Skuadra nga Suhareka nuk ka arritur ta përmbysë disavantazhin e madh nga ndeshja e parë, të cilën e kishte humbur me rezultat 6:0.
HJK Helsinki ka kaluar në epërsi në minutën e gjashtëmbëdhjetë, kur Zaberxha ka shënuar nga penalltia. Ballkani është kundërpërgjigjur pesë minuta më vonë, kur Osmanollaj e ka barazuar rezultatin në 1:1.
Megjithatë, skuadra finlandeze e ka rikthyer epërsinë në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Barrett ka shënuar për 2:1.
Ky rezultat ka mbetur i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.
Pas fitores 6:0 në takimin e parë dhe triumfit 2:1 në ndeshjen e kthimit, HJK Helsinki ka avancuar tutje me rezultat të përgjithshëm 8:1.
Burimi: RTKLive
