Avokati i Angelina Jolie akuzon Brad Pittin se po përpiqet ta kontrollojë aktoren

Avokati i Angelina Jolie akuzon Brad Pittin se po përpiqet ta kontrollojë aktoren

Written by

in

Avokati i Angelina Jolie akuzon Brad Pittin se po përpiqet ta kontrollojë aktoren

Avokati i Angelina Jolie ka akuzuar Brad Pitt se po përpiqet të kontrollojë aktoren dhe mënyrën se si paraqitet përballja e tyre ligjore, pas një vendimi të fundit të gjykatës.

Një gjyqtar ka rrëzuar kërkesën e Pitt për ta detyruar Jolie të dorëzonte të dhëna financiare për periudhën 2017–2019. Megjithatë, kërkesa mund të rikthehet nëse gjatë dëshmisë së saj dalin të dhëna për të ardhurat ose gjendjen financiare të aktores gjatë këtyre viteve, shkruan Daily Mail.

Çështja lidhet me pretendimin e Jolie se pas ndarjes së tyre në vitin 2016 ajo e kishte pezulluar kryesisht karrierën dhe kishte humbur vite të ardhurash, transmeton Klankosova.tv.

Avokatët e Pitt pretendojnë se Jolie kishte rënë dakord të dorëzonte dokumente financiare për vitet 2017–2021, por më pas kishte paraqitur dokumente vetëm për vitet 2020 dhe 2021.

Në një deklaratë për Daily Mail, avokati i Jolie i kritikoi kërkesat e Pitt, duke pretenduar se ato janë pjesë e përpjekjeve për ta kontrolluar aktoren dhe narrativën rreth çështjes ligjore.