Babai i Haalandit e sheh të ardhmen e djalit te Real Madridi

Babai i Haalandit e sheh të ardhmen e djalit te Real Madridi

Written by

in

Babai i Haalandit e sheh të ardhmen e djalit te Real Madridi

Babai i Erling Haalandit, Alfie Haaland, dëshiron që sulmuesi norvegjez të transferohet te Real Madridi, ndërsa tashmë kanë nisur të përmenden edhe mundësitë për realizimin e këtij transferimi.

Klauzola e largimit të Haalandit besohet të jetë nga 100 deri në 150 milionë euro, ndonëse kontrata e tij me Manchester Cityn është e vlefshme deri në vitin 2034.

Megjithatë, kalimi te gjiganti madrilen nuk pritet të jetë i lehtë, duke marrë parasysh konkurrencën në repartin ofensiv, ku aktualisht bëjnë pjesë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Diomande.

Pavarësisht dëshirës së babait të tij, mbetet të shihet nëse Real Madridi do të ndërmarrë ndonjë hap konkret për transferimin e njërit prej sulmuesve më të mirë në botë.

Burimi: Insajderi