Author: Momenti

  • Amorim e ka piketuar yllin e Man Unitedit, Milani gati për goditjen e janarit

    Amorim e ka piketuar yllin e Man Unitedit, Milani gati për goditjen e janarit

    Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, po planifikon të rikthehet në “Old Trafford” për të bërë transferimin e tij të parë nga Manchester United, që prej largimit nga klubi anglez.

    Amorim mori drejtimin e Milanit në fillim të verës, pasi qëndroi për një periudhë jashtë futbollit pas largimit nga United. Kuqezinjtë kanë nisur mirë sezonin nën drejtimin e portugezit, duke mbetur të pamposhtur në pesë ndeshjet e para në Serie A, me tri fitore dhe dy barazime, rezultat që i mban në vendin e pestë gjatë pushimit ndërkombëtar.

    Milani ka investuar ndjeshëm në merkato nën drejtimin e Amorimit. Diego Moreira u transferua nga Strasbourg për 50 milionë euro, ndërsa klubi vendosi rekord të ri për transferimin e Goncalo Ramos, duke paguar 74 milionë euro për sulmuesin.

    Tani, Amorim duket se e ka kthyer vëmendjen sërish te Manchester United.

    Sipas mediumit italian Calciomercato, Milani është gati të bëjë një ofertë për Joshua Zirkzeen gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Gjigantët italianë kishin tentuar ta transferonin reprezentuesin holandez edhe para se ai të bashkohej me Manchester Unitedin në vitin 2024, por këtë herë mund të kenë një mundësi më të madhe për ta bindur.

    Zirkzee ka luajtur vetëm 70 minuta në të gjitha garat këtë sezon me Unitedin, ndërsa të katër paraqitjet e tij kanë ardhur duke u inkuadruar nga banka rezervë. Sipas raportimeve, Manchester United është i gatshëm ta lejojë largimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

    25-vjeçari e njeh mirë futbollin italian, pasi më herët kishte luajtur në Serie A me Bolognan, para transferimit në “Old Trafford”. Gjatë verës, ai ishte lidhur gjithashtu me një kalim te Juventus dhe Roma.

    Megjithatë, tani Milani po shqyrton mundësinë për të bërë një tjetër tentativë për transferimin e Zirkzees në afatin kalimtar të janarit./Telegrafi/

  • Kryetari i Këshillit të Fshatit Rrenc kundërshton materialin për shtrimin e rrugës

    Kryetari i Këshillit të Fshatit Rrenc kundërshton materialin për shtrimin e rrugës

    Kryetari i Këshillit të Fshatit Rrenc, Adrian Skeraj, ka kundërshtuar mënyrën e realizimit të punimeve për zgjerimin dhe shtrimin e rrugës në këtë fshat të Komunës së Dragashit.

    Skeraj ka shprehur shqetësim lidhur me materialin që po përdoret, duke pretenduar se ai nuk është i përshtatshëm për shtrimin e rrugës.

    “Rruga nuk mund të shtrohet me këtë lloj guri. Ky nuk është gurë, është gjysmë baltë, gjysmë gurë. Nëse kompania që po kryen punimet në fshatin Rrenc është mësuar t’i shtrojë rrugët në këtë formë, tek ne kjo lloj pune nuk kalon”, ka deklaruar Skeraj.

    Ai ka kërkuar që punimet të mos vazhdojnë në këtë formë, duke ngritur shqetësime për cilësinë e materialit dhe mënyrën e realizimit të punimeve. /Telegrafi/

  • Rubio i kërkon Rusisë më shumë informacion për vdekjen e punonjësit të laboratorit të murtajës

    Rubio i kërkon Rusisë më shumë informacion për vdekjen e punonjësit të laboratorit të murtajës

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka kërkuar Rusisë të ndajë më shumë informacion rreth vdekjes së një punonjësi të një laboratori të murtajës në Siberi, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë situatën “shumë nga afër”.

    “Është përgjegjësi e Rusisë që, natyrisht, të ndajë më shumë informacion me botën”, tha Rubio të martën para gazetarëve në Islandë.

    “Po e ndjekim situatën shumë nga afër, orë pas ore”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

    Një punonjës i institutit kërkimor për murtajën në Siberi u sëmur dhe vdiq të premten, në rrethana që nuk janë bërë të ditura. Ngjarja ka bërë që autoritetet të vendosin në karantinë dhjetëra persona, ndërsa në rrjetet sociale janë shtuar shqetësimet për shëndetin publik.

    Autoritetet ruse kanë deklaruar se situata është nën kontroll dhe nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e vdekjes apo shkallën e rrezikut.

    Rubio tha se SHBA-ja ka masa dhe kapacitete që mund të përdoren për të ndihmuar Rusinë nëse situata rezulton më serioze nga sa është bërë e ditur deri tani.

