Barcelona përgatit goditjen e madhe, synon yllin e Betisit

Barcelona përgatit goditjen e madhe, synon yllin e Betisit

Written by

in

Trajneri Hansi Flick është i interesuar të përforcojë mbrojtjen në afatin kalimtar të janarit, pasi problemet e shumta me lëndime në këtë repart kanë shtuar nevojën për një futbollist të ri.

Sipas ekspertit të transferimeve, Matteo Moretto, Barcelona është duke përcjellë nga afër paraqitjet e 25-vjeçarit, i cili ka tërhequr vëmendjen edhe të disa klubeve të Premierligës.

Natan ishte një prej futbollistëve që spikati në sezonin e tij debutues në futbollin spanjoll. Për këtë arsye, Betisi vendosi të aktivizojë opsionin e blerjes përfundimtare nga Napoli, duke paguar nëntë milionë euro.

Megjithatë, transferimi i tij në Barcelonë gjatë janarit nuk pritet të jetë i lehtë. Betisi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e brazilianit pa një ofertë të jashtëzakonshme.

Natan ka kontratë me klubin nga Sevilla deri në vitin 2030, ndërsa paraqitjet e mira kanë bërë që vlera e tij në tregun e transferimeve të arrijë rreth 30 milionë euro.

Për këtë arsye, Barcelona mund të detyrohet të presë deri në afatin kalimtar të verës për të tentuar transferimin e mbrojtësit brazilian.

Burimi: RTKLive