Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dalë në mbrojtje të lirisë së shprehjes, pas zhvillimeve të fundit mes ish-deputetit Gani Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj.
Përmes një postimi, Bajrami ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fjalës së lirë, duke shkruar: “Fjala e lirë nuk negociohet!”
Reagimi i saj vjen pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Mehmetaj.
Sipas Prokurorisë, dyshimet lidhen me kanosjen e gazetarit për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
Ndërkaq, Mehmetaj ka deklaruar në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar që ta fshinte ose ta ndryshonte një postim të tij.
Postimi në fjalë përmbante kritika ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Bajrami: Fjala e lirë nuk negociohet appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali