Author: Momenti

  • Ish-kreu i shërbimit sekret gjerman arrestohet për spiunazh dhe tradhti

    Ish-kreu i shërbimit sekret gjerman arrestohet për spiunazh dhe tradhti

    Ish-kreu i shërbimit sekret gjerman arrestohet për spiunazh dhe tradhti

    Ish-kreu i shërbimit sekret gjerman, August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh, tradhti dhe marrje të informacioneve të klasifikuara për një fuqi të huaj, njofton Prokuroria Federale Gjermane.

    Hanning drejtoi Shërbimin Federal të Inteligjencës (BND) nga viti 1998 deri në vitin 2005 dhe që atëherë ka punuar si konsulent privat.

    Prokurorët pretendojnë se ai përdori informacione të klasifikuara të inteligjencës për të “hartuar një analizë” për një shërbim të huaj inteligjence dhe mbajti kontakte me një shërbim tjetër të huaj spiunazhi. Hetuesit nuk kanë bërë të ditur se cilat fuqi të huaja ishin të përfshira, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Policia arrestoi gjithashtu ish-punonjësin e BND-së, Manfred D, duke e akuzuar atë se i kishte kaluar Hanningut rreth 2,000 dokumente të klasifikuara në këmbim të parave.

    Manfred D, i cili ishte shefi i zyrës së Hanningut dhe qëndroi në BND deri këtë vit, akuzohet për ndihmë dhe bashkëpunim në tentativë për tradhti dhe në spiunazh tradhtie.

    Mediat lokale raportuan se Hanning u arrestua në shtëpinë e tij në Nordwalde, pranë Münsterit, ndërsa Manfred D u arrestua në Bavari. Hanning pritet të dalë para gjykatës të mërkurën, ndërsa Manfred D do të dalë të martën.

    Prokurorët thonë se Manfred D, i cili shërbeu gjithashtu si shef i stafit për pasardhësit e Hanningut midis viteve 2012 dhe 2026, e përdori rolin e tij për të fituar qasje në informacione tepër konfidenciale, të cilat më pas ia kaloi Hanningut “në këmbim të pagesës”.

    “Gjetjet aktuale sugjerojnë se, ndër vite, Manfred D i siguroi Hanningut afërsisht 2,000 dokumente, shumë prej të cilave përmbanin informacione të klasifikuara që duheshin përdorur ekskluzivisht nga Shërbimi Federal i Inteligjencës për qëllime të brendshme,” thuhet në deklaratë.

  • Skandal i ri në FIFA: Dyshime për parregullsi te DR Kongo

    Skandal i ri në FIFA: Dyshime për parregullsi te DR Kongo

    Skandal i ri në FIFA: Dyshime për parregullsi te DR Kongo

    FIFA po përballet me akuza të reja për mënyrën se si trajtoi një rast që lidhet me portierin e DR Kongos, Lionel Mpasi.

    Sipas New York Times dhe Le Monde, dokumente të brendshme të FIFA-s sugjerojnë se dokumentacioni për ndryshimin e shtetësisë sportive të Mpasit, i cili më parë kishte luajtur për grupmoshat e Francës, nuk ishte i plotë.

    FIFA raportohet se shqyrtoi mundësinë e ndëshkimit të Kongos, madje edhe përjashtimin nga play-off-i, por në fund nuk mori masa.

    Rasti ka ngritur pikëpyetje edhe për marrëdhëniet mes presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe drejtuesve të federatës kongoleze. DR Kongo më pas siguroi kualifikimin në Botërorin e këtij viti, ndërsa Mpasi luajti në të gjitha ndeshjet deri në eliminimin nga Anglia. /Klankosova.tv

  • Policia e ndaloi mbrëmë, nipi i Hashim Thaçit shfaqet në protestën e sotme

    Policia e ndaloi mbrëmë, nipi i Hashim Thaçit shfaqet në protestën e sotme

    Policia e ndaloi mbrëmë, nipi i Hashim Thaçit shfaqet në protestën e sotme

    Nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi është parë në protestën e sotme në Prishtinë, ani pse mbrëmë u arrestua nga forcat policore.

    Para mediave ai u pati shprehur i indinjuar dhe i zhgënjyer se si një veteran po arreston dikë që i doli ballë, siç tha ai, regjimit, transmeton Klankosova.tv.

    Ndër të tjera, të hënën u raportua se Leotrim Thaçi u rrah brutalisht nga policia, ndërsa deputetet e PDK-së, Blerta Deliu dhe Vlora Çitaku e kanë vizituar në QKUK.

  • Izraeli vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie për përvjetorin e 7 tetorit dhe paralajmëron banorët e Gazës

    Izraeli vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie për përvjetorin e 7 tetorit dhe paralajmëron banorët e Gazës

    Ministri i Mbrojtjes së Izraelit deklaroi të martën se e ka vendosur ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie para përvjetorit të sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023, duke paralajmëruar se banorët e Gazës do të paguanin një “çmim të rëndë” nëse forcat izraelite do të pësonin dëme.

