Barcelona synon një prej liderëve kryesorë të PSG-së, përgatit lëvizjen bombastike për janar

Barcelona synon një prej liderëve kryesorë të PSG-së, përgatit lëvizjen bombastike për janar

Written by

in

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të pëlqyer nga klubi katalunas raportohet se është edhe Willian Pacho i Paris Saint-Germainit.

Sipas gazetarit Ekrem Konur, drejtuesit e Barcelonës po përgatitin një lëvizje të mundshme për të tentuar transferimin e qendërmbrojtësit ekuadorian gjatë dimrit.

Megjithatë, operacioni pritet të jetë mjaft i vështirë, duke pasur parasysh rëndësinë e futbollistit në skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique.

Barcelona ka nevojë për më shumë siguri në mbrojtje, pasi lëndimet dhe mungesat e futbollistëve si Jules Koundé dhe Eric García ia kanë vështirësuar punën trajnerit Hansi Flick.

Përballjet e fundit ndaj kundërshtarëve të nivelit të lartë kanë nxjerrë sërish në pah dobësitë e repartit defensiv katalunas.

Në këtë kontekst, Pacho shihet si një profil që mund t’i ofrojë Barcelonës stabilitet dhe cilësi në qendër të mbrojtjes.

Ekuadoriani iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2024, pasi u transferua nga Eintracht Frankfurti, dhe që atëherë është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën franceze.

Një tjetër pengesë për Barcelonën është kontrata e tij. PSG-ja njoftoi në shtator të vitit 2026 vazhdimin e marrëveshjes me Pacho deri në qershor të vitit 2031, çka e vendos klubin francez në një pozitë të favorshme në rast të negociatave./Telegrafi/