Babai i Diana Kastratit pas ndërprerjës së seancës: Drejtësi e vonuar, por presim që rasti ta marrë epilogun e merituar

Babai i Diana Kastratit pas ndërprerjës së seancës: Drejtësi e vonuar, por presim që rasti ta marrë epilogun e merituar

Written by

in

Pas ndërprerjes së seancës ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit, janë deklaruar babai i viktimës, Gëzim Kastrati, dhe avokatja e familjes, Miranda Haxhiu.

Avokatja dhe babai i së ndjerës, Gëzim Kastrati kanë deklaruar se drejtësia është vonuar, por presin që rasti të marrë epilog.

Kastrati foli edhe për atë që e cilësoi si neglizhencë të institucioneve shtetërore para vrasjes së vajzës së tij, duke thënë se nuk kishte arritur të dëgjohej nga askush për të shprehur shqetësimet dhe për të gjetur një zgjidhje për situatën.

“Askush nuk më ka pranuar që të flas, që të shprehem për situatën që ta zgjidhim këtë çështje”, deklaroi Kastrati.

 

Burimi: Dukagjini