    Zyra e Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se ky urdhër erdhi “në dritën e informacioneve të inteligjencës lidhur me synimet e Hamasit për të kryer sulme dhe operacione terroriste kundër forcave tona në Gaza në atë ditë”.

    “Nëse, larg qoftë, forcat tona pësojnë dëme, ata që do të paguajnë çmimin e rëndë do të jenë Hamasi dhe popullsia e Gazës – në përmasa të jashtëzakonshme”, citohet të ketë thënë deklarata, përcjell Telegrafi.

    Sulmi i Hamasit i 7 tetorit 2023 ishte dita më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit, duke shkaktuar vdekjen e 1.221 personave, sipas një llogaritjeje të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite.

    Gjithashtu, militantët morën peng dhe dërguan në Gaza 251 persona, 44 prej të cilëve tashmë kishin vdekur.

    Si përgjigje, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake që e ka shndërruar pjesën më të madhe të Gazës në gërmadha dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 74.200 personave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, shifrat e së cilës konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara.

    Që nga shpallja e armëpushimit tetorin e kaluar, forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 1.440 persona në Gaza, sipas ministrisë.

    Të hënën, gjatë një ceremonie shtetërore për të shënuar trevjetorin e sulmit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “nuk do të ketë sundim të Hamasit në Gaza” dhe u zotua se do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që ishte përfshirë në sulm ose që mbante pengje. /Telegrafi/

  • Nga lotët e debutimit te lotët e lavdisë – rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Messit me Argjentinën

    Nga lotët e debutimit te lotët e lavdisë – rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Messit me Argjentinën

    Rrugëtimi i Lionel Messit me Argjentinën nuk ishte kurrë një rrugë e shtruar me lavdi. Për vite me radhë, ai përjetoi lot, zhgënjime, finale të humbura dhe kritika të pafundme, përpara se gjithçka të shndërrohej në një histori të paharrueshme suksesi.

    Messi është Argjentina dhe Argjentina është Messi. Por për të arritur deri te kjo lidhje e veçantë, ylli argjentinas kaloi nëpër një rrugëtim të gjatë e të dhimbshëm – një histori që nisi me një karton të kuq dhe përfundoi me trofe që e pavdekësuan emrin e tij në historinë e vendit.

    Debutimi i tij me kombëtaren, në vitin 2005, ishte një makth. Messi u ndëshkua me karton të kuq vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë ndaj Hungarisë, pas një përplasjeje me Vilmos Vanczak dhe u largua nga fusha në lot.

    Messi u përjashtua me karton të kuq 40 sekonda pas debutimit me Argjentinën

    Një vit më vonë, në Botërorin e Gjermanisë, emri i tij nisi të shkëlqente. Messi kontribuoi në fitoren e thellë 6-0 ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, por ëndrra u ndërpre në çerekfinale ndaj Gjermanisë. Argjentina u eliminua pas penalltive, ndërsa Messi e ndoqi nga banka e rezervistëve të gjithë kohën shtesë.

    Në vitin 2007 erdhi zhgënjimi i parë në një finale. Argjentina u mposht 3-0 nga Brazili në finalen e Copa Americas, ndërsa Messi tashmë kishte filluar të shndërrohej në një prej figurave kryesore të përfaqësueses.

    Katër vite më vonë, zhgënjimi vazhdoi. Në vitin 2010, me Diego Maradonën në krye, Argjentina u përball me një tjetër eliminim të dhimbshëm. Gjermania e mposhti 4-0 në çerekfinale, ndërsa kritikat ndaj Messit u shtuan. Ai nuk arriti të shënonte në turne dhe presioni mbi të u bë edhe më i madh, veçanërisht për shkak të krahasimeve me Maradonën.

    Messi vs Gjermania

    As viti 2011 nuk solli ndryshimin e shumëpritur. Argjentina u eliminua nga Copa America, të organizuar në shtëpi, pas humbjes me penallti ndaj Uruguait. Kritikat ndaj Messit u shtuan dhe raporti mes yllit dhe tifozëve argjentinas arriti një prej pikave më të tensionuara.

    Në vitin 2014, Messi ishte më afër se kurrë ëndrrës. Ai e udhëhoqi Argjentinën deri në finalen e Kupës së Botës në Brazil, por Gjermania triumfoi në kohën shtesë. Një tjetër goditje e rëndë për Messin, i cili nuk arriti ta përsëriste atë që kishte bërë Maradona dhe ta kthente trofeun e Botërorit në Argjentinë.

