Bayern ofron 60 milionë funte për talentin 17-vjeçar të Liverpoolit, anglezët refuzojnë shitjen

Bayern ofron 60 milionë funte për talentin 17-vjeçar të Liverpoolit, anglezët refuzojnë shitjen

Written by

in

Bayern ofron 60 milionë funte për talentin 17-vjeçar të Liverpoolit, anglezët refuzojnë shitjen

Bayern Munich ka shprehur interesim serioz për transferimin e talentit të Liverpoolit, Rio Ngumoha, duke qenë i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë funte për shërbimet e tij.

Sipas gazetarit të “The Telegraph”, Sam Dean, gjiganti gjerman e sheh 17-vjeçarin si një prej talenteve më premtues të futbollit evropian dhe ka shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij.

Megjithatë, Liverpooli nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e futbollistit të ri dhe ka refuzuar të nisë negociatat për shitjen e tij.

Ngumoha ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet dhe potencialin e tij, ndërsa interesimi nga një klub si Bayern Munich dëshmon vlerësimin që ka fituar në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e Liverpoolit për nënshkrimin e një kontrate të re, e cila do të reflektonte rëndësinë dhe rolin e tij në rritje te klubi anglez.

Liverpooli synon ta sigurojë të ardhmen e Ngumohas, pavarësisht ofertës së majme nga kampioni gjerman.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali