregull, procedurat kanë nisur me kohë, por nëse ndokush nga deputetët bën ndonjë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese atëherë Gjykata Kushtetuese do të ia kthejë negativisht, të mos hyjmë në detaje, por gjithçka ka shkuar në rregull”, tha ai.

  • Një person dorëzon në Polici kamerën e Kiks Kosova – po mbahet deri në sqarim të rrethanave

    Një person dorëzon në Polici kamerën e Kiks Kosova – po mbahet deri në sqarim të rrethanave

    Një person dorëzon në Polici kamerën e Kiks Kosova – po mbahet deri në sqarim të rrethanave

    Dy pjesëtarë të ekipit të emisionit ‘Kiks Kosova’, që transmetohet në Klan Kosova, kanë pësuar lëndime fizike pasi janë sulmuar nga tre persona të panjohur në Ferizaj.

    Ekipi ka qenë në automjetin e tyre në lëvizje kur dy automjete të tjera ua kanë bllokuar rrugën.

    Nga ato vetura kanë dalë së paku tre persona të cilët kanë sulmuar stafin e Kiks-it, duke lënduar dy prej tyre fizikisht, kurse pjesa tjetër e stafit kanë mbetur të traumatizuar.

    Sipas informacioneve të fundit, një person i dyshuar është paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj, ku e ka dorëzuar kamerën e Kiks Kosova.

    Ai ka deklaruar se të njëjtën e ka gjetur, por Policia e ka ndaluar deri në sqarim të rrethanave.

    Vlen të theksohet se ekipi, në momentin e sulmit, nuk ka qenë duke kryer xhirime.

  • Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

    Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

    Ish-kapiteni i Manchester Cityt, Kyle Walker, ka deklaruar se arritjet e lojtarëve të klubit nuk mund të fshihen, pavarësisht rezultatit të procesit ligjor lidhur me akuzat e Ligës Premier ndaj klubit.

    Duke folur për “talkSPORT”, mbrojtësi i Burnleyt pranoi se situata “nuk duket aspak mirë”, por theksoi se nuk dëshiron të komentojë më shumë, për sa kohë që procesi ligjor është ende në zhvillim.

    “Çfarëdo që të ndodhë, nuk mund të na i marrin ato, sepse ne i kemi përjetuar ato net”, deklaroi Walker, duke iu referuar trofeve që fitoi së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij te Manchester City.

    Walker iu bashkua Manchester Cityt nga Tottenham Hotspuri në vitin 2017 dhe qëndroi te klubi për më shumë se shtatë vjet.

    Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi 18 trofe madhorë, përfshirë gjashtë tituj të Ligës Premier dhe një trofe të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

  • Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë

    Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë

    Shkencëtarët Henri Kagan nga Franca dhe Kenso Soai nga Japonia janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Kimi 2026, për zbulimet që ndihmuan në zgjidhjen e një prej mistereve më të vjetra të kimisë: si mund të krijohet vetëm njëra nga dy format pasqyrë të një molekule.

    Sipas Reuters, zbulimi ka rëndësi të madhe për prodhimin farmaceutik, pasi shumë molekula të përdorura në ilaçe ekzistojnë në dy forma që janë imazhe pasqyre të njëra-tjetrës.

    “Soai është shprehur se kjo ishte dita më emocionuese e jetës së tij dhe se ishte shumë i lumtur ta ndante çmimin me profesor Henri Kagan. Shkencëtari japonez tha se lajmin e kishte marrë ndërsa ishte duke bërë pazar.

    Çmimi i Kimisë është i treti që shpallet gjatë Javës së Nobelit, pas çmimeve për Mjekësi dhe Fizikë, të bëra publike të hënën dhe të martën.

    “Çmimi i këtij viti ka të bëjë me kiminë themelore”, tha Heiner Linke, kryetar i Komitetit Nobel për Kimi, transmeton Telegrafi.

    Shumë prej molekulave thelbësore për jetën ekzistojnë në dy forma që janë imazhe pasqyre të njëra-tjetrës, njësoj si dora e majtë dhe dora e djathtë. Megjithatë, organizmat e gjallë përdorin pothuajse ekskluzivisht vetëm njërën prej tyre.

    Ky fenomen njihet si homokiralitet dhe ka intriguar kimistët për më shumë se një shekull.

    Zbulimet e Kagan dhe Soai treguan se reaksionet kimike mund të drejtohen në mënyrë që të favorizohet vetëm njëra nga format pasqyrë të një molekule. Puna e tyre është bërë veçanërisht e rëndësishme për kimistët që projektojnë reaksione për prodhimin e ilaçeve.

