
Shkalla e parë e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka shpallur fajtor Bashkim Smakajn për ndërhyrje në drejtësi dhe mosbindje ndaj gjykatës, duke e dënuar me 12 muaj burgim.
Megjithatë, meqenëse Smakaj ka kaluar në paraburgim një periudhë më të gjatë se dënimi i shqiptuar, gjykata ka bërë të ditur se dënimi konsiderohet i vuajtur pas shpalljes së aktgjykimit.
Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit rast të pengimit të drejtësisë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Shkalla e Parë e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Burimi: Insajderi