Babai dhe djali në burg pasi kontrabanduan mbi 50 kilogramë kanabis

Babai dhe djali në burg pasi kontrabanduan mbi 50 kilogramë kanabis

Written by

in

Babai dhe djali në burg pasi kontrabanduan mbi 50 kilogramë kanabis

Një baba dhe djali i tij janë dënuar me burgim në Britani të Madhe, pasi u kapën duke kontrabanduar mbi 50 kilogramë kanabis nga Tajlanda.

Alec Peter Chadwick, 39 vjeç, dhe djali i tij Riley Peter Emerson-Chadwick, 20 vjeç, u arrestuan më 15 korrik nga zyrtarët e kufirit në aeroportin Heathrow, pasi kishin mbërritur me një fluturim nga Bangkoku.

Gjatë kontrollit të bagazheve, autoritetet zbuluan 33.5 kilogramë kanabis në valixhen e djalit dhe 16.75 kilogramë në atë të babait.

Sasia e përgjithshme prej 50.25 kilogramësh kishte një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 500 mijë paundësh.

Të dy pranuan fajësinë për kontrabandën e drogës në Gjykatën e Magjistraturës në Wimbledon, ditën e arrestimit, raporton ‘Not Guilty TV’, transmeton Klankosova.tv

Më 24 nëntor, Gjykata i dënoi me burgim. Babai u dënua me dy vjet e tetë muaj burg, ndërsa djali me dy vjet.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), numri i personave të kapur duke transportuar kanabis me aeroplan drejt Britanisë është rritur ndjeshëm. /Klankosova.tv