Avokati: Çështja e minutave për zgjedhjen e presidentes, nuk përbën rast për Kushtetuesen (VIDEO)

Avokati: Çështja e minutave për zgjedhjen e presidentes, nuk përbën rast për Kushtetuesen (VIDEO)

Written by

in

Avokati: Çështja e minutave për zgjedhjen e presidentes, nuk përbën rast për Kushtetuesen (VIDEO)

Avokati Ardian Bajraktari, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për veprimin e Arianit Kocit, i cili këtë të mërkurë dërgoi në Gjykatë Kushtetuese procesin e zgjedhjes së presidentes së re të vendit.

Ai tha se në Kushtetuese u dërgua njoftim dhe jo lëndë e re, transmeton Klankosova.tv.

“Dua të them që është vetëm një njoftim, domethënë që mund të bëhet nga çdokush, nuk është lëndë e re në Gjykatën Kushtetuese, është njoftim në Gjykatën Kushtetuese, sipas të cilit pretendohet se nuk është arritur me u përmbushë obligimi kushtetues për me zgjedh presidentin brenda afatit të vendosur nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Vlerësoj se këto finesa të vogla, kanë qenë aspekte procedurale të cilat nuk e besoj që e bëjnë deri në atë masë defektoz procesin”, u shpreh avokati.

Sipas tij, çështja e zgjedhjes së presidentes së re, nuk përbën çështje për Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk e vlerësoj që përbën rast për Gjykatën Kushtetuese çështja e minutave, sepse janë absolutisht çështje procedurale të parëndësishme që vlerësoj që mund ta … procesin deri në atë shkallë sa mund të vlerësohet jokushtetues”, tha ai.