Barcola: Në Premier League nuk ke kohë të pushosh, intensiteti i ndeshjeve është shumë i lartë

Barcola: Në Premier League nuk ke kohë të pushosh, intensiteti i ndeshjeve është shumë i lartë

Written by

in

Barcola: Në Premier League nuk ke kohë të pushosh, intensiteti i ndeshjeve është shumë i lartë

Bradley Barcola ka folur për dallimet mes Ligue 1 dhe Premier League, duke theksuar se kampionati anglez karakterizohet nga ritmi jashtëzakonisht i lartë i lojës.

“Në Ligue 1, lojtarët janë fizikisht të fortë dhe ka mbrojtës që të vënë në vështirësi

Por në Premier League, gjithçka ka të bëjë me ritmin. Në ndeshjet e para më kapën ngërçet muskulore”, u shpreh sulmuesi francez.

“Nuk ke kohë të pushosh”, shtoi Barcola, duke vënë në pah intensitetin e futbollit anglez dhe kërkesat e mëdha fizike që ai imponon ndaj lojtarëve./Klankosova.tv