Baseli nis bisedimet për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Baseli nis bisedimet për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Written by

in

Baseli nis bisedimet për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri mund të përballet me një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi Baseli ka nisur diskutimet për të ardhmen e kapitenit dhe rolin që ai do të ketë në projektin e ardhshëm të klubit.

Drejtori i futbollit i skuadrës zvicerane, Valentin Stocker, ka konfirmuar se palët kanë zhvilluar bisedime për këtë çështje, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. Kontrata e Shaqirit skadon në verën e vitit 2027, ndërsa mbetet e hapur mundësia e vazhdimit të bashkëpunimit.

“Kemi pasur disa bisedime konstruktive për të ardhmen e tij mes palëve të përfshira. Bisedimet janë duke vazhduar”, ka deklaruar Stocker për “Basler Zeitung”.

Pavarësisht pasigurive rreth së ardhmes së tij, Shaqiri vazhdon ta ketë besimin e trajnerit Slavisha Jokanoviq, i cili mbështetet te përvoja dhe aftësitë e futbollistit shqiptar.

“Për mua është e qartë. Ai ende mund të vendos ndeshje”.

Shaqiri ka dëshmuar edhe gjatë këtij edicioni se mund të jetë vendimtar për Baselin. Në dhjetë paraqitje në Superligën e Zvicrës, ai ka shënuar tri gola dhe ka dhënë një asistim, ndërsa në gjashtë ndeshje ka qenë pjesë e formacionit titullar.

Paraqitja e tij ndaj Luzernit ishte ndër më të spikaturat, pasi në fitoren 4:2 në udhëtim realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.

Rikthimi i tij në formacionin bazë ka ardhur pas ndryshimit në stolin e Baselit. Gjatë periudhës së ish-trajnerit Stephan Lichtsteiner, kapiteni aktivizohej më shpesh si zëvendësues, ndërsa me Jokanoviqin ka fituar sërish rol më të rëndësishëm në skuadër.

Megjithatë, vendimi për të ardhmen e tij nuk lidhet vetëm me kontributin në fushë. Baseli duhet të përcaktojë filozofinë e lojës dhe mënyrën se si do ta ndërtojë ekipin për sezonet e ardhshme, duke marrë parasysh edhe rolin që Shaqiri dëshiron të ketë.

Stocker e ka cilësuar si proces të vështirë menaxhimin e karrierës së një futbollisti me shumë suksese, i cili po i afrohet fazës përfundimtare të saj.

Shaqiri, nga ana tjetër, kishte theksuar gjatë verës rëndësinë e të pasurit lojtarë cilësorë përreth. Tashmë, pyetja kryesore është nëse Baseli do ta ndërtojë skuadrën rreth kapitenit të tij dhe nëse ai do ta mbajë këtë rol edhe në sezonin 2027/28.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Baseli nis bisedimet për të ardhmen e Xherdan Shaqirit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali