Author: Momenti

  • Propozimi i Justina Shiroka Pulës, sinjale pozitive nga PDK-ja

    Propozimi i Justina Shiroka Pulës, sinjale pozitive nga PDK-ja

    Propozimi i Justina Shiroka Pulës, sinjale pozitive nga PDK-ja

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka propozuar kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Artave të Kosovës, Justina Shiroka Pula për presidente.

    Burimet të Klan Kosovës brenda PDK-së kanë bërë të ditur se nga kjo parti ka sinjale pozitive për mbështetjen e saj.

    “Kaq mund të themi për momentin”, ka qenë përgjigja.

    Kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri te përfundimi i afatit për zgjedhjen e presidentit në të kundërtën Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Kurti më herët kishte propozuar edhe Bekim Sejdiun, por i cili më pas ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura.

    Kurse, pas tij, Kurti ka propozuar sërish Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, por PDK-ja ka refuzuar duke thënë se nuk do të bëjë pazare me UÇK-në. /Klankosova.tv

  • Propozimi për Shiroka Pulën presidente, pas pak pritet konferencë nga PDK-ja

    Propozimi për Shiroka Pulën presidente, pas pak pritet konferencë nga PDK-ja

    Propozimi për Shiroka Pulën presidente, pas pak pritet konferencë nga PDK-ja

    PDK-ja pritet të mbajë konferencë për media pas propozimit të Albin Kurtit për Justina Shiroka Pulën si kandidate për presidente të Kosovës.

    “Nuk dihet nëse do të jetë Hamza siç ka vepruar gjatë ditës ose dikush tjetër nga bashkëpartiakët e tij nga PDK-ja megjithatë, pritet që të ketë edhe një deklarim nga ta, mbase i fundit ose nuk dihet nëse kështu do të vazhdohet edhe në këtë orën e mbetur për të zgjedhur presidentin e Kosovës”, tha gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresë Tërshani.

    “Mund të themi tash për tash se ka sinjale disi pozitive nëse mund t’i quajmë kështu për emrin e Shiroka-Pulës”.

  • Spanja përmbys Kroacinë dhe ruan startin perfekt

    Spanja përmbys Kroacinë dhe ruan startin perfekt

    Spanja ka bërë një rikthim të madh ndaj Kroacisë, duke triumfuar 2-1 dhe duke vazhduar me bilanc perfekt në eliminatore. Kampionët iberikë kanë marrë fitoren e katërt në po aq ndeshje dhe tani kanë 12 pikë në krye të grupit.

    Kroacia e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 14-të. Ivan Perisic ishte i pari te topi pas një rishqyrtimi në zonë dhe me kokë e dërgoi atë në rrjetë për 1-0.

    Spanja pati mundësi të barazonte në pjesën e parë, por portieri Unai Simon ishte vendimtar në disa raste, duke ndalur tentativat e Igor Matanovicit dhe Josip Stanisicit.

    Luis de la Fuente reagoi në pushim duke futur Mikel Merinon, dhe mesfushori do të bëhej protagonist i madh i rikthimit spanjoll.

    Në minutën e 61-të, Dani Olmo dha një pasim të bukur për Merinon, i cili hyri në zonë dhe me një goditje të matur e dërgoi topin në këndin e poshtëm për 1-1.

    Spanja vazhdoi të kërkonte golin e fitores, ndërsa në minutën e 80-të Kroacia mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Ivan Perishiqit, i cili mori kartonin e dytë të verdhë. Vendimi fillimisht u rishikua me VAR dhe më pas kartoni i kuq u konfirmua.

    Vetëm shtatë minuta më vonë, Spanja e kompletoi përmbysjen. Mikel Merino përfitoi nga një top i liruar brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme në këndin e sipërm shënoi për 2-1.

    Me këtë fitore, Spanja shkon në 12 pikë pas katër ndeshjeve, duke ruajtur bilancin perfekt dhe pozitën e parë në grup. Kroacia, në anën tjetër, pëson një humbje të dhimbshme pasi ishte në epërsi deri në pjesën e dytë. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Kylie Jenner merr rolin e saj të parë të madh në aktrim në serialin e ri thriller të Hulu-t, që do të prodhohet nga Kim Kardashian

    Kylie Jenner merr rolin e saj të parë të madh në aktrim në serialin e ri thriller të Hulu-t, që do të prodhohet nga Kim Kardashian

    Kylie Jenner pritet të luajë rolin e saj të parë të madh në aktrim në një serial të ri thriller të Hulu-t, të titulluar “Bachelorette Weekend”.