    Megjithatë, ai theksoi se Uashingtoni ka nevojë për më shumë informacion përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin Rusinë nëse do të ishte e nevojshme, duke e cilësuar situatën si një “problem të madh për Rusinë”. /Telegrafi/

  • Kurti thërret konferencë në ora 15:00

    Kurti thërret konferencë në ora 15:00

    Kurti thërret konferencë në ora 15:00

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të mbajë një konferencë për media me fillim nga ora 15:00.

    Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë Arlind Manxhuka.

    Nuk është dhënë detaje se për cilat tema do të flasë ai, por besohet se do të prononcohet lidhur me Projektligjin e Speciales dhe çështjen e Presidentit.

  • Protestuesit eskalojnë me gjuhë ofenduese ndaj Kurtit (VIDEO)

    Protestuesit eskalojnë me gjuhë ofenduese ndaj Kurtit (VIDEO)

    Protestuesit eskalojnë me gjuhë ofenduese ndaj Kurtit (VIDEO)

    Kryeministri Albin Kurti, gjatë hyrjes në objektin e Kuvendit është përballur me gjuhë ofenduese nga protestuesit.

    “O m*t i Cernagores”, dhe “o m*t”, janë dëgjuar duke bërtitur protestuesit, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, Kurti ka vazhduar rrugën e tij drejt Parlamentit.

  • Lushaku: Ende s’kemi marrë asnjë ftesë për seancë

    Lushaku: Ende s’kemi marrë asnjë ftesë për seancë

    Lushaku: Ende s’kemi marrë asnjë ftesë për seancë

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se deputetët e partisë së saj ende nuk kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në ndonjë seancë të Kuvendit të Kosovës.

    “Ende s’kemi marrë asnjë ftesë për seancë”, ka thënë shkurt Lushaku, transmeton Klankosova.tv.

  • Ushtrim simulues për evakuim dhe reagim ndaj zjarrit në shkollën “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë të Shtimes

    Ushtrim simulues për evakuim dhe reagim ndaj zjarrit në shkollën “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë të Shtimes

    Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Lasgush Poradeci” në fshatin Muzeqinë të Shtimes është zhvilluar një ushtrim i përbashkët simulues për reagimin dhe evakuimin në rast zjarri.

    Në ushtrim kanë marrë pjesë Policia e Kosovës nga Stacioni në Shtime, Shërbimi i Zjarrfikësve, Njësia e Emergjencës Mjekësore, zyrtari komunal për emergjenca, drejtoria dhe stafi i shkollës, si dhe nxënësit.

    Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, skenari përfshiu simulimin e një zjarri në klasë, evakuimin e nxënësve, shpëtimin e një nxënësi të simuluar si të lënduar, dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin e tij për trajtim të mëtejshëm.

    Policia siguroi perimetrin dhe koordinoi veprimet gjatë ushtrimit, i cili zgjati nga ora 10:20 deri në 11:10 dhe përfundoi pa incidente.

    Qëllimi i ushtrimit ishte rritja e gatishmërisë dhe ndërgjegjësimit të nxënësve dhe stafit për reagim të shpejtë, të sigurt dhe të koordinuar në raste emergjente. /Telegrafi/

  • Janevska: Të gjitha reformat janë urgjente, po punojmë për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe harmonizimin e tij me tregun e punës

    Janevska: Të gjitha reformat janë urgjente, po punojmë për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe harmonizimin e tij me tregun e punës

    Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, mori pjesë në panel diskutimin kushtuar Raportit për Rritjen dhe Vendet e Punës, të cilin Banka Botërore e ka përgatitur për Maqedoninë dhe i cili sot u prezantua në prani të disa përfaqësuesve të qeverisë, si dhe përfaqësuesve të komunitetit akademik dhe atij të biznesit në vend.

    “Konstatimi se cilësia e arsimit kërkon përmirësime të konsiderueshme qëndron në themel të reformave që po ndërmerren, duke filluar nga arsimi fillor e deri te arsimi i lartë. Jemi të fokusuar në eliminimin e dobësive sistemike dhe të gjitha reformat janë urgjente, sepse si vend në zhvillim nuk mund të lejojmë të humbim potencialin njerëzor”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes se cilat ndryshime janë prioritare për lehtësimin e kalimit nga arsimi në punësim.

    Ministërja theksoi se Qeveria aktuale kujdeset për avancimin e infrastrukturës arsimore, në të cilën gjatë dy viteve janë investuar 70 milionë euro. Po furnizohen programe të reja mësimore dhe tekste shkollore, si dhe po punohet për rritjen e motivimit të kuadrit mësimor përmes rritjes së pagave dhe ofrimit të më shumë mundësive për zhvillim në karrierë dhe profesional.