    Vetëm një vit më vonë erdhi një tjetër finale e humbur. Kili fitoi ndaj Argjentinës pas penalltive në finalen e Copa America 2015, ndërsa zërat që kërkonin largimin e Messit nga kombëtarja u rikthyen fuqishëm.

    Por viti 2016 ishte momenti kur gjithçka dukej se kishte shkuar shumë larg. Argjentina humbi sërish ndaj Kilit në finale, këtë herë në Copa America Centenario, përsëri pas penalltive. Messi humbi penalltinë e tij dhe, i zhgënjyer, njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar me fjalët: “Ka marrë fund”.

    Megjithatë, ai u rikthye.

    Në Botërorin e vitit 2018, ëndrra u shty përsëri. Argjentina u eliminua nga Franca në fazën e 1/8 së finales, në një ndeshje ku Kylian Mbappe shkëlqeu, ndërsa trofeu i madh me kombëtaren vazhdonte t’i mungonte Messit.

    Në vitin 2019 erdhi një tjetër zhgënjim. Argjentina u eliminua nga Brazili në gjysmëfinalen e Copa Americas, pavarësisht paraqitjes së mirë të Messit, i cili shënoi një gol dhe asistoi gjatë turneut.

    Pastaj erdhi viti 2021.

    Ishte viti i kthesës së madhe. Lionel Scaloni ndërtoi një skuadër që i dha Messit mbështetjen e nevojshme dhe në “Maracana” erdhi momenti që argjentinasit e kishin pritur për vite me radhë. Messi udhëhoqi Argjentinën drejt fitores ndaj Brazilit dhe trofeut të Copa Americas, titulli i tij i parë madhor me kombëtaren.

    Vetëm disa muaj më vonë, Argjentina mposhti Italinë në “Wembley” dhe fitoi edhe trofeun e Finalissimas.

    Në vitin 2022, legjenda u kompletua.

    Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar, në një prej finaleve më dramatike në historinë e turneut. Pas një karriere të tërë me pritje, kritika dhe zhgënjime, ai më në fund realizoi ëndrrën që e kishte ndjekur gjatë gjithë jetës.

    Dy vite më vonë, Messi dhe Argjentina ngritën sërish trofeun e Copa Americas, pasi mposhtën Kolumbinë në finale. Një tjetër kapitull i artë për një brez që tashmë ishte lidhur përgjithmonë me emrin e kapitenit të tij.

    Dhe më pas erdhi viti 2026 – kapitulli i fundit.

    Në moshën 39-vjeçare, Messi e zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me Argjentinën në një finale dramatike ndaj Spanjës. Ai e udhëhoqi ekipin deri në kohën shtesë, përpara se ta mbyllte përfundimisht aventurën me fanellën e kombëtares.

    Nga lotët e kartonit të kuq në debutim, te lotët e triumfit. Nga një lojtar që dikur përballej me thirrjet për t’u larguar nga kombëtarja, te kapiteni që e mbajti Argjentinën mbi supe.

    Historia e Messit me Argjentinën ishte e dhimbshme, e gjatë dhe plot sprova, por në fund u shndërrua në një prej historive më të mëdha dhe më frymëzuese që ka njohur futbolli./Telegrafi/

  • “Prishtina Parking” mohon ndalimin e hyrjes në parkingun në rrugën “Dritan Hoxha”

    “Prishtina Parking” mohon ndalimin e hyrjes në parkingun në rrugën “Dritan Hoxha”

    N.P.L. “Prishtina Parking” ka reaguar ndaj informacioneve që po qarkullojnë lidhur me pretendimet për ndalimin e hyrjes së automjeteve në parkingun në rrugën “Dritan Hoxha”.

    Nga kjo ndërmarrje kanë thënë se këto informacione nuk janë të vërteta dhe se kanë qenë në përkrahje të protestës për mbrojtjen e UÇK-së që nga fillimi.

    Sipas “Prishtina Parking”, në shenjë mbështetjeje dhe për të lehtësuar pjesëmarrjen dhe lëvizjen e qytetarëve, parkingu është ofruar pa pagesë në orare të caktuara.

    “Duam të theksojmë se në asnjë rast nuk është ndaluar hyrja e automjeteve, përveç rasteve kur parkingu ka qenë i mbushur dhe nuk ka pasur vende të lira”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

  • Vajza e veteranit: Mbrëmë, policia u tregua jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit (VIDEO)

    Vajza e veteranit: Mbrëmë, policia u tregua jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit (VIDEO)

    Vajza e veteranit: Mbrëmë, policia u tregua jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit (VIDEO)

    Leona Jahiri, vajza e veteranit Luan Jahiri, ka folur për protestën e mbrëmshme në Prishtinë.