    Pjesëmarrja e Jenner në serial u bë e ditur të hënën, ndërsa u konfirmua gjithashtu se motra e saj, Kim Kardashian, do të jetë producente ekzekutive e serialit, së bashku me Jenner.

    Në këtë përshtatje televizive të një romani që ende nuk është publikuar, ylli i industrisë së kozmetikës do të interpretojë rolin e një nuseje, e cila gjendet e vrarë, duke bërë që shoqet e saj të ngushta të jenë të dyshuarat kryesore.

    Kardashian ishte ajo që mendoi për Jenner për këtë rol dhe kontaktoi motrën e saj më të vogël nga e njëjta linjë familjare, e cila është në një lidhje me të nominuarin për Oscar, Timothée Chalamet, për t’i propozuar këtë mundësi në aktrim.

    Sipas “Deadline”, skenari i ishte dërguar fillimisht Kardashian si një projekt të mundshëm për ta prodhuar. Ajo mendoi se ishte një mundësi e shkëlqyer për Jenner që të merrte rolin kryesor dhe ia përcolli asaj skenarin. Të dyja u përfshinë më pas në projekt.

    Seriali është krijuar nga Lauren Oliver, e njohur për romanet e saj për të rinjtë, përfshirë “Panic”, “Before I Fall” dhe trilogjinë “Delirium”.

    “Bachelorette Weekend” bazohet në një roman ende të pabotuar të autores Flora Collins. Përmbledhja e historisë thotë:

    “Një fundjavë beqarie kthehet në një ngjarje tragjike kur nusja gjendet e vrarë në pishinë dhe shoqet e saj më të afërta bëhen të gjitha të dyshuara.”

    Sipas “Deadline”, personazhi i Jenner përshkruhet si pika kryesore e serialit, përmes së cilës do të zbërthehen ngjarjet që çuan deri te vrasja.

  • Wladimir Klitschko nis hetimin për vdekjen e Hayden Panettiere, pretendon se bizhuteritë e saj janë zhdukur

    Wladimir Klitschko nis hetimin për vdekjen e Hayden Panettiere, pretendon se bizhuteritë e saj janë zhdukur

    Ish-boksieri ukrainas dhe ish-i fejuari i Hayden Panettiere, Wladimir Klitschko, ka bërë thirrje për një hetim mbi pretendimet se bizhuteritë dhe sendet e tjera personale të aktores së ndjerë u lanë peng ose u zhdukën pas vdekjes së saj.

    Klitschko pretendon se një person jo-anëtar i familjes, i lidhur më parë me Panettiere, i ka marrë peng disa nga sendet e saj, përfshirë bizhuteri, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga TMZ.

    Ish-boksieri profesionist tha se dyqani i pengjeve nuk donte të jepte detaje rreth sendeve, përveç nëse kontaktoheshin nga forcat e rendit. Ai shtoi se kishte frikë se sendet do t’u shiten palëve të treta pa përfshirjen e autoriteteve.

    Në mocionin e fundit, Klitschko kërkon t’i jepet autoriteti për të kërkuar një hetim nga organet e zbatimit të ligjit mbi rikuperimin e aseteve të Panettiere.

    Kjo ndodhi menjëherë pasi ai kërkoi të emërohej kujdestar i aseteve të vajzës së tij dhe vajzës 11-vjeçare të Panettiere, Kaya. Klitschko paraqiti një peticion në Los Angeles më 24 shtator për t’u emëruar kujdestar i përkohshëm i aseteve të Kaya.

    Ai shkroi se vajza e tij, Kay, e cila jeton me të në Ukrainë, ka të drejtë për të gjitha pasuritë e Hayden Panettiere, duke shtuar se është urgjente dhe e nevojshme që ai të emërohet në mënyrë që të mund të marrë, menaxhojë dhe mbajë pasuritë e Kay në emër të saj.

    Klitschko tha gjithashtu se është njoftuar dhe beson se agjentët federalë kanë hyrë në rezidencën e Panettiere në Los Angeles dhe kanë marrë pronën që i përket pasurisë së Hayden.

