Author: Momenti

  • Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

    Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

    Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

    Ish-kandidati për president, Bekim Sejdiu, ka uruar Justina Shiroka Pulën e cila u zgjodh sonte presidente e Kosovës.

    “Me zgjedhjen e Presidentes së Republikës, Kosova jo vetëm që shmangu një cikël të ri krize, por vuri në krye të shtetit një zonjë të nderuar, me cilësi të larta njerëzore dhe një bagazh të pasur intelektual”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

    “Urimet më të përzemërta Presidentes së Republikës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula!”

  • Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

    Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

    Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen e saj si presidente e re e vendit.

    Në një shkrim në Facebook, Jahjaga ka thënë se zgjedhja e Shiroka Pulës në detyrën më të lartë të shtetit është një moment me peshë të veçantë për Kosovën dhe një vazhdimësi domethënëse e lidershipit të grave në Zyrën e Presidentes së Republikës.

    “Një jetë e ndërtuar mbi dije, punë, përkushtim dhe integritet merr sot një përgjegjësi të re: t’i shërbejë vendit, të ruajë unitetin dhe të përfaqësojë me dinjitet Republikën e Kosovës. Për mua, ky moment ka një domethënie të veçantë. Trashëgimia e një institucioni nuk matet vetëm me atë që realizojmë gjatë një mandati, por edhe me rrugët që lëmë të hapura për ata që vijnë pas nesh. Sa herë që një grua merr përgjegjësitë më të larta shtetërore, zgjerohet horizonti për çdo vajzë që guxon të ëndërrojë dhe për çdo grua që me punë e përkushtim synon të kontribuojë në vendimmarrje. Urime nga zemra, Presidente Shiroka-Pula! Qoftë ky mandat një kapitull i denjë i shërbimit ndaj Republikës dhe një dëshmi se lidershipi me dije, integritet dhe përgjegjësi lë gjurmë përtej një mandati.”, ka shkruar Jahjaga. /Klankosova.tv

  • Uran Ismaili e Rrahman Rama në bisedë me Shqipe Selimin në Kuvend

    Uran Ismaili e Rrahman Rama në bisedë me Shqipe Selimin në Kuvend

    Uran Ismaili e Rrahman Rama në bisedë me Shqipe Selimin në Kuvend

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Rrahman Rama, janë parë duke biseduar me deputeten e VV-së, Shqipe Selimin në hollin e Kuvendit.

    Nuk dihet se për çfarë kanë qenë duke biseduar ata tre, por ky diskutim erdhi pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës.

  • Hamza uron Shiroka-Pulën: I garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së (VIDEO)

    Hamza uron Shiroka-Pulën: I garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së (VIDEO)

    Hamza uron Shiroka-Pulën: I garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së (VIDEO)

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente e Kosovës.

    Hamza ka thënë se i uron asaj sukses në detyrën e saj, ndërsa ka garantuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e PDK-së.

    “E denjë për pozitën e presidentes. Unë i uroj presidents sukses në punë, i garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së, për ta përkrahur në punët e presidentes”, deklaroi ai./Klankosova.tv

  • Hamza pas votimit të Ligjit për Specialen: Ditë e vlefshme, historia s’mund të rishkruhet

    Hamza pas votimit të Ligjit për Specialen: Ditë e vlefshme, historia s’mund të rishkruhet

    Hamza pas votimit të Ligjit për Specialen: Ditë e vlefshme, historia s’mund të rishkruhet

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Bedri Hamza, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës.

    Hamza e ka cilësuar këtë si një ditë të rëndësishme, duke thënë se qëllimi nuk është pengimi i drejtësisë, por garantimi i saj.

    “Për mua është ditë tepër e vlefshme, sepse sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka kaluar Ligji për Dhomat e Specializuara. Por, ne nuk dëshirojmë ta pengojmë drejtësinë, ne dëshirojmë të vendosim drejtësi”.

