Avokati: Ligji për Specialen mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e presidentes (VIDEO)

Avokati: Ligji për Specialen mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e presidentes (VIDEO)

Written by

in

Avokati: Ligji për Specialen mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e presidentes (VIDEO)

Ligji për Gjykatën Speciale ka hyrë në një fazë vendimtare institucionale.

Pas miratimit në Kuvendin e Kosovës më 6 tetor, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka nënshkruar dje atë, dhe ia ka përcjell për dekretim presidentes Justina Shiroka-Pula, transmeton Klankosova.tv.

Avokati Asdren Bytyqi, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se afati kushtetues për dekretimin e ligjit është i qartë, teksa tha se presidentja ka kohë tetë ditë.

Por, sipas tij, ligji mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e të pares së shtetit.

“Pas kalimit të këtij afati 8-ditor, nga momenti i dekretimit në mënyrë automatike apo nga dekretimi nga ana e presidentes, brenda 15 ditëve ai hyn në fuqi, pas shpalljes në gazetar zyrtare”, u shpreh avokati.

Megjithatë, sipas Bytyqit kjo nuk do të thotë që Ligji nuk mund të kontestohet në të ardhmen.

“Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ose i Dhomës së Specializuar ka afat që brenda 2 muajve nga momenti i hyrjes në fuqi të një ligji që ndërlidhet, ka të bëjë me kompetencat, juridiksionet apo me të gjitha çështjet qe ndërlidhen me Dhomën e Specializuar ka të drejtë që ta referojë çështjen mbi kontrollin e kushtetueshmërisë së dispozitave apo ligjit në tërësi pranë Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Bytyqi.