Avokati Jashari pas dënimit me 8 vjet burg të të akuzuarit për trafikim: Drejtësia foli për viktimën

Avokati Jashari pas dënimit me 8 vjet burg të të akuzuarit për trafikim: Drejtësia foli për viktimën

Written by

in

Avokati Jashari pas dënimit me 8 vjet burg të të akuzuarit për trafikim: Drejtësia foli për viktimën

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit me inicialet B.S., i cili është shpallur fajtor për veprat penale të trafikimit me njerëz dhe lëndimit të lehtë trupor.

Avokati Hamdi Jashari përmes një postimi në Facebook tha se drejtësia ka folur për viktimën.

Ai shpjegoi se A.S është një vajzë me probleme të shëndetit mendor e cila për më shumë se një vit ishte viktimë e trafikimit dhe keqtrajtimit.

“Ndonjëherë, pas një lënde juridike nuk qëndron vetëm një shkelje e ligjit. Qëndron një njeri, dhimbja e të cilit mund të mos dëgjohet, vuajtja e të cilit mund të mos shihet dhe dinjiteti i të cilit rrezikon të shkelet pikërisht sepse nuk ka forcë të mjaftueshme për ta mbrojtur vetveten”, ka shkruar ai.

Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari është dënuar me dënim unik prej tetë vjetësh burgim.

“Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 200 euro si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontekst të rregullt juridiko-civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës”.