    “Ne dëshirojmë që luftës së popullit të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i garantojmë drejtësi, të ketë mbikqyrje, të ketë transparencë, të ketë llogaridhënie. Jam i bindur që me këtë ligj është siguruar që lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mund të gjykohet. Historia nuk mund të rishkruhet”, deklaroi ai./Klankosova.tv

  • Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës presidente është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi pas afatit

    Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës presidente është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi pas afatit

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës është në përputhje me Kushtetutën, pavarësisht se rezultati i votimit u shpall disa minuta pas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Në një intervistë për KosovaPress, Hasani ka thënë se në këtë rast me rëndësi është fakti se procesi i zgjedhjes së presidentes ka nisur brenda afatit.

    “Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese”, ka deklaruar Hasani.

    Ai është pyetur edhe nëse Kuvendi i Kosovës konsiderohet i shpërndarë pas përfundimit të afatit të 6 tetorit.

    Hasani ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, nevojitet një dekret formal.

    “Jo, sepse për shpërndarjen e Kuvendit duhet një dekret formal. Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, ka deklaruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

    Deklaratat e Hasanit vijnë pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, në një proces që përfundoi disa minuta pas afatit të 6 tetorit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota të deputetëve, ndërsa dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme. Një votë tjetër iu dha Eliza Hoxhës.

    Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula mbajti fjalimin e saj para deputetëve, duke u zotuar se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

  • Mënyra si ecni fsheh një detaj: Një lloj ecjeje te gratë u lidh edhe me orgazmën

    Mënyra si ecni fsheh një detaj: Një lloj ecjeje te gratë u lidh edhe me orgazmën

    Hapat, ritmi dhe lëvizja e legenit mund të krijojnë përshtypje për vetëbesimin dhe gjendjen fizike, ndërsa një studim i vogël ka ngritur edhe një pyetje shumë më intime

    Mënyra se si ecim mund të japë informacione për qëndrimin e trupit, koordinimin, tonusin muskulor dhe gjendjen fizike. Shpesh, ecja krijon edhe përshtypje për vetëbesimin apo gjendjen emocionale të një personi.

    Por a mund të tregojë diçka edhe për jetën seksuale?

    Një studim i publikuar në The Journal of Sexual Medicine është marrë pikërisht me këtë pyetje. Studiuesit analizuan mënyrën e ecjes së një grupi të vogël grash dhe shqyrtuan nëse ekspertët mund të dallonin, vetëm duke i parë ato duke ecur, nëse kishin raportuar përjetimin e orgazmës gjatë marrëdhënieve vaginale.

    Ecje më e lirshme dhe lëvizje më e madhe e legenit

    Gratë që morën pjesë në studim plotësuan fillimisht një pyetësor për përvojat e tyre seksuale dhe më pas u filmuan duke ecur.

    Ekspertët që analizuan videot nuk kishin informacion për përgjigjet e pjesëmarrëseve. Megjithatë, sipas studimit, ata arritën të identifikonin historinë e raportuar të orgazmës vaginale në një pjesë të konsiderueshme të rasteve.

    Analiza tregoi se gratë që kishin raportuar një histori të tillë prireshin të kishin një ecje më të lirshme dhe më energjike, me hapa më të gjatë dhe me lëvizje më të dukshme të legenit dhe shtyllës kurrizore.

    Autorët e përshkruan këtë ecje si më fluide dhe më pak të ngurtë.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duke parë një grua duke ecur mund të përcaktohet me siguri jeta e saj seksuale. Studimi ishte i vogël dhe rezultatet nuk mund të përdoren si një lloj “testi” për aftësinë për të arritur orgazme, transmeton Telegrafi.

    Shutterstock

    Çfarë mund të tregojë mënyra e ecjes?

    Në jetën e përditshme, mënyrat e ndryshme të ecjes shpesh lidhen me tipare të caktuara të personalitetit, megjithëse këto interpretime nuk janë diagnoza psikologjike.

    Një person që ecën me hapa të vegjël, trup të tendosur dhe kokën pothuajse të palëvizshme mund të krijojë përshtypjen e pasigurisë ose tensionit. Megjithatë, një ecje e tillë mund të ndikohet edhe nga dhimbja, këpucët apo thjesht zakonet individuale.

