Banorët e Gllanasellës ankohen për mungesë të ujit, kanalizimit dhe rrugëve

Banorët e Gllanasellës ankohen për mungesë të ujit, kanalizimit dhe rrugëve

Written by

in

Banorët e Gllanasellës ankohen për mungesë të ujit, kanalizimit dhe rrugëve

Banorët e fshatit Gllanasellë në Drenas, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e infrastrukturës bazike.

Njëri nga banorët ka përmendur mungesën e ujit, kanalizimit dhe gjendjen e rrugëve, duke thënë se ndihen tërësisht të anashkaluar.

Ai ka theksuar se, pavarësisht ankesave të vazhdueshme drejtuar institucioneve, deri më tani nuk kanë marrë përgjigje dhe as nuk është intervenuar.