
Barcelona ka marrë dy lajme të këqija para një jave vendimtare të sezonit, pasi ka konfirmuar lëndimet e Eric Garcias dhe Jules Koundes.
Eric Garcia ka pësuar lëndim muskulor në kofshën e djathtë dhe pritet të mungojë për tre deri në katër javë.
Si pasojë, mbrojtësi spanjoll pritet të humbasë përballjet e rëndësishme ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, Real Madridit në El Clasico më 25 tetor, Alavesit në La Liga dhe Aston Villas në garat evropiane, shkruan KosovaPress, transmeton klankosova.tv.
Ndërkohë, Kounde ka pësuar ndrydhje të kyçit të këmbës së majtë dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj PSG-së, e cila zhvillohet të martën, më 20 tetor.
Pjesëmarrja e tij në El Clasico të së dielës mbetet në dyshim dhe do të varet nga ecuria e rikuperimit gjatë ditëve në vijim.
Lëndimet paraqesin shqetësim për trajnerin Hansi Flick, i cili rrezikon të mbetet pa dy mbrojtës të rëndësishëm në dy përballje të mëdha, fillimisht ndaj kampionëve francezë dhe më pas kundër rivalit të përbetuar, Real Madridit.