
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar organizimin e një proteste urgjente pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Në një reagim në Facebook, Bajrami ka shkruar se Arlinda nuk është rasti i vetëm dhe se protesta duhet të organizohet në shenjë solidariteti me të gjitha gratë e vrara, si dhe me ato që përballen me dhunë dhe nuk kanë mbështetjen e nevojshme.
“Nuk është veç Arlinda, ka plotë Arlinda. Urgjent të dalim në PROTESTË, për Arlindën, për të gjitha gratë e vrara e për të gjitha ato që sot janë viktima të dhunës e nuk i përkrahë askush”, ka shkruar Bajrami./Klankosova.tv