Author: Momenti

  • PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon si kundërkandidate Eliza Hoxhën

    PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon si kundërkandidate Eliza Hoxhën

    PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon si kundërkandidate Eliza Hoxhën

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se ish-ministrja e PDK-së, Justina Shiroka-Pula, është emër i pranueshëm për këtë parti për postin e Presidentes së Kosovës.

    Në një konferencë për media, Hamza tha se PDK-ja pret që të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, ndërsa bëri të ditur se si kundërkandidate për Presidente do ta propozojnë deputeten e kësaj partie, Eliza Hoxhën.

    “Mendoj që është dashur të ketë seriozitet në këtë çështje dhe për situatën se ku duam ta dërgojmë vendimin”, tha Hamza.

    Ai bëri të ditur se pas konferencës do të shkojnë në sallën e Kuvendit, duke përsëritur se presin votimin e Ligjit.

    “Nga kjo konferencë do të shkojmë në sallë dhe presim të votohet Ligji”, u shpreh ai./Klankosova.tv

  • Hamza me grupin parlamentar shkojnë në sallën e seancave plenare

    Hamza me grupin parlamentar shkojnë në sallën e seancave plenare

    Hamza me grupin parlamentar shkojnë në sallën e seancave plenare

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pasi pranoi emrin e Justina Shiroka-Pulës si kandidate për presidente, njoftoi se bashkë me Grupin Parlamentar do të shkojnë në sallën plenare.

    Në konferencën për media, Hamza tha se kandidaturën e Shiroka-Pulës e pranojnë vetëm me kushtin që kundërkandidatja e saj të jetë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

  • Pajtimi për emrin e Shiroka Pulës si kandidate për presidente, deputetët nisin të mblidhen në Kuvend

    Pajtimi për emrin e Shiroka Pulës si kandidate për presidente, deputetët nisin të mblidhen në Kuvend

    Pajtimi për emrin e Shiroka Pulës si kandidate për presidente, deputetët nisin të mblidhen në Kuvend

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, pasi kanë pranuar propozimin e Albin Kurtit që Justina Shiroka Pula të jetë candidate për presidente.

    Pas tyre, kanë filluar të hyjnë edhe deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata ët Aleancës.

    Nuk dihet ende se kur pritet saktësisht të nisë seanca me dy pika të rendit të ditës, Ligji për Specialen dhe votimi i Shiroka Pulës për presidente. /Klankosova.tv

  • Hamza pranon ofertën e Kurtit, Eliza Hoxha kundërkandidate për presidente

    Hamza pranon ofertën e Kurtit, Eliza Hoxha kundërkandidate për presidente

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pranuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik dhe procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës.

    Sipas zhvillimeve të fundit, përballë kandidaturës së propozuar nga Kurti pritet të jetë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, si kundërkandidate për postin e presidentes, pasi Kurti propozoi Justina Pulën, kandidate.

    Oferta e Kurtit parashihte që në të njëjtën seancë të Kuvendit fillimisht të votohej në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas të zhvillohej votimi për presidenten….

  • Dugolli: ‘Ka dalë një herë në fotografi me Albin Kurtin’ - Hamza mund ta refuzojë e Justina Pulën

    Dugolli: ‘Ka dalë një herë në fotografi me Albin Kurtin’ – Hamza mund ta refuzojë e Justina Pulën

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente të Kosovës.

    Dugolli, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar qëndrimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke thënë se ai mund ta refuzojë edhe këtë kandidaturë.

    “Tash, kur të del Bedri Hamza i PDK-së dhe ta refuzojë edhe Justina Pulën si propozim për Presidente, arsyetimi pak a shumë ka me qenë: ‘Ka dalë një herë në fotografi me Albin Kurtin’”, ka shkruar Dugolli.