    “Shumë prej molekulave të barnave ekzistojnë në dy variante që janë imazhe pasqyrë jo-identike të njëra-tjetrës: njëra mund të ketë efektin terapeutik, ndërsa tjetra mund të shkaktojë efekte anësore të panevojshme dhe ndonjëherë të dëmshme”, tha Fondacioni Nobel.

    Sipas Associated Press, Kagan dhe Soai zhvilluan metoda që u mundësojnë kimistëve të kontrollojnë reaksionet dhe të prodhojnë formën e dëshiruar të molekulës. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e barnave dhe në kuptimin e mënyrës se si krijohet dhe përforcohet kiraliteti molekular.

    Kagan, 95-vjeçar, është i lidhur me Université Paris-Sud në Francë, ndërsa Soai është profesor në Tokyo University of Science në Japoni.

    Hapi vendimtar i Kagan erdhi në vitin 1986, kur ai zbuloi një mënyrë të re për të manipuluar reaksionet kimike, duke bërë të mundur krijimin e një sasie më të madhe të njërës formë pasqyrë të molekulës.

    Soai e çoi më tej këtë punë. Në vitin 1995, kërkimet e tij përshkruan një reaksion me potencial për të prodhuar një formë të vetme molekulare. Në vitin 2003, ai arriti të demonstronte një reaksion në të cilin krijohej vetëm njëra nga dy format e mundshme pasqyrë.

    Ky rezultat ishte i jashtëzakonshëm, pasi përveç proceseve natyrore në organizmat e gjallë, askush më parë nuk kishte arritur të krijonte në laborator vetëm njërën nga këto dy forma.

    Zbulimet e dy shkencëtarëve lidhen me efektet jolineare dhe autokatalizën në sintezën organike asimetrike, duke ndihmuar në shpjegimin e mënyrës se si mund të krijohet homokiraliteti.

    Çmimet Nobel u krijuan në bazë të testamentit të shpikësit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel dhe janë dhënë që nga viti 1901, me disa ndërprerje, kryesisht gjatë periudhave të luftërave botërore.

    Nobeli, i cili ishte kimist, krijoi një pasuri të madhe gjatë shekullit XIX nga shpikjet e tij, veçanërisht dinamiti. Çmimi për Shkencat Ekonomike u shtua më vonë dhe financohet nga banka qendrore suedeze.

    Vitit të kaluar, Çmimi Nobel në Kimi iu dha Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar Yaghi për zhvillimin e të ashtuquajturave struktura metal-organike, të cilat mund të përdoren për të trajtuar sfida si ndryshimet klimatike dhe mungesa e ujit të pijshëm.

    Kagan dhe Soai do të marrin medaljet e Nobelit nga Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë në një ceremoni që do të mbahet në Stokholm më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.

    Dy laureatët do të ndajnë mes tyre edhe shumën prej 12 milionë korona suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë.

    Çmimi Nobel për Paqen është i vetmi nga çmimet Nobel që nuk ndahet në Suedi. Ai jepet veçmas në Oslo të Norvegjisë. /Telegrafi/

  • Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

    Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

    Aktorja e njohur amerikane dhe fituesja e Oscar-it, Eva Marie Saint, ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare në shtëpinë e saj në Los Angeles.

    Saint fitoi Oscar në vitin 1955 për rolin e saj në filmin “On the Waterfront”, ku luajti përkrah Marlon Brandos.

    Ajo u bë veçanërisht e njohur edhe për rolin e Eve Kendall në filmin klasik të Alfred Hitchcock, “North by Northwest”, të vitit 1959.

    Karrierën e nisi në televizion, ndërsa gjatë viteve interpretoi në një sërë filmash të njohur dhe produksionesh televizive.

    Në vitin 1990 fitoi edhe një çmim Emmy për rolin në mini-serialin “People Like Us”.

    Në vitet 2000, u rikthye në kinematografi me filma si “Superman Returns”, ku interpretoi Martha Kent.

    Paraqitjen e fundit në ekranin e madh e pati në vitin 2014 me “Winter’s Tale”.

    Me vdekjen e saj, bota e kinemasë humbet një prej figurave të rëndësishme të brezit të artë të Hollywoodit.

    Eva Marie Saint ishte gjithashtu fituesja më e moshuar e Oscarit që jetonte ende. /Telegrafi/

  • Sulmohet ekipi i emisionit Kiks në Klan Kosova

    Sulmohet ekipi i emisionit Kiks në Klan Kosova

    Sulmohet ekipi i emisionit Kiks në Klan Kosova

    Ekipi i Kiks Kosova është sulmuar para pak kohësh nga tre persona të panjohur.