    Në arsimin fillor po zbatohet program për orientim profesional, ndërsa në arsimin e mesëm po emërohen këshilltarë për karrierë, të cilët i orientojnë të rinjtë drejt fushave në të cilat kanë potencial. Aftësitë digjitale dhe inteligjenca artificiale janë pjesë e disa kurrikulave, ndërsa po punohet edhe për integrimin e aftësive për tranzicionin e gjelbër.

    Janevska veçoi arsimin dual në shkollat e mesme profesionale si modelin tonë më të suksesshëm arsimor dhe tha se ai do të vazhdojë të zgjerohet në më shumë shkolla, por edhe në nivele më të larta të arsimit.

    “Arsimin e mesëm dual e realizojmë në bashkëpunim me agjencinë gjermane dhe zvicerane për zhvillim, si dhe me Suedinë dhe Austrinë, dhe për këto kuadro pothuajse në tërësi është siguruar punësimi te punëdhënësit ku është realizuar arsimi dhe trajnimi praktik. Nëse këtë model e zbatojmë edhe në arsimin e lartë, jam e sigurt se edhe aty do të japë rezultate. Në fakt, një pjesë e fakulteteve tashmë po lidhen me shpejtësi me kompanitë dhe po i dërgojnë nxënësit në trajnime praktike te këta punëdhënës potencialë”, shtoi ministrja.

  • Cubarsi po thyen çdo rekord, shifrat e tij me Spanjën lënë pas Sergio Ramosin

    Cubarsi po thyen çdo rekord, shifrat e tij me Spanjën lënë pas Sergio Ramosin

    Pau Cubarsi, vetëm 19 vjeç, është shndërruar në një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të Spanjës, ndërsa statistikat e tij me kombëtaren tashmë kanë kaluar ato të një legjende si Sergio Ramos në të njëjtën moshë.

    Në vetëm 19 vjeç, Cubarsi është vendosur si një titullar i rëndësishëm si te Spanja, ashtu edhe te Barcelona, duke regjistruar shifra që dëshmojnë pjekurinë e jashtëzakonshme të tij në një moshë kaq të re.

    Për të kuptuar më mirë ndikimin e mbrojtësit katalanas, mjafton të shikohet paraqitja e tij në Botërorin e kaluar.

    Në moshën 19 vjeç e nëntë muaj, Cubarsi tashmë e ka në CV një titull të Kupës së Botës, ndërsa në turne ai luajti të gjitha minutat, plot 750, si titullar.

    Një rol kaq i rëndësishëm në atë moshë ishte diçka e rrallë edhe në historinë e turneut, duke e tejkaluar ndjeshëm rolin që kishte Giuseppe Bergomi me Italinë në Botërorin e vitit 1982.

    Pas pushimit në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Republikës Çeke në Oviedo, Cubarsi u rikthye në formacionin titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku luajti së bashku me Aymeric Laporte ndaj Kroacisë.

    Me këtë paraqitje, mbrojtësi i Barcelonës, i konsideruar një nga favoritët kryesorë për çmimin Golden Boy 2026, arriti në 23 paraqitje me ekipin e parë të Spanjës.

    Krahasimi me Sergio Ramosin është veçanërisht domethënës. Në janar të vitit 2006, kur ishte saktësisht 19 vjeç e nëntë muaj, Ramos kishte vetëm shtatë paraqitje me kombëtaren spanjolle, pak para se të udhëtonte drejt Botërorit të Gjermanisë.

    Ramos më pas ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme dhe u shndërrua në një prej mbrojtësve më të mëdhenj në historinë e Spanjës, duke vendosur edhe rekordin prej 180 paraqitjesh me kombëtaren.

    Cubarsi është ende në fillimet e karrierës së tij, por ritmi me të cilin po grumbullon paraqitje dhe rëndësia që ka fituar te Spanja tregojnë se ai po ndjek një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

    Në moshën kur Ramos kishte vetëm shtatë ndeshje me kombëtaren, Cubarsi tashmë ka 23 dhe po dëshmon një pjekuri në fushë që nuk përputhet me moshën e tij. /Telegrafi/

  • Ia vodhi me dhunë varësen nga qafa, arrestohet i dyshuari në Tiranë – Policia publikon pamje

    Ia vodhi me dhunë varësen nga qafa, arrestohet i dyshuari në Tiranë – Policia publikon pamje

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë finalizuar tri operacione për zbardhjen e vjedhjeve, ku si rrjedhojë janë arrestuar tre shtetas që dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh (disa, me dhunë), në Rinas dhe në Tiranë.

    Policia njofton se po ashtu janë sekuestruar 10 mjete të dyshuara të vjedhura.

    Më poshtë lexoni tri rastet e vjedhjeve në Tiranë

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet. Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “October”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa, një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Nga veprimet hetimore dyshohet se i arrestuari ka kryer vjedhje me dhunë, në të njëjtën zonë, edhe më datë 02.10.2026.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Kilometrazhi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. A., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas, i cili u lokalizua në Durrës, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

    Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjeve.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/