  • Urrejtje apo dashuri mes Zvicrës dhe Gjermanisë? Zviceranët po ‘çalojnë’ vetëm në këtë pikë

    Urrejtje apo dashuri mes Zvicrës dhe Gjermanisë? Zviceranët po ‘çalojnë’ vetëm në këtë pikë

    Zvicra gëzon një imazh shumë pozitiv te qytetarët e Gjermanisë, por mikpritja duket të jetë një prej dobësive të saj.

    Kështu rezulton nga “Anholt Nation Brands Index”, ndërsa tema ka nxitur edhe debat mes lexuesve të Blick.

    Në renditjen e këtij indeksi, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë nga 50 shtete për imazhin që ka te gjermanët.

    Vlerësimet më të mira lidhen me cilësinë e jetës, sigurinë, politikën, produktet e eksportit dhe inovacionin.

    Edhe në aspektin e marrëdhënieve personale, Zvicra renditet lart.

    Në pyetjen nëse një person nga Zvicra do të ishte i dëshiruar si mik i ngushtë, vendi renditet i dyti. Ndërsa sa i përket gatishmërisë për të punësuar një person të kualifikuar nga një shtet i caktuar, Zvicra renditet në vendin e tretë, transmeton Telegrafi.

    Në vlerësimin global, Zvicra renditet në vendin e pestë. Në Turqi, Rusi dhe Poloni ajo renditet e treta, ndërsa në Afrikën e Jugut dhe në SHBA ndodhet në vendin e 11-të.

    Megjithatë, një pikë e dobët mbetet mikpritja. Në kategorinë “Ëelcoming”, Zvicra renditet vetëm në vendin e 16-të. Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (EDA), popullsia zvicerane perceptohet dukshëm më rrallë si mikpritëse dhe ftuese krahasuar me mesataren ndërkombëtare.

    Ky rezultat ka nxitur diskutime mes lexuesve. Disa e lidhin qëndrimin më të rezervuar të zviceranëve me dallimet kulturore dhe mentalitetet e ndryshme. Të tjerë bëjnë dallimin mes imazhit të vendit dhe sjelljes së banorëve të tij.

    Disa lexues mendojnë se Zvicra mund të mësojë nga Austria për sa i përket mikpritjes, ndërsa të tjerë përmendin Norvegjinë si shembull pozitiv. Një prej tyre, bazuar në përvojat e udhëtimeve në vende të ndryshme, vlerëson veçanërisht miqësinë dhe mikpritjen e norvegjezëve.

    Por jo të gjithë pajtohen se përgjegjësia është vetëm te zviceranët. Disa lexues theksojnë se mikpritja kërkon angazhim nga të dyja palët dhe se edhe sjellja e vizitorëve mund të ndikojë në mënyrën se si ata priten

    Të tjerë kanë vënë në pikëpyetje edhe vetë rëndësinë e renditjes, duke e cilësuar atë si një rezultat që duhet marrë me rezervë./Telegrafi/

  • Nxënësit protestojnë dhunshëm në Francë, Trump gjen fajtorin: Islamistët duan ta marrin atë vend të madh

    Nxënësit protestojnë dhunshëm në Francë, Trump gjen fajtorin: Islamistët duan ta marrin atë vend të madh

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Francë, duke bërë një deklaratë të ashpër për migrimin dhe rolin e Islamit në shoqërinë franceze.

    “Ajo që po ndodh në Francë nuk është asgjë më pak se migrim masiv, krejtësisht jashtë kontrollit. Kjo nuk ka të bëjë me shkollat, por me Islamin që dëshiron të marrë nën kontroll një shtet që dikur ishte i madh!”, ka shkruar Trump.

    Deklarata e tij vjen në një kohë kur Franca po përballet me protesta dhe tensione të lidhura me sistemin arsimor, ndërsa në disa zona janë raportuar bllokime të shkollave dhe protesta të nxënësve e studentëve.

    Protestuesit kanë ngritur shqetësime për mungesën e mësuesve, mbipopullimin e klasave, gjendjen e objekteve shkollore dhe mungesën e burimeve në sistemin arsimor.

    Trump, megjithatë, e ka lidhur situatën me migrimin dhe Islamin, duke e paraqitur atë si pjesë të një problemi më të gjerë për Francën.