    Një ecje e ngadalshme dhe e relaksuar, me lëvizje të lirshme të ijëve dhe krahët pranë trupit, zakonisht krijon përshtypjen e qetësisë.

    Në anën tjetër, hapat e sigurt, trupi drejt dhe ritmi konstant perceptohen shpesh si shenjë vetëbesimi dhe vendosmërie.

    Edhe ecja e ngjashme me atë të modeleve në pasarelë, me njërën këmbë para tjetrës, lëvizje të kontrolluar të ijëve dhe shpinë drejt, mund të japë përshtypjen e elegancës dhe sigurisë. Por kjo mënyrë ecjeje mund të mësohet dhe të praktikohet, prandaj nuk zbulon domosdoshmërisht karakterin.

    Shutterstock

    Ecja energjike tërheq vëmendjen

    Hapat e gjatë, figura drejt dhe lëvizjet më të theksuara të krahëve krijojnë zakonisht përshtypjen e energjisë dhe vetëbesimit.

    Interesante është se disa nga këto karakteristika, veçanërisht gjatësia e hapit dhe lëvizja më e lirshme e legenit dhe shtyllës kurrizore, u vunë re edhe në studimin që analizoi lidhjen ndërmjet ecjes dhe historisë së orgazmës vaginale.

    Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë dëshmuar se një mënyrë e caktuar ecjeje do të thotë se një grua e arrin domosdoshmërisht më lehtë orgazmën.

    Ecja ndikohet nga shumë faktorë: anatomia, mosha, kondicioni, dëmtimet, dhimbjet, këpucët dhe gjendja emocionale.

    Prandaj, ecja mund të japë përshtypje për një person, por nuk është mënyrë e besueshme për të përcaktuar karakterin apo jetën e tij seksuale. Studimi mbetet interesant pikërisht sepse sugjeron një lidhje të mundshme mes lirisë së lëvizjes së trupit dhe disa aspekteve të funksionit seksual – por jo një rregull që vlen për çdo grua. /Telegrafi/

  • Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë

    Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë

    Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë

    Kosova, në minutat e parë të datës 7 tetor 2026, është bërë me presidente të re, pas muajsh të tërë me këtë pozitë vakante – e mbajtur me ushtrues detyre.

    Justina Shiroka-Pula është e para e shtetit që pritet të shërbejë në këtë pozitë për një periudhë 5-vjeçare.

    Konfirmimi i Shiroka-Pulës në postin e drejtueses së shtetit erdhi pasi u votua nga 81 deputetë në seancën e jashtëzakonshme.

    Por, zgjedhja e Shiroka-Pulës në postin e të parës së shtetit, e pason një grua tjetër.

    Ishte Vjosa Osmani, presidentja që shërbeu nga viti 2021 deri më 2026 në këtë post.

    Më herët, edhe një grua e kreu këtë detyrë. Ishte Atifete Jahjaga ajo që u zgjodh në vitin 2011 dhe që shërberu deri më 2016.

    Pra, Kosova është bërë një ndër vendet e pakta në botë që për drejtues shteti ka pasur tre gra në historinë e saj si një shtet i ri.

    Vlen të theksohet se Shiroka-Pula është Presidenti/ja e shtatë në Republikën e Kosovës.

  • Kurti përqafon fort presidenten e re

    Kurti përqafon fort presidenten e re

    Kurti përqafon fort presidenten e re

    Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës.

    Ajo ishte propozimi i fundit i Albin Kurtit në ditën e gjatë të sotme, dhe që u pranua nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Pasi u zgjodh, ajo pranoi një përqafim të fortë nga kryeministri.

  • Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje

    Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje

    Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pulës.

    “Ju kam thënë: ‘Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje’”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo ka shprehur urimin që Shiroka Pula të ruajë balancën mes pushteteve dhe unitetin shoqëror.

    “Uroj sinqerisht që profesoresha si presidente ta mbajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror, ta respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit”, ka shkruar ajo.

    “Shumë suksese, Presidente!”, përfundoi Bajrami.