    Nga informacionet e deritanishme, sipas ekipit që ka qenë në terren në një lagje të Ferizajt, ata kanë qenë në automjet kur dy automjete tjera ua kanë bllokuar rrugën.

    Së paku tre persona kanë dalë nga automjetet dhe e kanë sulmuar ekipin fizikisht, ndërsa ua kanë marrë edhe kamerën.

    Të lënduar kanë mbetur dy anëtarët të ekipit të cilët janë duke u trajtuar në Emergjencë në QKUK.

    Ekipi në ato momente nuk ka qenë duke kryer xhirime, por ka qenë në lëvizje me automjet.

  • 15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë 2026-2027 është aprovuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë, me të cilin planifikohet ndarja e rreth 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm.

    Sipas njoftimi të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, programi ka për qëllim mbështetjen e ekonomive familjare nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe sigurimin e qasjes së barabartë në energji elektrike si shërbim esencial, përmes subvencionimit të energjisë për konsumatorët e cenueshëm, transmeton Klankosova.tv.

    Bëhet e ditur se në ditët në vazhdim pritet të nënshkruhet edhe vendimi me të cilin do të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përfitim, në mënyrë që së shpejti të hapet thirrja për aplikim.

    Programi fokusohet në mbështetjen financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike, si një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

    “Republika e Kosovës ka marrë obligime edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një regjistri funksional të konsumatorëve të cenueshëm”.

  • Sot në krye të shtetit, para 12 vitesh deputete - pamje të Justina Shiroka Pulës në Kuvend

    Sot në krye të shtetit, para 12 vitesh deputete – pamje të Justina Shiroka Pulës në Kuvend

    Sot në krye të shtetit, para 12 vitesh deputete - pamje të Justina Shiroka Pulës në Kuvend

    Justina Shiroka Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës në minutat e para të 7 tetorit.

    E votuar nga 81 deputetë, Shiroka Pula, 72 vjeçe, u bë presidentja e shtatë në krye të vendit.

    Mesnata e gjeti atë në Kuvendin e Kosovës, aty ku para më shumë se 12 vitesh ishte ulur në karrigen e deputetes.

    Shiroka Pula ishte deputete e Partisë Demokratike të Kosovës nga viti 2011 deri më 2014.

    Pas më shumë se një dekade, ajo u rikthye në Kuvend, kësaj here jo si deputete, por për të marrë postin më të lartë shtetëror – atë të shefes së shtetit.

    Në fotografitë e mëposhtme, Shiroka Pula shihet gjatë periudhës kur ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    Para kësaj periudhe, ajo kishte shërbyer si pjesë e kabinetit qeveritar.

    Nga viti 2008 deri më 2011, Shiroka Pula ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave nga radhët e PDK-së. /Klankosova.tv

    Foto: Reuters

  • Schuebel: Që nga viti 1999-të, BE ka ofruar 3.7 miliardë euro për Kosovën

    Schuebel: Që nga viti 1999-të, BE ka ofruar 3.7 miliardë euro për Kosovën

    Schuebel: Që nga viti 1999-të, BE ka ofruar 3.7 miliardë euro për Kosovën

    Rritja e investimeve të huaja dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat kanë qenë në fokus të një takimi mes ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, dhe nënkryetarit të Këshillit të Investitorëve Evropianë, Visar Paçarada.

    Gjatë takimit është diskutuar për përpjekjet e Këshillit të Investitorëve Evropianë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë, përmes dialogut të vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës, sektorit privat, Bashkimit Evropian, investitorëve nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, si dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë.

    Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit shihet si i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.

    Ambasadori Schuebel theksoi se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Kosovën, duke mbështetur zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

    “Me 3.7 miliardë euro ndihmë financiare të ofruar për Kosovën që nga viti 1999, BE-ja mbetet ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Kosovën, duke mbështetur zhvillimin e saj dhe duke kontribuar në rritjen e saj ekonomike”, tha Schuebel.

    Shifra prej më shumë se 3.7 miliardë eurosh është konfirmuar edhe në komunikimet e fundit të Zyrës së BE-së në Kosovë, e cila e përshkruan BE-në si partnerin më të fuqishëm dhe më të besueshëm të Kosovës dhe ofruesin më të madh të ndihmës financiare.

    Takimi vjen në një kohë kur tërheqja e investimeve të huaja dhe përmirësimi i klimës së biznesit mbeten ndër çështjet e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Vetë BE-ja ka theksuar më herët nevojën për përmirësimin e mjedisit rregullator, qasjes në financa dhe zbatimin e reformave që mund të ndihmojnë bizneset dhe investitorët.