    Ndryshe, sot qeveria franceze ka pezulluar mësimin në shkolla deri ditën e hënë. /Telegrafi/

  • Tesla arriti shpejtësinë 286 km/h para se t’i shpërthente një gomë

    Tesla arriti shpejtësinë 286 km/h para se t’i shpërthente një gomë

    Tesla Model S Plaid po udhëtonte në një pjesë të autostradës gjermane Autobahn pa kufizim shpejtësie, kur shoferi thotë se dëgjoi një shpërthim të fuqishëm.

    Makina humbi kontrollin, rrëshqiti, doli nga korsia dhe u përmbys. Në aksident nuk u përfshi asnjë automjet tjetër, ndërsa kabina e pasagjerëve mbeti kryesisht e paprekur.

    Shoferi pretendon se aksidenti u shkaktua nga një gomë e pasme Goodyear Eagle F1 SuperSport.

    Ai thotë gjithashtu se vetëm pas aksidentit mësoi se disa goma të këtij modeli ishin tërhequr nga tregu për shkak të një rreziku të mundshëm të shkëputjes së pjesës së shkeljes së gomës.

    Tërheqja nga tregu ka ndodhur, por ajo përfshinte një seri të kufizuar prej rreth 69 gomash. Megjithatë, deri tani hetuesit nuk kanë konfirmuar se defekti i gomës ishte shkaku i aksidentit.

    Shoferi thotë se nuk pësoi lëndime të rënda, megjithëse pret që rikuperimi i tij të zgjasë disa muaj. /Telegrafi/

  • Qeveria miraton disa projektligje e vendime

    Qeveria miraton disa projektligje e vendime

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë projektligjesh, programesh dhe vendimesh.

    Ndër vendimet kryesore është miratimi i Programit të Projektligjeve të Qeverisë për vitet 2026–2028, si dhe i Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë.

    Ky projektligj përcakton mënyrën e organizimit dhe zbatimit të Regjistrimit të Bujqësisë, përfshirë procedurat për mbledhjen, përpunimin, ruajtjen, mbrojtjen dhe publikimin e të dhënave statistikore.

    Qeveria ka miratuar edhe vendimin për themelimin e Komisionit Qendror për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në të mirat materiale nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të tjera, në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

    Po ashtu, është miratuar vendimi për themelimin e Komisionit për përzgjedhjen e tre kandidatëve për anëtarë të jashtëm të Bordit të Pavarur për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut.

    Në mbledhje është miratuar edhe Koncept-dokumenti për Fushën e Akreditimit, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës së cilësisë dhe përafrimin me acquis të Bashkimit Evropian në fushën e akreditimit.

    Qeveria ka miratuar edhe rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit për projekte të bashkëfinancimit me kuvendet komunale, në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projektet kapitale.

    Ndër vendimet e tjera është miratimi i Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë 2026–2027, si dhe Programit Vjetor 2026 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

    Po ashtu, është miratuar Projektligji për Efiçiencë të Energjisë, i cili përcakton kornizën ligjore për promovimin dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë, përfshirë objektivat, masat dhe caqet kombëtare.

    Sipas Qeverisë, ky ligj synon të kontribuojë në kursimin e energjisë, sigurinë energjetike, mbrojtjen e mjedisit dhe luftimin e varfërisë energjetike.

    Në fund, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve përkatëse nga ndërmarrja publike “Trepça” Sh.A.

  • Në PDK, optimistë për konsensus rreth emrit të Justina Shiroka-Pulës

    Në PDK, optimistë për konsensus rreth emrit të Justina Shiroka-Pulës

    Në PDK, optimistë për konsensus rreth emrit të Justina Shiroka-Pulës

    Burime të Klankosova.tv brenda PDK-së kanë bërë me dije se ka optimizëm për konsensus për emrin e Justina Shiroka-Pulës.

    Sipas burimeve, emri i saj është propozuar në takime me Kurtin.