    “Para vdekjes së saj, Hayden dhe Klitschko punësuan roje sigurie për të mbrojtur shtëpinë e Hayden dhe përmbajtjen e saj, që rrjedh nga një shqetësim i dokumentuar se një individ kishte fituar akses të paautorizuar në pronën e Hayden. Bravat në shtëpinë e Hayden u ndryshuan nga rojet e sigurisë pas vdekjes së Hayden, dhe ambientet e magazinimit që përmbanin veshje dhe aksesorë firmato të veshur në paraqitjet publike u zhvendosën si masë paraprake”, thuhet në dokumentet e gjykatës.

    Klitschko pohoi gjithashtu se disa sende personale, përfshirë bizhuteri, mungonin ose ende nuk ishin gjetur.

    Burime pranë familjes së Panettiere i thanë TMZ se ata e mbështesin paraqitjen e kërkesës, duke thënë: “Vladimir është një baba i shkëlqyer dhe ne jemi mirënjohës”.

    Prindërit e Panettiere, Lesley Vogel dhe Skip Panettiere, gjithashtu nuk ishin dakord se çfarë duhet të ndodhte me bizhuteritë që ajo mbante veshur kur vdiq.

    Sipas një raporti të mjekut ligjor të siguruar nga Page Six, aktorja e ndjerë mbante vathë kur vdiq, të cilët u hoqën nga trupi i saj gjatë një autopsie dhe u vendosën në një dollap për ruajtje. Ndërsa një prind kërkoi që ato të dërgoheshin në Karolinën e Veriut, tjetri donte që ato të dërgoheshin në një adresë në Kaliforni.

    “Të dyja palët janë informuar se nuk do të lirohen derisa të arrijnë një marrëveshje në lidhje me sendet personale të të ndjerit”, thuhet në raport.

    Panettiere ndërroi jetë më 16 gusht në moshën 36 vjeç, ndërsa jetonte në një rezidencë në Greenville, Karolina e Jugut.

    Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Greenville përcaktoi si shkak të vdekjes efektet toksike të fentanilit, 4-ANPP, alprazolamit, metokarbamolit dhe kvetiapinës.

    Pas vdekjes së saj, Klitschko ndau një foto të vjetër të tij, Panettiere dhe vajzës së tyre në Facebook, duke shkruar ndër të tjera se familja po kalon një periudhë tronditjeje dhe pikëllimi dhe se aktorja u nda nga kjo botë shumë herët. /Telegrafi/

  • Pas 11 vitesh, Ohri do të bëhet me pishinë të mbyllur

    Pas 11 vitesh, Ohri do të bëhet me pishinë të mbyllur

    Qeveria, në seancën e rregullt të sotme, miratoi pikën që mundëson vazhdimin dhe përfundimin e ndërtimit të pishinës së mbyllur në Ohër, një projekt kapital sportiv, realizimi i të cilit filloi që në vitin 2015. Bëhet fjalë për një nga projektet më të rëndësishme sportive dhe infrastrukturore në Ohër, i cili për gati 11 vjet ka mbetur i papërfunduar.

    Pas marrjes së kompetencave, Ministria e Sportit bëri analizë dhe rishikim të plotë të gjendjes së projektit, me qëllim përcaktimin e të gjitha pengesave teknike, financiare dhe administrative që për vite me radhë e pamundësonin përfundimin e tij. Si rezultat i rishikimit të kryer, Ministria ndërmori hapa konkretë për tejkalimin e problemeve të konstatuara, ndër të cilat edhe ndryshimin e nevojshëm të projektit bazë, duke krijuar kështu kushte që ndërtimi më në fund të vazhdojë.

    Për përfundimin e plotë të pishinës së mbyllur në Ohër janë siguruar 470 milionë denarë.

    Me këtë, pas më shumë se një dekadë pasigurie dhe ngecjeje, një nga projektet më të mëdha sportive dhe infrastrukturore në vend merr një perspektivë të qartë për përfundim.

    Pishina e mbyllur është një investim me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Ohrin, por edhe për zhvillimin e sporteve të notit në të gjithë vendin. Përfundimi i saj do të sigurojë kushte bashkëkohore për stërvitjen e sportistëve, zhvillimin e kategorive të reja, organizimin e garave dhe avancimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive në qytet.

  • Lushtaku për Shiroka-Pulën: Le të vendosin deputetët e PDK-së, për mua të kaloj ligji i Speciales

    Lushtaku për Shiroka-Pulën: Le të vendosin deputetët e PDK-së, për mua të kaloj ligji i Speciales

    Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se vendimi për kandidaturën e Justina Shiroka-Pulës për presidente të Kosovës është në dorën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    Lushtaku ka thënë se ai nuk është kryetar i PDK-së dhe as deputet, prandaj vendimin për këtë çështje duhet ta marrin deputetët e kësaj partie.

