
Bayern Munich ka dhuruar një tjetër spektakël në Bundesligë, duke e deklasuar RB Leipzigun me rezultat 6-1 në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena, në kuadër të xhiros së gjashtë.
Luis Diaz ishte protagonisti kryesor i mbrëmjes, duke realizuar het-trik. Sulmuesi kolumbian shënoi në minutat 12, 47 dhe 69, duke udhëhequr skuadrën bavareze drejt një fitoreje bindëse, transmeton Klankosova.tv.
Për Bayernin realizuan edhe Aleksandar Pavlovic në minutën e 26-të, Michael Olise në minutën e 34-t dhe Harry Kane në minutën e 53-të. Golin e vetëm për Leipzigun e shënoi Andrija Maksimovic në minutën 90+1.
Kjo fitore vjen pas dy barazimeve radhazi për Bayernin, i cili reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke treguar fuqinë e tij në sulm.
Bayerni përfiton edhe nga barazimi pa gola i Borussia Dortmundit ndaj Union Berlinit dhe ngjitet në krye të tabelës së Bundesligës, të paktën përkohësisht.