Shfaqja, me koreografi të Sead Vuniqit, realizohet në bashkëpunim me organizatën Action for Health Kosovo dhe shoqatën Sport und Kulturverein – KA, me bazë në Vjenë.
Sipas njoftimit të Baletit Kombëtar të Kosovës, përmes kësaj shfaqjeje synohet të mbështetet ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, të luftohet stigmatizimi dhe të promovohet solidariteti me personat që përballen me këtë sëmundje.
Shfaqja “HOPE” do të prezantohet më 16 tetor 2026, në hapësirën kulturore Brunnenpassage, në Vjenë të Austrisë.
Burimi: RTKLive