    Përgjatë ditës së hënë, Jahiri tha se qasja e policisë ka qenë shumë e mirë, ndërsa shtoi se protestuesit asnjëherë s’e kanë pasur qëllim që ta sulmojnë uniformën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

    “Por çka ka bërë policia pas përfundimit të seancës, ka qenë e tmerrshme. Hedhja e gazit lotsjellës në mënyrë të pakontrolluar ndaj qytetarëve, pas pasur asnjë fije tendence nga qytetarët për dëmtim të policisë është për me të ardh marre”, u shpreh ajo për gazetarin e Klan Kosovës, Kastriot Tahiri.

    Ajo shtoi se policia mbrëmë është treguar jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit.

    Pos tjerash, Jahiri thotë se policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi automjetet e ambulancës.

  • Shala: Frikë nga infiltrimi serb në protestë – policia dyshoi për persona me maska pranë turmës

    Shala: Frikë nga infiltrimi serb në protestë – policia dyshoi për persona me maska pranë turmës

    Shala: Frikë nga infiltrimi serb në protestë – policia dyshoi për persona me maska pranë turmës

    Eksperti i sigurisë Drizan Shala, e ka komentuar protestën e mbrëmshme të mbajtur në Prishtinë ku u kërkua miratimi në lexim të dytë të ligjit për Specialen.

    Shala në emisonin Kosova Today, vuri në pah detaje se sa ka qenë e mundshme që dikush nga Serbia të mund të interferonte në mesin e turmës.

    “Prandaj Policia e Kosovës, komandanti i stacionit Qendër pas përmbylljes së hapësirës veprimeve policor, apo përdorimin e njësive të specializuara për të neutralizuar turmën e cila ishte në drejtim të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ka komunikuar: “Nuk toleroj njerëz me maska afër apo brenda turmës sepse ka dyshime, ka frikë potencialisht që të ketë interferime të Serbisë dhe strukturave tjera, që e shfrytëzojnë këtë momentum për të djegur objektet e veçorisë së veçantë siç janë ato të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit”, deklaroi Shala në Klan Kosova.

  • Labi reagon për dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës: Nuk më ftuan...

    Labi reagon për dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës: Nuk më ftuan…

    Labi reagon për dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës: Nuk më ftuan...

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, i njohur si Labi, ka reaguar pas martesës së Kushtrimit dhe Aurorës, duke treguar se ai dhe Ludo nuk kanë qenë të ftuar në dasmë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi ka bërë të ditur se ndodhej në Gjenevë, ku kishte marrë pjesë në një tjetër dasmë si këngëtar, transmeton Klankosova.tv.

    “Media, ju lutem, s’keni nevojë të më thërrisni e të më pyesni për dasmën”, ka shkruar ai, duke sqaruar më pas se as ai dhe as Ludo nuk ishin të ftuar nga Kushtrimi.

    Megjithatë, pavarësisht kësaj, Labi ka zgjedhur t’ua urojë martesën, duke iu dëshiruar jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe shumë nipa e mbesa.

    “Pavarësisht të gjithave, unë nga zemra ua uroj martesën. Inshallah Zoti ua dhëntë jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe shumë nipa e mbesa”, ka shkruar ai.

    Labi gjithashtu ka thënë se i uron Kushtrimit të gjejë qetësinë dhe lumturinë e tij, ndërsa ka lënë të kuptohet se ka edhe disa dyshime dhe mendime personale rreth kësaj martese.

    “Edhe pse kam disa dyshime të miat dhe disa mendime personale, nuk dua t’ua prish këtë ditë. Koha do ta tregojë gjithçka”, ka deklaruar ai.

  • Dardan Cena shkëlqen në Botërorin e Xhudos në Baku, “rrëmben” dy fitore

    Dardan Cena shkëlqen në Botërorin e Xhudos në Baku, “rrëmben” dy fitore

    Dardan Cena shkëlqen në Botërorin e Xhudos në Baku, “rrëmben” dy fitore

    Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Xhudos në Baku, duke regjistruar dy fitore të rëndësishme dhe duke u renditur mes 16 xhudistëve më të mirë në botë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

    Në përballjen e parë, Cena triumfoi ndaj Joshua Green nga Irlanda, ndërsa në luftën e dytë arriti një fitore të madhe ndaj kampionit olimpik nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili, transmeton Klankosova.tv.

    Në xhiron e tretë, fati nuk ishte në anën e xhudistit kosovar, i cili megjithatë zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë dhe la përshtypje pozitive në garën e zhvilluar në Baku.

    Falë këtij rezultati, Dardan Cena siguroi 320 pikë olimpike, duke bërë një hap të rëndësishëm në garën për kualifikimin në Lojërat Olimpike.

    Paraqitja në Baku është një tjetër dëshmi e progresit të xhudistit kosovar, i cili po vazhdon të konsolidohet në mesin e emrave më të mirë të kategorisë -73 kg.