Barcelona vendos kushtet për transferimin e Pedro Porros nga Tottenhami

Barcelona vendos kushtet për transferimin e Pedro Porros nga Tottenhami

Written by

in

Sipas “SPORT”, gjiganti katalunas e vlerëson lart profilin e 27-vjeçarit, i cili ka marrë miratimin si nga trajneri Hansi Flick, ashtu edhe nga drejtuesit e departamentit sportiv.

Megjithatë, Barcelona nuk dëshiron të nxitojë me këtë transferim. Klubi spanjoll pret që Porro të sigurojë kushte më të favorshme për largimin nga Tottenhami, në mënyrë që marrëveshja të bëhet e realizueshme.

Mbrojtësi spanjoll shihet si një përforcim i rëndësishëm për krahun e djathtë të mbrojtjes, por mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje që i kënaq të gjitha palët.

Burimi: RTKLive