    “Unë nuk jam kryetar i partisë. Për mua duhet të kalojë ligji për Gjykatën Speciale. Qytetarët janë duke protestuar prej 18 ditësh. Unë nuk jam kryetar i partisë dhe as deputet. Le të vendosin ata për këtë kandidaturë”, ka deklaruar Lushtaku në Debat Plus.

  • Shiroka-Pula pas propozimit për presidente nga Kurti: Kam mysafirë nga Sarajeva

    Shiroka-Pula pas propozimit për presidente nga Kurti: Kam mysafirë nga Sarajeva

    Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar pak momente më parë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të Republikës së Kosovës.

    Pas propozimit, Shiroka-Pula nuk ka treguar nëse do ta pranojë kandidaturën për këtë post.

    E kontaktuar nga RTV Dukagjini, ajo ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke mos komentuar propozimin e Kurtit.

    “Kam mysafirë nga Sarajeva”, ka thënë Shiroka-Pula.

    Ajo aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), ndërsa më herët ka ushtruar edhe funksionin e ministres së Energjisë dhe Minierave dhe ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

  • Spitali Universitar i Bazelit e ulë orarin e punës për një orë, për mjekët rezidentë

    Spitali Universitar i Bazelit e ulë orarin e punës për një orë, për mjekët rezidentë

    Spitali Universitar i Bazelit (USB) do të reduktojë nga viti 2027 orarin javor të punës për mjekët rezidentë, nga 46 në 45 orë.

    Vendimi, i miratuar nga bordi drejtues në shtator, synon përmirësimin e kushteve të punës dhe vjen në një kohë kur sektori shëndetësor zviceran po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

    Sipas USB-së, reduktimi i orarit do të realizohet përmes optimizimit të proceseve të punës, pa transferuar ngarkesën shtesë te mjekët e lartë apo te grupet e tjera profesionale.

    Përveç 45 orëve të punës, mjekëve rezidentë do t’u garantohen edhe katër orë në javë për edukim dhe trajnim të vazhdueshëm, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.

    Bazeli nuk është spitali i parë në Zvicër që po ndërmerr hapa për shkurtimin e orarit të punës për mjekët rezidentë.

    Në kantonin Ticino, grupi spitalor EOC e ka ulur që nga viti 2024 orarin javor nga 50 në 42 orë, duke përfshirë edhe katër orë trajnim.

    Edhe Spitali Universitar i Cyrihut dhe Spitali Kantonal i Winterthurit planifikojnë ta reduktojnë orarin në 42 orë pune, plus katër orë trajnim, deri në vitin 2028.

    Masat po ndërmerren në kuadër të përpjekjeve për t’i bërë vendet e punës në sektorin shëndetësor më tërheqës./Telegrafi/

  • Shqipëria me mund triumfon ndaj San Marinos, merr primatin në Ligën C

    Shqipëria me mund triumfon ndaj San Marinos, merr primatin në Ligën C

    Kombëtarja e Shqipërisë me shumë vështirësi ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj San Marinos.

    “Kuq e Zinjtë” edhe pse favorit i padiskutueshëm, arritën një fitore me rezultat 2-1, sfidë ku u vendos në minutat shtesë.

    Kristjan Asllani me eurogol nga distanca e kaloi Shqipërinë në epërsi pas 11 minutave lojë.

    Shqipëria pastaj krijoi disa aksione të bukura por që Rey Manaj dështoi t’i finalizojë.

    San Marino gjithashtu krijoi një rast të rrezikshëm por Dajsinani me pritje të bukur ia mohoi golin.

    Mysafirët pastaj shtangën të gjithë, kur barazuan falë Lazzarit që shënoi pas asistimit të Capiicchionit (66’).

    Shqipëria që atëherë krijoi rast pas rasti megjithatë dështoi t’i finalizonte.

    Heroi i Shqipërisë ishte Asllani që realizoi nga penalltia pasi mbrojtësi i San Marinos preku topin me dorë brenda zonës (90+3’).

    Shqipëria me këtë fitore merr liderin në grupin 1 të Ligës C së Ligës të Kombeve me nëntë pikë, dy më shumë se Bjellorusia e Finlanda me shtatë sosh. San Marino qëndron pa pikë./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore