Bastisje në në veri të Kosovës, dyshohet për kontrabandë me mallra dhe vepra të tjera penale

Bastisje në në veri të Kosovës, dyshohet për kontrabandë me mallra dhe vepra të tjera penale

Written by

in

Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në disa lokacione në veri të vendit, kryesisht në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar për Telegrafin se aksioni policor po zhvillohet në bashkëpunim me prokurorinë dhe është i lidhur me kontrabandën me mallra dhe vepra të tjera penale.

Bastisjet janë duke u kryer në disa lokacione, ndërsa deri më tani nuk ka informacione të tjera zyrtare lidhur me detajet e aksionit dhe rezultatet e tij.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme. /Telegrafi/